Tashmë që qeveria e re sapo ka filluar punën dhe madje pa filluar akoma ka filluar, një sulm frontal i opozitës për dekurajimin e saj dhe për të mbrojtur militantët e PD-së në të gjithë administratën shtetërore. Kjo administratë me në krye një qeveri dhe qeverisje klienteliste dhe familjare e ka cuar me vite dritë larg jo vetëm integrimin në BE por sidomos ka cënuar rëndë imazhin e vendit para partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Bataret e artilerisë të dala nga selia e një ish-institucioni ushtark (edhe kjo provë e abuzimit me pushtetin të qeverisë dhe ministrave të saj), selia e SHQU-pit drejtohen kundër pozitës së re. Bashat e rinj, Bylyk-Bashat, Kadil-Bashat, të gjithë Bashat, nga frengjitë e ekraneve të tyre partiake, (që janë majmur me parate ushqimeve, qerave dhe të djetave të personelit të FA, shpërblyer nga ish-MM Imami), sulmojnë pothuajse cdo ditë qeverinë e re Rama që të mos preket administrate (d.m.th, militantët e PD-së në këtë administratë).
Tashmë nuk është më e qartë se kush është e korruptuar administrata apo qytetarët? Kujt ja ka kërkuar SHBA, BE luftën kundër korrupionit dhe të gjitha atyre formave abuzive dhe të situatës së përkeqësuar në vend, ndaj administratët së Bashajve të korruptuar apo popullit? Sipas opozitës i bie që administrata është në rregull dhe korrupsionin e ka bërë populli. Prandaj ajo duhet të jetë në detyrë dhe të mos largohet nga puna. Luftën që ja kanë kërkuar organizmat ndërkombëtare dhe populli qeverisë së re nëpërmjet votës, ta zhvillojë kundër popullit. Dhe nuk merret vesh se kush e bën korrupsionin, drejtuesit nga maja e piramidës e deri tek nënpunësit e thjeshtë nëpër rrethe apo populli?
Letër e nënshkruar
Petro Pero
