Ka reaguar presidenca pas konferencës së djeshme të Metës, lidhur me deklaratat e këtij të fundit ku paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.
Presidenca sqaron se disa media, që në reagim cilësohen si “portale dhe gazeta të SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve”, thuhet se: “vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019”.
“Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019. Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme”, thuhet më tej,
Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi
12 shtator 2019
Me përgjegjësi maksimale, dua të rikonfirmoj vendosmërinë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, të shprehur shumë qartë dje për të gjitha mediat dhe për mbarë opinionin publik, për të ushtruar të gjitha kompetencat e tij kushtetuese, si një PRESIDENT I SHTETIT TË SË DREJTËS.
Me keqardhje, por pa çudi, portale dhe gazeta të SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve, me kokëfortësi të shpjegueshme, vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë, sikur Presidenti Meta po mban sekret raportin e prodhuar nga institucioni i lartë i sigurisë kombëtare, që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit në datën 8 qershor 2019.
Sikundër Kreu i Shtetit e sqaroi edhe dje shumë qartë, jam i detyruar të rikonfirmoj se:
Ditën e djeshme, Institucioni i Presidentit i ka nisur një kërkesë institucionit të lartë të sigurisë kombëtare, që mbështetur mbi ligj, t’i verë në dispozion edhe Kuvendit, raportin që i ka dorëzuar Presidentit në datën 7 qershor 2019.
Po dje, Institucioni i Kreut të Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare edhe Kuvendit, ku e vë në dijeni lidhur me kërkesën e mësipërme.
Po kështu, ekipi i Këshillit të Sigurisë së Presidentit Meta, i kryesuar nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri është gati të bashkëpunojë në çdo kohë dhe me çdo institucion shtetëror për këtë çështje, të ndajë dhe të vendosë në dispozicion të gjitha informacionet, faktet apo edhe provat shkresore, filmike, audio dhe fotografike, që disponon.
Uroj që ky sqarim publik të lexohet drejt dhe të mos shtrembërohet sërish në “përkthimin” shqip-shqip që bëjnë në të tilla raste portalet dhe gazetat e SHTETIT TË PROPAGANDËS DHE PPP-ve.
o.j/dita

Neser do te cfaqim filmin me ngjyra:
“Kasollja e Barit do te digjet”
Skenari:Skrap Ardhiu
Regjizor:Bariu i Dhive
Ne role:Salehu,Lulashi,Mona dhe Bidoni etj..
Kulmi i filmit eshte ku skenaristi ka evidentuar:
“Mona mos shko nga kasollja e barit sonte!”
Degjohen ulerima…Skrap Ardhiu rremben mikrofonin dhe urdheron Lulin:
“Luli,kujdes bidonat!”…..
Njoftim feminor i presidences,qe as derrat nuk e hane!
Kush qenka ky fare “institucioni i sigurise kombetare”, qe paska njoftuar presidentin dhe jo kryeministrin?
Ne se ky informacion u gjykua i vertete nga presidenti,mos valle ai priste ta shpetonte situaten perendia?
Pse nuk thirri Komitetin e Sigurise Kombetare presidenti,ne se paska qene i shqetesuar per situaten?
Kush do ta mbronte godinen e Kuvendit ne rast sulmi terrorist?
Po tani pasi gjithcka paska qene informacion i rreme,cfare e ben ate akoma sekret ,qe nuk e paraqiti ne komision?
Ne cilin akt ligjor u mbeshtet presidenti qe mbajti ate qendrim qe mbajti?
Per kete president qenka me i rendesishem te ruaje autoret terroriste se sa t’i denoncoje ata?
Ky president eshte me shume se i pa afte te mbroje veprimet e tij,bile edhe keshilltaret e tij i ka me te pa afte se vetja!
President,shporru sa nuk eshte vone!
Je bere pale me terroristet!
Se mos ngatërrojë videot dhe nxjerr atë me priftin.