Do jetë ndonjëherë normal Kuvendi?

redaktor

Letër e nënshkruar

Ali Gjoni, Tiranë.

 

Përshëndetje, stafi drejtues i gazetës DITA! I nderuari z.Thano! Edhe sa ditë do të vazhdojë opozita duke i rënë fyellit gjithmonë me një vrimë?! Zotërinj deputetë të opozitës, sot duhet të ishit patjetër në parlament për të thënë fjalën tuaj për dekretet e kthyera nga Presidenti, sidomos ligji më i rëndësishëm, ai i Reformës Administrative Territoriale.

A e dini juve, keni fshatra që akoma nuk janë lidhur me rrugë makine, bëjnë fëmijët me kilometra rrugë për të shkuar në shkollë? Keni të sëmurë që akoma transportohen me barrelë për ta çuar tek rruga e makinës me kilometra larg edhe në periudhën e dimrit? Do të ishte kënaqësi e veçantë për ne për ta parë njëherë parlamentin me 140 deputetë brenda qoftë edhe një seancë të vetme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *