Djem e vajza Labërie, lanë mall e pasuri

anazapta

 

 SMS në DITA

Në 0689073730

 

Vargje për Brigadën e V-të në kuadër të 70 vjetorit të Çlirimit

 

Ditë, do ndryshojmë linjë

Se presim festën e madhe

Disa nuk do ndihen mirë

Se janë nga soji’ kusarëve.

 

Moj brigada heroinë

Tërbaçi të mban në gji

Lapidari në Bramyshnje

Më shumë se një histori.

 

Djem e vajza Labërie

Lanë mall e pasuri

Bënë betimin e madh

Pranë flamurit kuq e zi.

 

U tund grykë e Mesaplikut

Në ato ditë Janari

Dëgjohej këngë e belçikut

S’përfillej shiu e acari.

 

Filloi marshimi i gjatë

Në ballë ndriste ideali

Planet ua bënin të qartë

Komandanti e komisari.

 

Shefqet trim picarioti

Burri me zemër stërralli

Hysni Kapo tërbaçioti

Në çdo sulm printe i pari.

 

Fundi i pjesës së parë. Respekt për ju! Nga Kapo Labi, Vlorë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *