Ditën e djeshme ambientet Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë u pushtuan nga fëmijët. Organizohej Kampionati i 21 Kombëtar i Karatesë për fëmijë. Qindra fëmijë nga i gjithë vendi garonin në disiplina të ndryshme sipas moshës dhe peshës. Më shumë se sa konkurrim, ajo ishte një festë për të gjithë pjesëmarrësit. Megjithëse, në shumicën e kohës, ata që skualifikoheshin nga gara, nisnin të përloteshin duke pretenduar më shumë nga vetja, por për fituesit kishte brohoritje e përqafime me prindërit dhe bashkëmoshatarët e grupit ku ata bënin pjesë. Ajo që binte më shumë në sy në këtë kampionat ishte një pjesëmarrje e lartë e vajzave, të cilat ishin stërvitur në këtë lloj sporti.
Zhvillimi i kësaj ngjarje sportive në Tiranë për Federatën e Karatesë është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për sportin, por për të gjithëata që kanë punuar dhe kanë stërvitur fëmijët gjatë kësaj kohe. Karateja njihet dhe ushtrohet gjerësisht si një prej sporteve të arteve marciale dhe në shqip kjo fjalë do të thotë të mbrohesh nga kundërshtari me duar bosh. Por ajo njihet edhe si një praktikë për çlirimin e ngarkesave psikologjike.
Fituesit e medaljeve
1. Anxhela Murthi – Medalje ari
2. Blerta Alla – Medalje ari
3. Stejsi Shameti – Medalje ari
1. Roberto Mraca – Medalje ari
2. Luis Belalla – Medalje ari
3. Lindson Bruci – Medalje argjendi
4. Ergi Gjolera – Medalje ari
5. Gëzim Dabulla – Medalje argjendi
6. Enea Nazaj – Medalje bronzi
Më poshtë foto nga momentet e aktivitetit të ditës së djeshme në Pallatin të Sportit “Asllan Rusi”
E.Resuli


