Policia e Floridës ka ndaluar dy vajza menjëherë pasi videoja e tyre e publikuar në Facebook, tregonte torturat dhe më pas djegien e një breshke. Rrjeti social i ka tradhtuar dy vajzat, një 15 dhe 18 vjeçare nga Orange Park, pasi pamjet e rënda të diktuara më pas nga forcat e policisë, janë cilësuar krim mizor ndaj kafshëve.
Përveç kësaj akuze, autoritetet e Floridës kanë renditur edhe një të dytë, po aq të rëndë, “dëmtim ose vrasje të një breshke Gopher”. Në bazë të legjislacionit, ajo që rrezikon më shumë është 18 vjeçarja, e cila rrezikon deri në 5vjet e 2 muaj burg, ndërsa mikja e saj ende minorene, do të ndiqet penalisht në sistemin e të miturve./A.V
😉 Po , po ç,faj kan çikat mor zotri :-/ ja m,thuj mue e dinin kodin penal ato , un si ish kr/mini kom vra e kom pre e sme gjet gjo , se na jena vend demonkratik kena ligjin e mos ndeshkimit 😛 Sal Ram Brisha shkurt SRBi.