Do doja shumë…

redaktor

Dërguar me sms

Në adresën e redaksisë

Unë do të isha dakort me të gjithë ata që kritikojnë me të drejtë diktaturën e egër komuniste. Dhe do kisha shumë qejf tua përplasja fytyrës atyre që e mbrojnë këtë diktaturë me “arritjet” e këtyre 25 vjetëve demonkraci. Do të dëshiroja t’u thoja: – E latë Shqipërinë me 5 hidroçentrale, ne e bëmë me 15. E latë me 50 fabrika ne i bëmë 250. E latë shqiptarin të varfër, ne e bëmë të pasur. Me një fjalë do t’u thosha: Ne dhe vetëm ne, demonkratët, e bëmë Shqipërinë një bahçe me lule, që na e ka zili bota. Ja kështu do kisha qejf t’u thoja nostalgjikëve të diktaturës. Por…

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *