“Do ikë çdo drejtor në Shkodër, janë të gjithë të mbaruar”

J L

Në Shëngjin të Lezhës, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqet e veriut.

Ndonëse fillimisht ka theksuar se kryebashkiakët e rinj e kanë zbatuar urdhrin duke mos larguar nga puna punonjësit në bashkitë e djathta, të fituara në votimet e 30 qershorit, Rama ka paralajmëruar “furtunë” në bashkinë e Shkodrës.

Burimet bëjnë me dije se kryeministri ka folur për Shkodrën ku ka theksuar se: “Do ikë çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal.”

Pas largimit të Valdrin Pjetrit, mësohet se Rama ka ngarkuar deputetin Luan Harusha për të ndjekur këtë proces.

Ai ka kërkuar gjithashtu që në të gjitha postet drejtuese të bashkisë të emërohen gra.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ne te gjitha postet drejtuese te bashkive te emerohen gra!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Modeli i Arta Markut dhe i Donika Preles “dhe drejtesia shkon vaj” , ashtu si e do Rame droga

  • Vallahi Bilahi Rama i ka ra m’te.
    Merreni si ta doni nga sot e mbrapa keni pune me Luanin dhe Harushen.Kujt t’ia mbajne bitha le te perballet me Harush Luanin.Apo Luan Harushen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *