“Der Spiegel” sjell historinë e tre shqiptarëve që në vitin 1991 ikën me anije nga Shqipëria dhe tani janë kthyer në vendlindje.
Rrëfimi fillon në darkë në lokalin «Radio Bar» të Tiranës, ku mbidhen «të bukurit dhe të pasurit» e kryeqytetit.
Tri herë ikin dritat, po vizitorët vazhdojnë t’i shijojnë pijet e tyre në dritën e qirit, i bën përshtypje autorit Walter Mayr.
Aty duken Muharrem Çobo, përpunuesi i verës në Shqipëri; Agron Shehaj, i cili fiton me qendra telefonie dhe Rendi Panariti, pronar i lokalit.
Lokali gjendet në zonën e ish- Bllokut. Është hapur në 2009-n në një banese tridhomëshe, i stolisur me radio të denja për muze dhe mobilje tradicionale.
Panariti është një çun Tirone, ka punuar nëntë vite në Itali – ndër të tjera – si banakier. Tani ai elitës së re të vendit i ofron Wodka Sour me «pije pasioni» deri te «Sex on the Beach».
Shumë shqiptarë hapat e para të karrierës i kanë hedhur në emigracion, shkruan artikulli.
Sfondi profesional i bashkëbiseduesve të autorit është ky: Çobo ka mbaruar në Universitetin e Trentos për drejtësi, Shehaj ka studiuar për ekonomi në Firencë, Erxhan Hyseni është ekspert i sigurisë në autoritetin shqiptar të aviacionit civil dhe kish arritur deri në trupat elite të marinës amerikane.
Të tre e kanë të përbashkët faktin që në vitin 1991 ikën nga varfëria dhe anarkia e Shqipërisë me anije në Itali.
Agron Shehaj është gjeneratë e 77-tës, i zgjuar dhe i shkathët – mysafirët në firmën e tij i pret me shumë dashamirësi. Kur iku nga Shqipëria, ishte vetëm 13 vjeç. Historia e tij ka qenë temë e një filmi dokumentar dhe reportazheve të ndryshme në kanalet televizive italiane. Në 2005-tën, kur u themelua, qendra e tij telefonike kishte 400 punëtorë, tani janë 3000.
Shumica e shqiptarëve e flasin italishten. Italia për të, me gjithë respektin që ka, është vend që u druhet rreziqeve dhe vend i barrierave burokratike. «Në fund kisha mall për Shqipërinë dhe doja të bëhesha ndërmarrës», e citon media Shehajn.
Ai thotë: «Në Shqipëri do kisha prodhuar edhe aeroplanë – thotë ai – por me kënd? Ai nuk po gjen një drejtor të mirë për biznesin e tij në Shqipëri, prandaj ka angazhuar një italian.
Gazetarit nuk ikin kontrastet në shoqërinë shqiptare: në njërën anë sheh njerëz që luten në oborrin e xhamisë Ethem Beu deri në rrugë, në anën tjetër duken vajza që enden me minifunde – klientë potencialë të 300 bareve në lagjen e ish elitës.
Këtu autori vërenë që e veja 94 vjeçare e Enver Hoxhës ka kaluar me banim në një lagje tjetër, një nip i tij gjindet në burg për trafik droge, ndërsa ish-mjeku i tij Sali Berisha, nuk zgjon më vëmendjen e të rinjve nëpër bare.
I kthyeri tjetër në Shqipëri, Muharrem Çobo, në fakt, kishte pasur shpresa te Sali Berisha. Ai bashkë me vëllanë e tij kishte qenë ndër të parët që kishin dalë në demonstrata kundër regjimit në 1991-shin. Më 6 mars të këtij viti ai ishte gjendur në një anije për në Brindizi. Studimet i kishte financuar me punë si pastrues, portier nate dhe ndihmës në plantacionet e mollëve.
Çobo kishte përpunuar verën në Itali, por Shqipërinë s’e kishte humbur kurrë nga sytë, thotë artikulli. Rrushi e joshi përsëri në vendlindje. Italia është e ngrirë, thotë ai. Ndërsa «produktiv është vetëm ai që ka uri».
Veraria e tij gjindet në afërsi të qytetit dymijëvjeçar të Beratit, thekson autori. Një herë në vit ai sjell ekspertizë nga Italia. «Kjo është mënyra ime për të bërë diçka për vendin», thotë Çobo. Një shishe verë në vendin e tij kushton 30 euro. Autori shënon: Gjermanët që çalltisin aty gabimisht, sapo e dëgjojnë këtë, kthehen mbrapsht; kurse francezët ndalojnë – e shijojnë dhe e blejnë atë.
«Shqipëria nuk është vend i keq për të jetuar»
Artikulli kujton edhe njëherë Raportin e Progresit për Shqipërinë se Tirana duhet të bëjë «përpjekje rrënjësore dhe të vazhdueshme» në rrugëtimin e saj për integrim në UE.
Autori kujton se kryeministri shqiptar Edi Rama ka jetuar vetë gjatë kohë në emigracion dhe e citon atë për shprehjen italianët nuk janë tjetër, veçse «shqiptarë me Versace».
Por për Erxhan Hysenin këtë mund ta thotë vetëm një që me 6 mars të 1991-shit nuk ishte aty:
«Unë nuk do t’ua harroj kurrë italianëve si na kanë pritur atëherë», kur ai dhe 6 000 të tjerë zbritën në Brindizi. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç.
Pas pesë vitesh Hyseni fitoi lotarinë Greencard për në SHBA. Me pak njohuri të anglishtes nga këngët e Doors-ave, fitoi konkursin për në US-Army. Pas shkollimit në marinën amerikane ai shërbeu në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën. Në 2003-shin mori pjesë në luftën tokësore të Irakut. Më pas Qeveria Amerikane e dërgoi atë në Kosovë për të sqaruar krimet e luftës.
Para se të kthehej në vendlindje në 2011-tën ai u kualifikua për dizajn arkitekture. Tani Hyseni punon në autoritetin e aviacionit civil në Tiranë dhe kontrollon për arsye sigurie listat e pasagjerëve për një rrogë prej 430 euro.
«Shqipëria nuk është vend i keq për të jetuar, me vite unë kam parë gjëra më të këqia», e citon media Hysenin.
Ai tani e çmon të qenët bashkë me familjen, të cilën në 1991-shin e kishte lënë pa u përshëndetur.
Shqiptarët e rinj dëshirojnë të dinë se si mbërrihet sa më shpejtë te një veturë dhe një iPhone, kurse të moshuarit nuk dëshirojnë që ata që atëherë kanë braktisur vendin t’u tregojnë atyre se çfarë duhet të bëjnë – konstaton autori. ks

Ne shqipot jemi pertace.
Por edhe kur qellojme punetore jemi megallomane dhe duam t shesim mend sikur kushedi cpo bejme
Per ata qe kane dy leke Shqiperia eshte parajse. Atje e duan lekun si qente sallamin.
Kam njohur femra qe per ca lek e per ndonje te mire materiale shesin trup e shpirt a thua se kane nga 2 e nga 3.
Mua nuk m pelqen Tirana.
E piste dhe e dhunshme mbushur me te rinj t keqkuptuar qe duan t jen t gjith sikur kan lindur n Hollivud
Ia ka fut pordhes ky gazetari huaj.
Te Radio nuk ven m t bukurit e m t pasurit. Esht kategori komplet tjeter klientela