DO KALOJË…

redaktor

 

Shpirtra
Që na dërmuat shpirtin,
Kur na “braktisët”.
Pakthyeshmërisht…
Nuk keni si ta dini,
Se botën që latë,
Përfyti e mbërtheu
Një antijetë*,
Përbindshmërisht!

Një heshtje pa skaj
Rrëshqet mbi qytetet
E në mbarë shtetet
E globit,
Ku shihet dit’ e natë,
Si vdesin pleq, sakatë **
Kaq ngutësisht!
Të tjerët më pak,
Fatmirësisht!

Por në një mëngjes
Do shkrepë një rreze
Mbarsur me vesë,
E keqja do tresë***.
Bota fytçliruar,
Kurrizkurbëzuar,
Do të thërresë:
Ka Zot! Ka shpresē…

Do kalojë!

 

*I ashtuquajturi “Covid 19” , që po përhapet, pothuaj në gjithë botën në këta muaj të parë të vitit 2020 dhe që po merr mijra jetë njerëzish, kryesisht të moshuar e tē sëmurë.

** Këtu me kuptimin: të sëmurë.

*** Këtu me kuptimin: do të zhduket.

 

Kjo poezi e botuar në DITA është shkruar nga Babai i Shpendit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *