“Lista ka dalë nga AKSHI, nuk merr fund me pagat”! Skandali me të dhënat personale, eksperti IT: “Mund të dalin edhe tapitë apo dëshmitë e penalitetit”

redaktor

 

Pagat, kartat e identitetit dhe të dhëna të tjera të mijëra qytetarëve janë bërë publike pasi një file në Exel nisi të qarkullojë ditën e djeshme. Inxhinieri IT, Gent Progni, në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC u shpreh se sistemi i grumbullimit të të dhënave në Shqipëri është i centralizuar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas tij, institucione të tjera sa ministria e Financave apo Drejtoria e Tatimeve kanë akses në këto të dhëna, por sipas të dhënës që kërkojnë në moment, jo të databazës në total.

“Centralizimi i sistemit nga AKSH është deri në nivelin e punësimit të IT, pra duhet ta certifikojnë ata. Serverat janë të centralizuar në AKSH.”

Rrjedhimisht, sipas Prognit, i vetmi institucion që mund t’i mbledhë dhe të eksportojë një sasi të tillë të dhënash është AKSHI.

“Është shumë problem social, psikologjik sepse janë të dhëna sensitive pagat. Sektore të ndryshme kanë paga të ndryshme. Mund të sjellë problem mes konkurrencës dhe mes punonjësve.”

Po ashtu, inxhinieri IT tregon se në të dyja rastet: edhe nëse do të kishte “data breach” nga jashtë apo nëse dikush i brendshëm do të përpiqej të eksportonte një sasi të tillë informacioni, AKSHI do të njoftohej automatikisht.

“Pagat i ka vetëm Instituti i Kontributeve Shoqërore dhe Drejtoria e Tatimeve dhe të dy i kanë severat në AKSH. Nëse IT e një institucioni të tillë, gjeneron të dhëna të tilla, lajmërohet institucioni i AKSHIT. Asgjë nuk del pa e ditur AKSHI. Nëse do bëhej nga jashtë, AKSHI do të njoftonte që ka një data breach, dhe populli do të ishte në dijeni.”

Por nuk përfundon me kaq, përpos databazës së patronazhistëve dhe kësaj të publikuar së fundmi, Progni thotë se rrjedhja e të dhënave është më e madhe se kaq. Sipas tij kanë rrjedhur të dhëna për tapitë e shtëpive, certifikata të pronësisë, dëshmi penaliteti etj.

“Kryqëzimi i të dhënave që është bërë, është alokim që bëhet vetëm aty ku është sistemi qendror. Centralizimi i databazeve, të gjitha mblidhen në E-albania. Aksesimi është bërë në total i databazës, është çështje kohe apo interes momental i grupit që i ka për të vendosur kur publikohen. Dëmi është kolosal.”

Reagimet e bëra deri më tani, sipas tij, lënë për të dëshiruar.

Por a mund të zbulohet se kush e ka bërë këtë eksportim të të dhënave? Inxhinieri IT thotë se sa më shumë kohë që kalon aq më e vështirë do të jetë që të gjendet autorët.

 

n.s. / dita

 

Share This Article
9 Comments
  • Më vjen keq që problemin nuk e shtroni drejt. Kapeni vetëm tek pagat, kur problemi është i gjithanshëm. Ju në Shqipëri mësoni duke e pësuar! Gabimi është që në organizim. Përgatiten për të bërë votime, dalin listat e emrave dhe numëri i çdo personi që ka në kartën e identitetit. Kështu që unë mund të fotografoj listat dhe di të gjitha numrat e personava të të gjithë Shqipërisë!!! Ka më skandal se kjo?! Numëri individual është sekret që nuk duhet që t’a dijë kushdo. Çdo hap që do të bësh në Shqipëri të kërkojnë kartën e identitetit. Mësoni si e ka bërë amerika. Si kartë identiteti ka bërë patentën e makinës, kush nuk ka makinë të jep kartë të veçantë, por aty nuk është numëri personal që quhet numëri i « social security ». Ky është numëri sekret individual, që mbron të dhënat e personit. Për të të identifikuar personin nuk të kërkojnë të gjithë numrin prej 9 shifrash, por vetëm 4 të fundit dhe ke të drejtë që edhe këto 4 numëra të mos i japësh. Duket sheshit që specialistët e « Information Technollogy » janë mbrapa në Shqipëri, sepse është detyra e tyre që të ruajnë sistemin e të dhënave personale.

