Një sfidë spektakolare dhe në fund të 4 orëve të një beteje të lodhshme, Novak Djokovic fitoi finalen e meshkujve në Wimbledon 2014. Tenisti serb mposhti në 5 sete me rezultatin 6-7, 6-4, 7-6, 5-7, 6-4 zviceranin Roger Federer, numrin 4 në klasifikimin aktual botëror.
Shuhet për këtë vit, ëndërra e Federer që në rast suksesi do të bëhet lojtari me më shumë tituj në historinë e Wimledon. Helveti ishte dhe mbetet në ndjekje të titullit të tij të tetë në lëndinat angleze, ku mban rekordin me 7 fitore, në barazim me Pete Sampras dhe William Renshaw.
Në “Centre Court” u zhvillua një ndeshje spetakolare me të pranishmit që nuk rreshtën kurrë së duartrokituri dy idhujt e tyre. Seti i parë ishte më shumë sesa i ekuilibruar me dy tenistët që ruajtën turin e tyre të shërbimit madje arritën të regjistronin të njëjtin numër aces, 4 si dhe shkaktuan nga një dopio faull, duke bërë që gjithçka të vendosej në tiebreak. Aty Federer u tregua më i saktë dhe me shifrat e tiebreak-ut 9-7 në favor të tij ja doli të thyente Nolen duke fituar setin e parë. Megjithatë edhe pse e pa veten disavantazh, Djokovic nuk u tensionua aspak duke reaguar menjëherë në setin e dytë. Në 43 minuta loja tenisti serb arriti t’i merrte turin e shërbimit zviceranit në game-in e tretë duke e ruajtur më pas atë për fitoren finale 6-4.
Seti i tretë ashtu si i pari shkoi sërish në tiebreak. 13 ace nuk i mjaftuan Federerit për të kaluar në avantazh ndërsa Djokovic për të evituar tiebrekun nuk arriti të shfrytëzonte dy break point, megjithatë në tiebreak e setit të tretë, Nole nuk fali duke u mundur 32-vjeçarin 7-4 për të marrë kryesimin e ndeshjes në 2-1. Seti i katërt nisi në mënyrë fantastike për serbin që e pa veten në avantazh 5-2 pas vetëm 7-games por atëherë kur dukej se sfida do të mbyllej me fitoren Noles që vetëm duhet të ruante turin e tij shërbimit nuk ndodhi aspak kështu pasi Federer kishte ende për të dhënë në këtë sfidë, dhe zvicerani arriti të fitonte 5-game rresht si dhe gjithë setin 7-5.
Për të përcaktuar fituesin u desh të luhej seti final dhe aty gjithçka u bë edhe më epike madje Djokovic kërkoi ndihmën e fizioterapistit për të anashkaluar një problem në pulpën e këmbës së djathtë. Kur çdo ishte baraspeshë totale me dy tensitët që pas 9 game-ve të para ishin duke ruajtur turin e tyre të shërbimit, në një moment të vetëm Federer hodhi gjithçka në erë pasi u dorëzua në momentin që askush se priste. Djokovic arriti të fitonte një game me break atëherë kur duhet pasi i çoi shifrat në 6-4 duke e mbyllur ndeshjen pas 4 orësh 3-2 me sete në favor të tij. Përfundimisht serbi theu rezitencën e shkëlqyer që i bëri Roger Federer në këtë sfidë dhe ngriti lart për të dytën herë në karrierë trofeun magjik të Grand Slamit Londinez.

novak gjokovic eshte shqiptar ;;; babai i vet eshte kosovar por jetonte ne serbi ;;prandaj edhe shqiperia ka fituar ;;megjithese gazetat shqiptare nu flasin shume per gjoken ;;;