Ethet e Europianit kanë nisur tashmë, bashkë me frikën që ekziston prej muajsh se evenimenti më i madh sportiv në Europë mund të jetë shënjestër e sulmeve terroriste.
Por ndërkohë që mediat po i japin zë frikës, Mirror raporton se huligani më i njohur anglez, i mbiquajtur edhe “Derri i Marsejës”, pretendon se do të jetë në Europian për të sulmuar myslimanët.
James Shayler pretendon se do të bashkohet me huliganët rusë për të sulmuar vendasit e pafajshëm.
50- vjeçari thotë se do të ndjekë ndeshjen e Anglisë me Rusinë bashkë me fansat rusë në stadiumin Velodrom.
Shayler është burgosur pasi sulmoi policinë gjatë Botërorit të Francës në vitin 1998.
“Rusët i urrejnë myslimanët, apo jo? Anglia do jetë me Rusinë kundër myslimanëve”.
“Rusët do më blejnë biletat për në Marsejë, për ndeshjen kundër Rusisë”.
Ai thotë se pavarësisht se është burgosur, i lejohet të udhëtojë.
Marseja është një qytet me banorë nga etni të ndryshme.