  • Si ka mundesi Arjan Cani qe shan dhe ben propagant kundra shqiptareve gjithe diten eshte nje nga me te paguarit ne shqiperi ¡¡¡¡ Arjan Cani duhet te shpallet non grata ne shqiperi kurse ne e paguajm me miliona. O shtet qe nuk u bere kurre shtet, te befsha naften.

  • Nuk e di a ka lig,j e nese po,çfarë thotë ai për këtr problem.
    Mendoj dhe jam pro ruajtjes së të dhënave përsonale.
    Ndërsa për pagat;mendoj se duhet të dihen,veçanërisht është mire,bile shumë e drejtë të dijmë se sa paguhen shumë e shumë institucione të rëndësishme të vendit.
    Në këta institucione janë sistemuar shumë persona që kanë lidhje të forta me politikën(majtas e djathtas). Le të dihet kush janë,besoj se nuk ka shkelje të privatësisë.

    • Eshte njesoj si hapja e depove te armeve ne 97.
      Pasojat e saj vazhdojne.
      Armet e atehershme vijojne e di vijojne te perdoren per krime.
      Informacioni personal eshte arme shume e fuqishme ne duart e atij qe do te te bej keq !

  • Nuk e kuptoj gjithe kete gjurulldi perse dolen pagat dhe nr. e ID se personave te punesuar. Ne kohen e xhaxhit kishte liber pagash dhe dihej paga per cdo te punesuar ne republike, ku ishte apo eshte e keqja ketu. Pagat duhet te jene publike per secilin te punesuar. Ketu preken vetem disa hajdute qe majmen me leket tona duke na vjedhur me ligj, si parlamentaret, ministrat dhe gjyqtaret. Per sa i perket ID mendoj se nuk eshte ndonje hata e madhe, kete nr. e kemi te regjistruar kudo ku bejme veprime ne shtet apo privat, si banka, shendetesi, qenra pune e kudo. Atehere perse bejme gjithe kete zhurme per nje punonjes te papergjegjshem qe nxjerr ne pazar te dhena personale te punonjesve, kur keto te dhena nuk perbejne sekret shteteror dhe nuk perbejne rrezik per shoqerine. Mendimet se keto te dhena mund te sherbejne per te fallsifikuar e vjedhur zgjedhjet apo per te marre kredi ne emer te nje tjetri jane vetem dokkrra hini. Asnje data baze nuk kishte berisha kur vodhi zgjedhjet e 1996.

  • Ne dime sa e ka rrogen mesi e ronaldo,dime sa paguhet presidenti i usa apo merkel dime sa fiton x artist apo kengetar dhe na qenka skandal e sekret shteteror rroga e mashtrusave karian cani fevzos pa floke,shkullakut apo cim kok shtrember peka apo atij qe ben djathin me niseshte apo ktyre rjepsave neper zyra qe nuk dine te perdorin kompjuterin apo edhe shqipen e flasin si emigranta.

    • Emigranteve rruaji bolet, se ju mbajne me buke edhe sot e 30 vjet. Apo ka ndonje firme hitech zotrote qe can tregun e botes? Besoj se edhe ti do kesh femije apo vllezer/motra emigrante. Sa per shqipen, mjafton te lexosh gazetat shqiptate apo komente si i juaji, per te kuptuar qe ska nevoje te jesh emigrant pet te qene injorant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *