“Tani e tutje dua të jem presidenti i të gjithëve”, Macron mban fjalimin e fitores: “Do dëgjojmë ata që votuan Le Pen”

redaktor

 

Presidenti i rizgjedhur për një mandat tjetër 5-vjeçar, Emmanuel Macron mbajti fjalimin e tij të fitores në podiumin e Kullës Eiffel.

Macron mbërriti i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte, nën tingujt e himnit evropian (Beethoven’s Ode to Joy).

Fillimisht ndaloi dhe përshëndeti mbështetësit duke i shtrënguar duart.

Në fjalën e tij ai falënderoi popullin francez dhe ata që e mbështetën.

“Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua,” thotë ai.

Mbështetësit thërrisnin “dhe një dhe dy dhe pesë vjet të tjera”.

“Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre” – tha Macron.

o.p. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Tani me se fundi po e kupton Macroni se duhet te sillet si president i te gjithe francezeve dhe se fakti qe gati gjysma e votuesve votuan kunder tij verteton se ai dhe qeveria e tij NUK I KA DEGJUAR ankesat e pakices!
    Kete gje ia keshilloj edhe kryeministrit Rama,qe prej 9 vjetesh ka shkuar vetem atje ku ka bere investime,atje ku ka ndjere se ka sukses dhe mbeshtetje,atje ku i behet reklame imazhit te tij qeverises,por KURRE nuk ka degjuar,aq me pak ka shkuar atje ku nuk ka bere fare investime dhe duhet t’i bente,ose ka bere pak,atje ku ka ankesa dhe kritika per qeverisjen e tij,atje ku i ka braktisur,atje ku iu ka mbyllur gojen qe te ankohen ndaj padrejtesive te pushtetareve etj!
    Mbi te gjitha ky kryeminister duhet ta kuptoje se ka zhdukur cdo filiz demokracie dhe shteti ligjor,te cilet i ka bojatisur me nje propagande te shfrenuar gebelsiane,sic eshte fantazma e “Bashkeqeverisjes me qytetaret”,”Keshillimi Kombetar” etj!
    Ne Shqiperi NUK DEGJOHET ZERI I QYTETAREVE,dhe vlera e ankesave te tyre eshte ZERO,njelloj sic trajtoheshin ZEZAKET ne kohen e KU KLUS KLANIT dikur ne SHBA!
    Asnje zyrtar i administrates nuk i degjon dhe nuyk i zgjidh ankesat e qytetareve dhe ne kete menyre urrejtja e popullit ndaj qeverisjes eshte shtuar ne maksimum!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *