Do aplikoni për vizë amerikane? Filloni të kujdeseni për Facebook-un dhe Instagram-in tuaj

Ornela

Qeveria e Shteteve të Bashkuara planifikon të kërkojë historinë në mediat sociale nga gati secili që do të kërkojë të hyjë në Shtetet e Bashkuara.

Propozimet e Departamentit amerikan të Shtetit, të publikuara të premten, janë pjesë e politikës së presidentit Donald Trump për “verifikim ekstrem”.

Shumica e aplikuesve për viza emigrante dhe joemigrante do të duhet të listojnë në aplikacion të gjitha identitetet që kanë përdorur në mediat sociale në pesë vjetët e fundit.

Zyra për Menaxhim dhe Buxhet e SHBA-së ka 60 ditë kohë për t’i komentuar dhe miratuar propozimet.

Nëse miratohen, aplikuesve do t’iu kërkohet të tregojnë edhe numrat e telefonit që kanë përdorur në pesë vjetët e fundit, adresat e emaileve dhe udhëtimet ndërkombëtare.

Propozimet mbështesin zotimet e Trumpit për të goditur emigrimin e paligjshëm, për shkaqe sigurie.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • As me rruhet fare per vize amerikane …Jo po dashkan edhe Nr e krevatit ku kw lindur…pas pak do kerkojne edhe diten kur te kane zene prinderit …..

  • Doni te zbuloni se kush “e ka share ” Trampin apo Ameriken me” demokracine” e saj?edhe per kete nuk doni te harxhoni para per ti “zbuluar”po e beni me vete ata fukarenjte qe duan te vijne aty tek ju?”.Kapitalizem gjakatar” qe e detyron ” te denuarin me vdekje ” qe ta hapi vete gropen !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *