Mbetet në burg biznesmeni sirian, i cili dyshohet për vënien e qëllimshme të zjarrit në fabrikën e tij të tapeteve dhe sixhadeve “Bibtex”, në autostradën Tiranë-Durrës, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë.
Gjykata e Apelit Tiranë rrëzoi ditën e djeshme kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në atë lehtësuese për Raghed Hajazi, i arrestuar dy javë më parë me urdhër të prokurorisë si i dyshuari kryesor.
Prokuroria tha se shkak për zjarrin është përfitimi i figuracionit për dëmet me vlerë 1,2 milionë euro. Ndërkohë që ishte raportuar një dëm me vlerë prej 3 milionë euro.
Fillimisht u dyshua për zjarr aksidental apo shkëndijë elektrike, por hetuesit zbuluan disa vatra zjarri në godinë, ndërsa biznesmeni kishte kërkuar disa herë të përfitonte edhe figuracionin për dëmet, duke rritur dyshimet tek hetuesit.
Përplasja e palëve
Përfaqësuesit ligjorë të tregtarit sirian, i kërkuan trupës gjykuese të Apelit që masa e sigurisë të ndryshohej për faktin se prokuroria nuk kishte provuar se zjarri ishte vënë në mënyrë të qëllimshme.
Sipas avokatit Robert Karati, akti i ekspertimit i kryer nga punonjësit zjarrfikës provonte faktin se zjarri kishte rënë në disa vatra në mënyrë të menjëhershme, por jo se zjarri ishte i qëllimshëm.
Po kështu avokati argumentoi se prokuroria nuk kishte sjellë prova dhe fakte të tjera sa i takon dokumentimit të faktit se zjarri ishte vënë në mënyrë të qëllimshme apo nga kush.
Avokatët pretenduan se vlera e përfitimit që mund të merrte kompania nga sigurimi ishte më e vogël se vlera e dëmit të shkaktuar.
Por prokurorja Fationa Memçaj gjatë parashtrimit të saj, tha se Hajazi, ishte i dyshuar për zjarrvënien dhe kjo sipas saj provohej nga akti i ekspertimit të kryer si dhe nga fakti se siriani, kishte tentuar disa herë të merrte paratë që përfitoheshin nga kontrata e sigurimit.
Masa e sigurisë
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Flutra Skënderi dhe gjyqtarë anëtarë Artur Kalaja dhe Fiqirete Mullai, rrëzuan kërkesën e mbrojtjes, ndërsa avokatët thanë se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, për faktin se vendimi është i pabazuar.
Hajazi do të qëndrojë në “arrest me burg” deri në fund të hetimeve, nëse edhe shkalla e fundit nuk e zbut këtë masë.
Ndërkohë që shifra financiare do të transferohej në llogaritë e biznesmenit si motivacion për dëmin e shkaktuar në fabrikën e tapetave, që ndodhet në autostradë.

Dmth,fabrika si prone vlen 3 miljon euro,ndersa pronari e djeg vete per te perfituar 1.2 miljon euro(!).C’na degjjne veshet(!).Nuk esdhte mjaft qe nje popull sirian(ku jetojne dhe mjaft bashkombasit tane) per me shume se 5 vjet eshte perfshire ne lufte cilile, por edhe nje binesmen sixhadesh nga ai vend ,duhet te veje ne burg se paska djegur vete fabriken e tij(!)