“Do e takoj po pata kohë”, Albin Kurti përcakton kushtet e takimit me Vuçiç

J L

Pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bisedime me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ky i fundit është shprehur se do të takohet me Kurtin në qershor vetëm nëse nuk ka angazhime të tjera, në të kundërt takimi do të shtyhet për një datë tjetër.

Kurti e pohoi pas darkës së punës së liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel se do të takohej me presidentin e Serbisë në mes të qershorit në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.

Por ai e bëri të qartë se në çfarë kushtesh do të ndodhë kjo.

“Duam dialog të përgatitur mirë, parimor, si palë të barabarta, në të cilën, natyrisht, thelbi është ai që tashmë e ka thënë edhe presidenti i ri amerikan, Joe Biden, por edhe shumë liderë të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togfjalëshit: njohja reciproke. Pra, as Serbia s’e njeh Kosovën, por as Kosova s’e njeh Serbinë dhe njohja reciproke është ajo që do të kontribuonte shumë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në Ballkan”, ishte komenti i Kurtit.

Nga pohimet e BE-së, takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçic pritet të ndodhë para datës 22 qershor dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Shtoi pak ketu edhe ato byreket me gjize/spinaq/qepe-domate. Ne fund futini edhe nga 1 KOS+H2O.

    • Nuk i ul breket Albini si Ramuti per pushtet, o sufllaqexhi. As nuk shet det e as toka si Ramuti, o sufllaqexhi.

      • Po jo, ai do te shesi detin e kines(kosoves) lindore dhe masandaj tane dardanine o byrekxhi shqupi. Se Albini breket i ka lene ne burgun e Serbise vite me pare kur ti punoje ne byrektoren e salise.

      • Na vjen keq preferojme donerin!
        Por mqs ka turp Vuçi dhe po nxjerr justifikime se nuk do te ulet si i barabarte. Atehere ne na lind idea per te evidentuar kete fakt, dhe si ka mundsi qe ky ka degraduar kaq poshte, me poshte se ty, qe na shet pordhe dhe ngaterron kekun me byrekun.
        Gjithsesi gjej ndonje motorist fantazme te te sjelle sufllaqe pa flete.
        Ti thashe keto se ti qenke si puna e thaços qe ia merr dhe ta merr me goje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *