Do dorëhiqet nëse nuk fiton në zgjedhjet e ardhshme? Si përgjigjet Basha

Gazeta Dita

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur se pse nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD dhe ndryshimet në statut.

I pyetur nëse ndryshimet në statut do përfshijnë edhe dorëheqjen e kryetarit nëse humb partia në zgjedhje, Basha u shpreh se synim mbetet fitorja.

“Sa i përket mosmbledhjes së Këshillit Kombëtar është vazhdimi i një tradite që duhet të ndërprehet në fakt. Anëtarë të Këshillit janë të gjithë kryetarët e grupeve. Ndonëse Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur kuorumi është marrë. Ndryshimet në statut nuk kanë si synim largimin e kryetarit, por fitoren e zgjedhjeve. Kryetarët nuk mbahen me zor në krye të partisë.

Unë personalisht ju kam premtuar demokratëve në garën e korrikut se do përpiqem që PD të dalë nga ky proces sa i përket vendimmarrjes brenda saj me një vendimmarrje demokratike. Një vendim i marrë nga një trupë më e madhe gabon më shumë se një vendim i marrë trupë me e vogël. Ato që ne besojmë do bëhen realitet dhe do e nisim ndryshimin brenda vetes”- tha Basha.

Share This Article
2 Comments
  • Pra , simbas teorise se re Lulushoviciane , sa me i vogel te jete grupi vendimmarres ( mundesisht te zbrese deri tek nje njeri i vetem) , aq me i sakte do te jete edhe vendimi ! Rrjedhimisht , kjo logjike te con ne tezen me absurde ndaj demokracise . Se c`kuptohet me fjalen “demokraci” , eshte e tepert ta spjegojme , por ky idjot nuk e ka idene fare per te , edhe pse u vu ne krye te nje partie te madhe , te quajtur Parti Dekratike qe , ne te vertete , nuk e lidh asgje me demokracine , sikurse po na i thote shkoqur dhe publikisht misionari i Beogradit , Lulushovici !

  • Po te kqyret me vemendje fotua , kuptohet qarte , se ke te bejsh me nje njeri te friksuar , te pa sigurte , qe thote te kunderten e asaj qe mendon !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *