“A do të kemi rishtas të njëjtën tabllo: fushatë ‘të egër’ elektorale, pastaj heshtje pazaresh paszgjedhore? Nuk ka shtet nëse nuk do goditet krimi i klasës së lartë politike. Harrojeni!”

Ornela

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

 

Po e marr të mirëqenë se në zgjedhjet politike të 25 prillit shumica e sotme qeverisëse do të jetë e tillë dhe se do të vazhdojë të qeverisë edhe në katër vitet e ardhshme. Sondazhet e deritanishme më mundësojnë një hamendje të tillë, por, po ashtu, më çojnë drejt pyetjes se, çfarë, më mirë se deri tani do të bëjë e njëjta klasë politike që qeverisi apo bëri opozitën në 8 vitet që shkuan?

Që qeverisja Rama ka më shumë mundësi të mbetet ende në selinë kryeministrore kjo është një enigmë që zgjidhet brenda pak javëve; ajo që mbetet si e tillë është pikërisht e ardhmja, nëse do të ketë diçka ndryshe apo do të vazhdojë të jetë, si më parë, njëra nga qeveritë e radhës, e cila, edhe pse mund të ndërtojë më shumë e të ketë progres më të njohur, mund të mbetet vetëm “qeveri e rradhës“, nëse nuk bën pikërisht atë që është pritur që në filimin e vitit të parë të mandatit të parë: ndëshkimin e së keqes.

E keqja e qeverisjes nuk është një figurë, ku Zonja Ambasadore e SHBA është kapur me forcë dhe po e sjell shembulltyrën e së keqes, Tom Doshin, apo e disa njerëzve, të cilët dyshohen të lidhur me krimin – dhe shqetësimi i saj nuk është vetëm i një njeriu, as vetëm i Departamentit të Shtetit; më tepër se i tyre, është i banorëve të këtij vendi, të cilët, mjerisht, të keqen e kanë parë shumë më gjërë se një njeri i vetëm apo një grusht njerëzish.

Të gjithë këta, të cilët dyshohen se mund të jenë pjesë e krimit – nuk janë bërë të tillë pasi kanë qenë mbinjerëz, por sepse politika u ka afruar shtegun, i ka lënë të lirë, dhe, mbi të gjitha, janë të lidhur me shtresat e larta të politikës.

Nuk e di se çfarë ka bërë Tom Doshi, i cili i ka zemëruar kaq keq amerikanët. Nuk e kam takuar kurrë. Di vetëm se dhjetëra e dhjetëra njerëz, pa bërë zhurmë e bujë, kanë patur mundësi të operohen e të jenë në jetë nga kontributi financiar i Doshit, por, krejt mirë e di se mbi të dhe mbi njerëzit, të rrezikshëm se nuk kam, qëndron një plejadë e klasës sonë politike, e cila e ka dërmuar këtë vend.

Le të jemi të hapur:

30 vitet e pluralizmit në Shqipëri janë përgjithësisht një kohë e dështuar. Janë bjerrje të shpresës së madhe që kishin studentët e dhjetorit për një Shqipëri ndryshe dhe humbja e besimit të qytetarëve shqiptarë se ky vend do të bëhet. Në këto tri dekada u rrit me një shpejtësi të habitshme, marramendëse një klasë politike çoroditëse, thellësisht zhvatëse, që ka krijuar oazet e saj politikë, financiarë dhe të krimit, janë ngritur resorte të habitshme, ku shumica janë përmes parasë së pistë, bashkëpunimit me krimin dhe zhvatjen e njerëzve.

Nëse në marsin e vitit 1992 kishte një fillesë shprese se do të ndryshonte ky vend i bekuar dhe, nëse në qershorin e vitit 2013 kjo shpresë u përsërit, e të gjitha humbën, kjo ka të bëjë pikërisht me këtë klasë politike, e cila, mjerisht, asnjëherë, edhe kur krimi ishte flagrant, nuk u ndëshkua, nuk u skuq dhe vazhdon të jetë përsëri e njëjta, qoftë kur ishte në pushtet, qoftë në opozitë.

A do të gjykohet ndonjëherë kjo klasë politike? A do të prishej shteti apo do të rimëkëmbej ai nëse pjesë të kësaj politike do të ndëshkohej?

Thuajse të gjithë shefat e qeverive që kanë shkuar në këto 30 vite sot janë ndër njerëzit më të pasur në këtë vend; thuajse të gjithë ministrat kanë qenë pjesë e barbarisë së zhvatjes së pasurisë së përbashkët; liderë politikë që janë të lidhur me banditë të rrugëve që gjenden kudo; gremina financiare janë krijuar në të njëjtën kohë kur janë ngritur edhe resortet madheshtorë; kultivimi i drogës, përhapja e shitje e saj, sidomos përtej kufijve ka qenë e mbetet praktikë e zakonshme… vjedhje masive të zbuluara e të padënuara…, vrasje , vetëm në Tropojë janë mbi 200 djem të rinj të vrarë, për të cilët nuk është dënuar askush, sepse klasa politike është organizatore e tyre; vrasje gjykatësish, si i ndjeri Konomi, me urdhër të qarqeve të larta të lidhura me politikën, median dhe pronat në bregdetin e lakmuar të Lalzit, vrasje në mesin e bulevardit, ku gjthçka është bërë në dritën e diellit, barbarisht, kujtoni rastin e bankierit Santo, ndaj njerëzve me duar në xhepa; vrasje në Gërdec, ku, megjithëse dihet fare mirë se kush ishte “sy peshkaqeni”, asnjë institucion drejtësie nuk kishte guximin minimal të thërriste një pinjoll kryeministror… tenderë të dhënë firmave fantazmë, ku milioma euro do të ndaheshin nga njerëzit e politikës… banditë që blejnë vota, shesin emra deputetësh, deputetë që kujdesen për pronat e banditëve kur këto janë në burgje dhe, në fund, si një përtallje për gjithë çka ndodhur, kishim një KÇK, “Kap Çfarë të Kapësh” që ndalon tek banditët e rrugëve, por bën kujdes të mos trazojë banditët e politikës.

Koha për të pasur një gjykim për një klasë politike thellësisht të korruptuar e skajmërisht antikombëtare ka qenë prej shumë kohe. Në tri dekada, jo rastësisht, mbi këtë vend, kanë rënë aq shumë gjëma të mëdha, sa që secilit komb tjetër do i kishin mjaftuar, dhe do u ishte dukur e tepërt edhe për një shekull.

Si nuk ndodh askund tjetër, me gjithë ndodhitë e rënda, vjedhjet e jashtëmendjes, krijimin e një oligarkie e korporate të paligjshme, por vendosëse deri në vrasje, shpërthimin e një katastrofe si ajo e vitit 1997, grushte shteti dhe mbështetje të makinerisë vrastare të Milosheviqit e regjimeve të tjera despotike, humbjen e shpresës dhe të besimit ndaj shtetit, në Shqipëri ndëshkueshmëria ka qenë e paqenë, e pashpresë dhe inekzistente. Shpesh herë ajo është shpërblyer. Tetë vite më parë kishim premtimet e bujshme të shefit të qeverisë, Edi Rama për ndëshkimin e krimit, sidomos nga politika, e përsëri askush nuk u gjykua.

A do të vazhdojë kjo edhe pas 25 prillit? A do të kemi rishtas të njëjtën tabllo: fushatë të egër elektorale dhe heshtje paszgjedhore? Shteti nuk mund të ngrihet nëse krimi i klasës së lartë politike nuk goditet. Harrojeni!

Çfarë është kjo klasë politike, e cila ka zaptuar shtetin?

Mjerisht, ndryshe nga sa ishte menduar nga një grup njerëzish idealistë, Shqipëria prodhoi në seri njerëz meskinë të politikës, të cilët, të frymëzuar prej idesë së pasurimit të paligjshëm, shesin çfarë të munden, deri nderin, të vërtetën, ndërgjegjen, e më pas edhe kombin.

Kjo klasë politike, megjithëse e rrëzuar nga pushteti sipas alternativës tetëvjeçare, e riardhur, e po ashtu e rrëzuar edhe më parë, pas gjëmave të mëdha, që morën jetën e mijra vetëve, jo vetëm që vegjeton qetësisht, stërritet e ushtron presionin e saj të kudoqofshëm, deri në absurditet, por tashmë, krejtësisht jashtë rrezikut për të ardhmen e tyre, kërkojnë ngultas rikthimin në pushtet, qoftë edhe përmes përbaltjes dhe kriminalizimit të shtetit të tyre, ashtu si pala tjetër, edhe pas kriminalizimit të skajshëm të politikës, ku më shumë ndjehet forca e një bande të fortë se sa e një politikani të mençur, mbahet pas pushtetit.

Thirrjet e deritanishme të opozitës për të ndërprerë reformën në sistemin e drejtësisë, për rikthmin e gjyqësorit në atë shkallë deformimi sa ishte, mbrojtja e asaj pjese të drejtësisë të lidhur me politikën – asnjëra nuk është shenjë ripërtëritjeje dhe ndëshkmi; në të kundërtën, është sinjali irikthimit te mosndëshkimi dhe riforcimi i lidhjeve të krimit me politikën.

Në këtë mjedis politik, liderë të këtij mendimi dhe precedenti politik të pashembullt, vazhdojnë të jenë të njëjtët njerëz, që fatkeqësisht hynë në politikë me bluza të bardha, për ta gjakosur atë pas pak viteve, si askush tjetër në një shtet demokratik; që hynë si studentë idealistë, për t’u kthyer në manjatë financiarë; që u bënë pjesë si piktorë modernistë, për të krijuar sistemin enigmë dhe dërmues të PPP-ve; ministra që ishin mekanikë dhe u gdhinë ministra të shendetësisë; të panjohur që drejtuan dikasteret.

Mbi klanin politik berishist rëndojnë, le ta themi haptas, mjaft krime të pa ndëshkuara. Janë aq të shumta, sa që tani është e panevojshme ripërsëritja e tyre. Ky klan, familjar e politik, krijesë e një oligarkie politike e financiare të rrezikshme deri në skaj, është përgjegjës në një rëndesë të madhe, por jo i vetmi, në gjithë këtë katrahurë ku vërvitet një vend me resurse, me njerëz të aftë, por të pashpresë, dhe në të cilin, pasuritë e tij, si mos më keq, janë shitur në koncensione të babëzitura. Atë që ka lënë pa bërë qeveria Berisha, si duket, me të njëjtin zell, po e bën qeveria Rama.

Nëse kjo e fundit edhe në katër vitet e ardhshme, nuk do e bëjë ndëshkimin e së keqes, duke nisur nga vetja, atëherë, më mirë të gjendet një figurë përbashkuese, si Bashkim Finoja, të bëhet Qeveria e Luftës kundër Korrupsionit, për të patur një frymë të re!

Përse nuk dëshkon qeveria e sotme krimet që kanë ndodhur nën qeverinë e djeshme? Përse njerëzit nuk besojnë se, edhe nëse do të ketë ndryshim qeverisje, askush nuk do të ndëshkohet? Përse, të paktën për ato që ka dëshmuar vite më parë, nuk përgatitën dosjet, të cilat të bëheshin publike, të hapura për të gjithë, që një e vërtetë e ditur skutash ose e pëshpëritur, të bëhet pjesë e verdiktit të mendimit njerëzor?

Qeveritarët e djeshëm, të para vitit 2013, e dinë këtë më mirë se ne të tjerët. Edhe ata, pas vitit 2005, kur rierdhën në pushtet nga ndarja e së majtës në disa pjesë e shumë pjesëza, pas bubullimave, lëshuan pak shi të butë dhe ata që “u lagën në mëngjez, u thanë gjatë drekës”.

Të jetë kjo kthimi i një borxhi të vjetër? A ka ende “borxhe” të tilla?

Askund tjetër nuk ka e nuk do të ketë një sistem drejtësie kaq të implikuar me krimin, sa ky që kemi sot në Shqipëri. Shumë prej tyre, sidomos në postet kryesore, kanë kaluar nga zyrat e pushtetit për të mbrojtur pushtetin dhe për të qenë, së bashku me të, pjesë e rrjepjes së shtetit. Mafia e drejtësisë së sotme është e lidhur fuqishëm me politikën, është pjellë e saj, ndaj askush të mos mendojë se është një pjellë që mund të “hajë” rritësit e saj.

Por, mbi të gjitha, Mafia e sistemit të drejtësisë është e lidhur me bandat që kanë tagrin e tyre në politikë. Lirimet nga burgjet e të dënuarve përjetësisht janë haraçi i përbashkët i drejtësisë dhe i politikës. Por, edhe në se struktura të drejtësisë do të donin të bënin ndryshimin e madh, çka pritet me padurim, janë aq shumë dosje të fshehta për to, aq shumë përgjime për çfarë kanë bërë e çfarë kanë arritur të bëjnë, janë të dhënat për transfertat e parave në parajsat fiskale, jo vetëm në bankat qipriote; aty gjenden transaksionet që kanë bërë, fitimet që kanë përfituar, vilat e ngritura si me magji, me gjthë rrogën e zakonshme; ashtu si, në rast të kundërt, mund të vijë edhe ndëshkimi.

Rasti i gjyqtarit Konomi nuk është i largët, e po ashtu nuk është i largët as rasti Trebicka. Qeveritarët e djeshëm janë aq të aftë sa që, pasi të zhdukin, të premtojnë të të bëjnë fjalimin më të bukur që është mbajtur ndonjëherë në një varrim publik.

Shteti, që kur është krijuar më i pari i tyre, fillon e ngrihet kur ndëshkohet krimi. Ndëshkueshmëria është shtyllë mbajtëse e shtetit, ndryshe, e gjitha kjo, për fat të keq, do të jetë si ato kalatë e rërës në buzë të detit, që shuhen pas dallgës së parë.

Ndaj, edhe besimi i njerëzve se një ditë do të gjykohet, klasa e korruptuar politike, jo vetëm si persona publikë, por si precedentë të rrezikshëm politikë e financiarë, ka filluar të humbasë. E, bashkë me to, edhe besimi i një njeriu që ka pritur gjithë shpresë kthimin nga e mbara të vendit të tij.

Ky jam unë, si mund të jetë secili nga ne.

 

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
29 Comments
  • Akoma me përallën e ndëshkimeve ti? Po si mund të ndëshkojë krimineli vetveten a mavri?

    PSE S’E THUA TROÇ MUHABETIN SE KOKAT E PS, PD DHE LSI JANË SHOKË IDEALI, PASARDHËSIT E DEVOTSHËM TË PPSH-SË?

    A u ndëshkua nënokja që të ndëshkohen çiliminjtë?

  • E kush eshte ai qe kerkon te ndeshkohet krimi ,ti ! A nuk ishit ju qe e quajtet denimin e Fatos Nanos politik megjithse u denua per vjedhjedhe nuk kishte vjedhur pak por aq shume sa sot rron si sheik pa bere asnje lloj pune.Ti Bedri nuk ben thirrje per drejtesi,sepse ti nuk flet asnje fjale per Ramen e qeverine e tij por ti kerkon te denosh vetem opoziten.Un nuk jam kunder qe te denohet kushdo qe ka bere krime qofshin keto Berisha, Basha apo Meta por ne to duhet te perfshish dhe qeverine qe po grabit me shume se gjith qeverite tjera,kurse ti qeverine e kritikon vetem se nuk ka denuar opoziten. Ky eshte nje maskarallek.

  • Derisa projekti mbetet i njejte, allbania urupian, normale njejte edhe skenari. Psh, shpetim tymit, ja ktheu gjysem pergjigje edroga, se ju duk i shtrenjte si pazar

  • A doni ma per “Belulin” ?????? Then e then ,shkruar e shkruar ,par e par,e nje pamje aq e njohur per cdo gomar e jo njeri ma qe po tall e sundon egersisht ,pabesisht, nje tuf kellirash te neveriteshme , pa perjashtuar askend sepse tregoi koha qe prapaskena esht persoserisht e sofistikuar dhe mir organizuar sa ,ky popull qe ka humbur mendjen, orjentimin, i zhyrur ne gjumin letargjik qe po i kalb teresiaht “trupin” e nuk ndjen asgje ! Kot lodhesh i nderuar Bedri duke xhveshur “jorganin”, ku shkaperdhihet ky trup i semur ,pa dinjitet, indiferent, qe ushqen krimbat e do vazhdoj akoma gjat ! E them kte , sepse ky milet kujton se fitoi te drejten e lehjes pa e vrar kush si qen rrugac ne mes te ruges diten per Diell ,e kjo esht “fitorja e madhe”..Banditet , qe jan pjes e ksaj klase politike hienash e gjarperijsh qe nuk ngopen , jan prapavijae sherbimit ! Mos prit ndeshkim se edhe kaq sa behet esht sfumim per tju nbyllur gojen Amerikes qe po ju “prish qetesin ” Ky doli me i squti mashtrus burracak,qe vec pushteti mos ti hik nga duart ska kufi ne pazare ! Mos prit i nderuar Bedri asgje nga cka pyet ,se ky popull nuk di te bashkohet ,se ky popull po ha nga femijt e tij qe mergojn rugeve te Botes e sdo tja dij kush e shkel ….Ky popull ka “nenshkruar traktatin e paqes”me pushtusin shqiptar te tij dhe perdhunusin e femijve ! Ktu e 30 vjet po ato ftyra te degraduara qe po shijojn jeten prallore ,me gjak bashkatdhetaresh po e drejtojn votusin drejt garancis se ksaj jete qe bejn ,nje opozit e falimentuar ,e plakur e degjeneruar qe ka gjet shpetimtarin !
    Shkruaj i indinjuar ,shpres humbur dhe ska pse vazhdoj mbas gjith atij shkrimi aq te pasur e real qe ke prekur z. Bedri …

  • Zoti Bedri!
    Perpara se te kerkoni,qe drejtesia te ndeshkoje klasen politike,duhet te ndeshkoni veten si medie ne teresi dhe ju vete si gazete se pse nuk e keni vene gishjtin ne plage,duke nxitur popullin ne revolte kunder padrejtesive,kunder vrasjes se demokracise,mos ekzistences se shtetit ligjor,rrenimit te administrates publike dhe venien e kryeministrit ne mbrojtje te korrupsionit!
    Ju me shume konstatoni ato,qe i sheh tere pop[ulli,por kurre nuk keni shtruar per zgjidhje se cfare duhet bere!
    Ju deklaroni pasopjat,por jo shkaqet e rrenimit te demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi!
    Mbushni faqet e gazetes me shkrime te autoreve te ndryshem ,qe vetem mburrin veten si Beluli,por qe nuk nxisin ne popull asnje ndjenje ne mbrojtje te demokracise!
    Askush deri me sot nuk eshte shfaqur tek ju,qe te marre persiper per te organizuar Gjyqin e Historise te zhvillimeve kriminale te ketyre 30 vjeteve,se pa u bere kjo,kurre nuk mund te vihen me shpatulla per muri fajtoret dhe te formulohen Strategji dhe Taktika per te ardhmen!
    Mos e mbushni trute njerezve me konstatime,por me besimin se ky vend mund te behet!
    Dhe pikerisht keta njerez,qe te shpalosin keto ide qwe ngjallkin besim duyhet te reklamoni e jo histori mburrjeje te dikujt me citate te filozofeve te huaj pa asnje lidhje me hallet tona!
    Keni heshtur se per cfare iu desh Edi Rames te sajonte te ashtuquajturen “Bashkeqeverisje me qytetaret”,ndonese une e konsiderova kete “Bashkeqeverisjen…” si MASHTRIM TE MADH”,ju e zbutet titullin dhe e vute ne dyshim akuzen time!
    Flitet prej 30 vjeteve dhe nga te gjithe pranohet se ketu ka korrupsion gjigand,por ju HESHTET fare kur Rama deklaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
    Asnjehere nuk u botua ndonje shkrim se pse iu deshen Rames te PRIVATIZONTE te gjitha sherbimet shteterore me PPP e koncesione te natyrave te ndryshme,kur ato duhet t’i kryente vete shteti,por eshte kthyer ne TAKSIDAR!
    Asnje fjale nuk thate ju si gazete kur Rama izoloi 700 mije pensionistet gjoja per t’i ruajtur nga covid 19,por nuk u dha asnje sherbim shendetesor ne shtepi,kur dihet qe te moshuarit vuajnme edhe nga shume semundje te tjera,edhe me vdekje prurese se covid 19!
    Ju heshtet kur mijra qytetare te infektuar nga covid 19 dhje qe u mjekuan ne shtepi,por shteti nuk ua riimbursoi asdnje lek ilacet dhe sherbimet private duke demtuar shendetin dhe i futur ne borxhe me miliona leke!
    Ju kurre nuk e keni cilesuar Ramen si DIKTATOR,kur ai i ka nenshtruar te gjitha pushtetet nen kembe,perfshi edhe ju si medie,qe nmdonese botoni shkrime me kritika ndaj tij,por jo deri sa t’i kriojojne shqetesime!
    Edhe sot,mbroni Ramen,se mos vije Basha,kur duhet te kishit mbajtur te njejtin qendrim ndaj te dyve,por te kishin nxitur forca te rteja,shprese dhenese per shqiptaret,sic bente dikur Koha Jone,para 97-tes!
    Ju keni heshtur se ne 25 prill i humburi i vetem do jete POPULLI SHGQIPTAR,pavaresisht se kush do i fitoje zgjedhjet,se populli vetem sa do votoje si ROB LUFTE ne rresht e jo si SOVRAN!
    Jepni shembull ju si gazete,qe edhe ndaj nje komenti si kly i imi me kritika per ju,moderatori juaj ma ka censuruar komentin,pra as ju nuk jeni te pavarur si PUSHTET gjoja i KATERT!

  • I nderuar Bedri Islami! Shkrimet tuaja jane nje ngushellim per te gjithe shqiptaret qe duan te kete nje shtet shqiptar,ashtu si te gjithe shtetet tjera ne bote dhe te jene krenar per te.Fatkeqesisht ne nuk e kemi nje shtet te tille,sepse qysh ne vitin 1990 Shqiperia u kap nga nje kriminel i lindur,i kamufluar me masken e intelektualit dhe i veshur me kapardinen e bardhe.Per 30 vjete me radhe ai arriti te asgjesoje fizikisht e moralisht te gjithe idealistet e vizionaret e nje shteti demokratik,pastroi te gjitha faktet inkriminuese te tij dhe te kamikazeve rreth tij,grumbulloi informacione te vlefshme per te kercenuar e shantazhuar te kujtdo kuadri a politikani qe mund ta demtonte dhe beri qe ndaj tij organet e specializuara te mos kene fakte te implikimit te tij me ish sigurimin e shtetit apo me agjenturat e huaja si UDB-ja etj etj.Kur permendet ligji i dekriminalizimit Sali Berisha nenqesh me ironi sepse
    per cudine e te gjitheve,ate ky ligj nuk e kap,pavareswisht se s’ka krim qe nuk ka bere nga vrasjet e personave si4 te vraret e vitit 1991 ne Shkoder, Pashko,Olldashi ,Remzi Hoxha etj etj e deri tek mijerat e te vrareve ne vitin 1997 apo per zhdukjen me urdher te tij te rreth 200 Tropojaneve!Kurse sa per krimet e organizuara nga ai e te realizuara nga njerezit e bandes see tij per 30 vjete me radhe,sipas modelit te platformes se Sheshelit nuk jane denuar nga njera ane,sepse ai ka kapur e komanduar dhe akoma ka edhe sot ndikimin e tij te padiskutuar (shikoni gjyqtarin Lazer Sallaku qe ka ne dore dosjen e Izet Haxhise dhe kete bastard kriminel nuk e therret as deshmitar dhe te gjithe hapin syte!?)gjithe sistemin e drejtesise dhe nga ana tjeter,sepse sic me te drejte shkruani ju dhe nga ana tjeter e politikes eshte rene dakort amnistimi i krimeve te tij qysh ne vitinj 1997,kur shteti ra si pasoje e veprimeve makabre e antikombetare te ketij perversi!Aty qendron e keqja e ketij vendi.Nese ne vitin 1997 ky person do te ishte vene perpara pergjegjesise shqiperia kishte shansin te ecte perpara .Dhe kete e deshmon dhe ish ministri Shaqir Vukaj,kur deklaron se ka dokumente e urdhera kriminale te banditit vicidolas,por ai u la i lire ne saje te oportunizmit te partise socialiste e te partive te tjera politike te cilat e quajten te mbaruar rolin e banditit Berisha dhe firmosen marreveshjen famekeqe me armiqesore te ketij vendi: Mosndeshkimin e ketij gjakpiresi.E pas klesaj,duke e ditur se kurre dhe askush nuk do guxonte te vepronte kunder tij ligjerisht dhe jo me fjale,vazhdoi viti 1998,kur u sulmua shteti,duke hedhur poshte arkivolin e Azem Hajdarit etj etj.Nderhyrja amerikane e asaj kohe vertet beri qe ky pizeveng te terhiqej nga grushti i shtetit,por ama dhe pas kesaj ai vazhdoi te ishte personi nga i cili varej “stabiliteti politik” i vendit dhe te gjithe ambasadoret ne vijim e takonin si Daj Lamen e bekoheshin tek ky krimineli pashpirt! Dhe arrijme tek e sotmja,disa dite perpara zgjedhjeve. Te gjitha sa thoni ju qendrojne dhe edhe une mendoj se Edi Rama,pavaresisht nga sa deklaron e thote nuk ka mundur apo nuk ka dashur qe ky bastard te denohet,pavaresisht se pushteti gjyqesor tek ne eshte i pavarur.Perpjekja per te implementuar reformen ne drejtesi pervec pozitivitetit te saj ka dhe minusin e madh qe sado gjyqtare e prokurore te largohen nga sistemi i drejtesise,te tjere si ata do te behen te tille,perderisa mbetet i pandeshkuar koleksionisti i gjithe sekreteve shteterore,kriminale,keqberese te te gjithe shqiptareve;mbetet i pandeshkuar arkiva e krimit dhe jo vetem qe mbetet ai por eshte bere dhe aleanca e pergatitur vazhdimesia e kupoles se krimit.Pergatitja e Like Metes,si vijues e trashgimtar i Berishes eshte sinjal i keq per shqiptaret edhe per faktin se eshte ne postin kryesor te vendit dhe perdor institucionin e presidences per minimin e dempokracise dhe si i pameshirshem qe eshte nuk e ka per gje dhe te vrase po qe nevoja per te mbrojtur krimet e pasurine e tij dhe per te qendruar ne majat e pushtetit me cdo kusht.Fakti qe keta te dy kane arritur te kene pasuri marramendese dhe kane kapur shumicen e shtypit e TV ,qe i financojne e i perdorin per qellimet e tyre eshte fakti me domethenes i semundjes kanceroze qe ka pllakosur kete vend.Trjusti i tyre mediatik ,pervec qe pastron parate e tyre te pista ,ben non stop 24 ore ne dite shpelarjen e trurit te shjqiptareve dhe ruajtjen e ndikimit te tyre ne politike.
    Si konkluzion mund te them se ambasada amerikane ne Tirane e ka te kote qe ben thirrje(formalisht) per te mos marre pjese ne zgjedhje persona te inkriminuar apo per te mos shitur voten,kur e di shume mire biles,me mire se kushdo tjeter se do jene ne parlamentin e ardheshem kandidati me Nr.5,do jete Fatmir Mediu i gerdecit,do jete Monika=Likja,Petrit Vasili,Flamur Noka=UDB-ja dhe nje sere kamikazesh te tyre dhe vete zonja Kim per kete gje ose nuk mund te beje gje ose vete departamenti i shtetit amerikan nuk ka vendosur qe tu thote stop ketyre banditeve te njohur nga ne por dhe nga ata,nga BE-ja etj etj.Ja,ta zeme se Tom Doshi,i anatemuar aq shume nga zonja Kim,nuk do jete deputet/.Edhe?! Toma e rrezikon shqiperine apo banda politike berishiste e simotra e saj LSI? Cfare roli negativ pati prania e TomDoshit ne parlamentin e
    sotem?Ai e bllokonte foltoren e kuvendiit dhe qellonte kryeministrin me kepuce e cizme e fuste veze neper xhepa e boje ne parlament apo perdorte fjalor gangsteresh e banditesh?Ai sillej si Albin Kurti anarkisht ne parlament dhe ne nuk e dime? Kush i ha keto?Keshtu qe per mua,qofsha i gabuar, edhe sikur te fitoje prapa Edi Rama,gjendja me keta persona ne parlament nuk do sjelle gje te re,pervec perleshjeve te njohura dhe sterkembeshat e tyre kunder demokracise,kunder USA e BE-se.Kurse ,larg qofte ardhja e Bashes e kompani ne pushtet do te jete nje “dhurate” per zonjen Kim,qe te poergatitet per te provuar ne qafen e saj e te DASH-it dhembet e Berishes e te Metes,sic i kemi provuar ne per 30 vjete me radhe!

    • ja ke zbehur vleren e mezazhit Bedriut,sepse kronologjia,vertetesia,saktesia dhe objektiviteti i shkrimit tend eshte jashte mase i rende per skllaverit shqipetare.
      Pa median nuk ke si ta arrisesh me sukses çoroditjien e trurit injorant,e sidomos formatimi i skllevereve me injorance lkuhet si operete strategjia e dominimit.

      Kapelen artist!!!

  • Do e lexoja shkrimin, por ndjese qe e nderpreva. Ndjese qe mund te paragjykoj shkrimin, qe ne brendi mund te jete shume pozitiv. Kur z.autor thote se nuk e njeh Doshin, porse ai paska paguar operacionet e disa personave, kjo mund te ishte evituar. Se pa dashje krijon idene se ambasadorja po I bie ne qafe nje bamiresi. Po te kish funksionuar shteti nuk do ishte Doshi pronar i Profarmes, qe prodhon ilacet qe nuk japin rezultat dhe afermendjes mund te shkaktojne viktima sa te duash. Por kjo nuk eshte ceshtja kryesore, pasi ambasadorja e akuzon per veprimtari antiligjore. Ne komentet ketu shoh qe te gjithe e qesendisin ambasadoren duke I kujtuar se si Doshi jane edhe yjet ne ngjitje, pa vene ne dyshim faktin se Doshi eshte vertet I papranueshem per kandidaturen e deputetit. Ne e dime mire qe pilafi s’mban me uje dhe dikush nga zyrtaret e larte politike do shkoje ne burg per te perligjur premtimin se demokracia lufton korrupsionin. Por edhe ne ndodhte kjo(kur te ndodhe), eshte shume pak per 30 vjet maskarade dhe barbari ekonomike e shkatwrrim I stabilitetit dhe jetes social ekonomike te vendit. Shume pak do jete per pergjegjesit kryesore te zhvatjes biblike te pasurise kombetare dhe nxitesve te luftes se re te klasave. Ta harrojme se do behet vertet Drejtesi, se nuk eshte sistemi qe ka nevoje per kete. Maksimumi do behen bashke Edi+Luli+Mediu+Sala t’ia ngecin kungulleshken Likes, duke i kerkuar edhe ndjese.

    • Si gjithmone punist i kamufluar me frazeologji moderne, nuk je gje tjeter veçse deshmi e gjalle ne forme fosileje e shkerdhatllekut qe nisi ne Shqiperi ne 1944 dhe vazhdon edhe sot. Mut ishte dje, mut eshte sot, nuk merret vesh mire erse ai muti i djeshem ty te shijon si hallve, apo se atehere te kishin mbush mendjen qe ne “pasurine kombetare” kishe edhe ti pjesen tate. Idiot! (Sot pertokam me te sha me hotel)…

      • Une s’flas per kohen kur s’isha. Ti kk vjen nga ’44, si lopet qe u ka mbaruar qumeshti. Mund te te shaj dhe une me hotel, por jemi ndryshe. Edhe anonim nuk me shkon te bej skuthin.

        • Mos mo enveristi i fundit se ma bone mishin kokrra-kokrra.

          p.s. edhe une nuk kam qene ne 44n or budall, por kam bere histori ne shkolle, pra nuk eshte pune lopesh e qumeshti. Qumeshitn e kemi mbaru ne rradhat e ores 2 te mengjezitm atehere kur jam i sigurte qe ke qene edhe ti. Ti nuk ke c’me shan me hotel se une ne hotel vetem fle ndonje here, kur e bie rasti, nuk i pastroj halete. Sa per skuth, nuk e di a jemi ndryshe apo jo, po nuk te kam akuzuar ndonje here per skuth, per budalle po.

          • jo mo jo, ç’te pastrosh halete ti…ty veç te te pastrojne, hahahhaa. Ik ore pirdhu

          • JA paske mesu lezetin te pastrumes mer qerrata dhe paske filluar te qeshesh me veten tende, shenja te mira keto. Per te pjerdhuren s’kam ndonje kundeshtim se vazhdimisht te pjerdh. Te fala kolonelit.

  • I ndeshkuari nga i shumevuajturi POPULL,nuk NDESHOHET-se vendimmaresi eksekutues,eshte nje me Ta… Kjo eshte e keqia.
    Dhimbia e madhe Popull!

  • @ Kroger Pranoj komentin por problemi esht tej penes se gazetarit per te mobilizuar nje popull ne revolucion ! Dihet qe pushteti katert esht gjithmon ne sherbim te paleve ,por nje prijes ,nje udheheqes del nga nje “miter” e shgenjyer ,e vjedhur, e dhunuar qe ndjen dhimbjen e nje populli si ky i yni ! Mos prit te organizojn revolucionin Bedriu qe ndoshta ka kuptuar qe ky popull pranon te haj dhe bar sepse nuk gjejn mirkuptimin mes tyre ,sepse jan te percar e tarafxhij,sepse blihen e tradhtojn ,shokun ,komshiun,mikun e dalin ne protesta qe organizojn vresesit e tyre ! Si mundet te pranosh nje degjenerim te till ,nje te till mashtrim . hajni e krim politikanesh te cdo ngjyre !Ne fund te fundit ato cka shkruan jan e verteta e sa e sa te verteta shkruhen e duken ktu e 30 vjet Pse ska nje unitet ,nje reagim shperthimi popullor, qe te permbys kte klas me e keqe sbehet e se baballaret e tyre ! Ku qendron difekti Si pranojn te bashkjetojn me vrasesit ,dhe dhunusit e tyre e vazhdojn i ndegjojn perallat e perqeshjen qe ju behet ! Kush ta bej gjygjin e historis ????? 8 vjet as u permend premtimi por bashkjetuan per bukuri ……..

    • “O popull mjeran”!
      Shtypi eshte pushtet i katert dhe ka ne dore te ndeze revolten popullore ndaj padrejtesive si askush!
      Me thuaj mua,kush eshte mjeti nje ose disa personalitete te komunikojne idete e tyre me popullin pervec medias?
      Shqiptaret sot jane te shtrypur dhe shfrytezuar njelloj si ne kohen e sundimit otoman!
      Jemi te shtrypur se ketu nuk ka asnje filiz demokracie!
      Te llapesh apo ulurish sa te duash si ujqit ne pyll,por nuk tye degjon njeri,kjo nuk eshte demokraci!
      Te shkosh per t’u ankuar ne nje zyre shteti e bashkie per ndonje padrejtesi dhe nuk te pret njeri,kjo nuk eshte demokraci!
      Kush ka qene qofte edhe per pak kohe jashte shtetit,sidomos ne SHBA,Suedi,Finlande,Norvegji etj me siguri ka pare se me sa respekt i trajtojne qytetaret puninjesit e zyrave atjke!
      Po ketu nuk veprojne keshjtu,sepse zyrat jane mbushur me militante partie,te pa afte dhe te korruptuar,se tek ne korrupsioni eshte bere sundimtar se ne mbrojtje te tij eshte vene gjithmone kryeministri Rama!
      Ne se te gjitha sherbimet shteterore jane privatizuar dhe shteti eshte kthyer ne nje taksiodar,per ankesat e qytetareve ka ndodhur e kunderta:Ankesat jane shtetezuar vetem nme kryeministri dhe vetem me qellimin kriminal,qe te behet seleksionimi i tyre dhe te fshihen denoncimet per korrupsiopn!
      Deri me sot asnje zyrtar i larte nuk eshtye denoncuar si i korruptuar,sepse eshte mbrojtur nga Rama sic beri ne rastin e tenderit te Unazes se Re ku u shpall fitues nje firme fantazem me dosje te fallcifikuar dhe Rama ju hakerrua gazetareve se ,”Ku eshte ketu korrupsioni”?
      A nuk duhej arrestuar Rama pas ketij skandali,per deri sa pranoi se edhe tenderat para ketij do te ishin zhvilluar po kaq te korruptuar si ai?
      Shqiptaret jane edhe te shfrytezuar,sepse sic raportoi BB ne vitin 2019 qe ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale,qe do te thote se nuk paguajne taksa e tatime,nuk derdhin kontribute per sigurimet shoqwerore dhe shendetesore,pra i shkaktojne deme kolosale jo vetem arkes se shtetit,por edhe vete punonjesve qe punojne ne te zeze,sepse atyre mijrave nuk u jepet rroga e plote,ndryshe jane pa kontrate dhe nuk ankohen dot,qe nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas etj!
      Ka edhe plot te tjera qe vertetojne se ketu nuk funksionon shteti ligjor dhe demokracia,administrata eshte e pa afte dhe e korruptuar dhe kryeminisdtri Rama eshte i pa afte ose i korruptuar vete!
      Cfare mund te beje nje popull i tere,kur nuk dalin pertsonalitete qe t’i udheheqin?
      Nje p[opull,qe nuk ka te ardhura minimale per jetese etj,qe te perballoje cmimet skandaloze me te lartya edhe se ne SHBA,atehere a ka kohe ai qe te merret me politike te madhe?
      Te paret,qe duhet ta percjellin kete shtypje dhe shfrytezim te popullit duhet te jete media,por cfare te beje populli,qe edhe kur komenton me fakte dhe argumente kunder qeverise,moderatori i DITA-s,sic ka ndodhur me mua shpesh here te censuron komentin?
      Pse ka frike moderatori nga faktet e mija dhe nuk i behet vone kur dhjetra komentues fyejne me fjalor banal politikanet dhe njeri tjetrin me liber shtepie?
      A nuk do te thote kjo se shtypi eshtye i shitur tek qeveria per interesa personale e jo kombetare?
      Pse heshti i gjithe shtypi kur Rama deklaroi se : “Kokat e korrupsiopnit ne Shqiperi nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”?
      Cfare do te thote kjo HESHTJE totale pertvecse bashkeveprim ne vrasjen e demokracise dhe shtetit ligjor?

    • Replike me Opopull mjeran!
      Te gjithe ata qe sunduan kete popull prej 30 vjetesh,perdoren te njejten filozofi sundimi,ate qe kane perdorur te gjithe SUNDIMTARET ne bote :
      -“Lere nje popull te varfer se e sundon lehte”!
      Nuk ishte rastesi,qe banda kriminale e Berishes te paren gje qe beri ishte grabitja dhe shkaterrimi i te gjitha pasurive kombetare,aq sa sot nuk jemi ne gjendje te ushqehemi ndonese vendi ka pasurite me te medha si askush ne Europe!
      Bandat e Ku Klus Klanit te Azem Hajdarit kudo qe shkonin i vinin zjarrin cdo gjeje ne emer te antikomunizmit fantazem dhe sot Azemi quhet hero i demokracise!
      U perca i gjithe populli ne komuniste e antikomuniste,ne socialiste e demokrate,ne te majte e te djathte,ne te pasur e te varfewr,por askush nuk mendoi se si mund te ndertohet nje shtet i mireqenies per te gjithe shqiptaret!
      U ndertuan me vrull te madh qindra kisha e xhamia,por askush nuk mendoi per strehimin dhe punesimin e njerezve!
      Per asnje cast,nga politika kriminale nuk eshte dhene qofte edhe nje shkendi e vogel per te ngjallur besimin se ky vend mund te behet,por edhe sot pas 30 vjetesh njerezit duan te ikin nga ky vend i mallkuar i bere prone private nga nje grush cubash te politikes dhe oligarkesh!
      Nje popull i tere nuk u ngop kurre me buke,por ama eshte ster ngopur me propagande gebelsiane,aq sa sot shitet sapuni per djasthe!
      Te djathtet nxisin turmat vandale te ulurijne “Rama ik”!,ndersa te majtet tru shplare ulurijne “Po iku Rama do vije Badsha”! etj!
      Askush nuk ankohet per cmimet skandaloze te dritave apo te ujit,taksat qe rriten per dite,pensionet mjerane dhe rrogat e ulta,per koncesionet dhe PPP e shumta prej miliardash euro qe qeveria i jep,po kurre nuk beri transparence se keto miliarda sa shqiptare punesuan,sa inxhiniere,ekonomiste,arkitekte,manovratore etj,me cfare rrogasdh dhe per sa kohe,por vetem per reklamen e rrugeve,tuneleve,urave etj ndersa populli merr rruget e botes pa shprese!
      Degjojme kryeministyrin te derdellise se po punon per turizmin,por harron se duhet te punoje per pop[ullin!
      Hedhin milioarda euro per qendrat e qyteteve,por harrojne te hedhin me pare miliona per brenmdesite e lagjeve te qyteteve,se atje jetojne njerezit,se atje duhen cerdhe,kopshte,lulishte,kende lojrash,stola dhe tavolina per pensionistet mjerane etj!
      Se bashkia e Tiranes merr miliarda leke nga banoret e lagjeve periferike te Tiranes,por nuk i kthen keto taksa ne sherbim per qytetaret,por i perdor per imazhin fallco e korrttuptiv te tyre!
      Ne se shtypi nuk i mbron qytetaret,kush tjetyer do t’i mbroje?
      A i keni pare ju se SINDIKATAT E PUNTOREVE nuk ekzistojne sepse jane blere nga qeveria ne forma te shumta korruptive?
      A nuk i dini ju se shumica e gravbe dhe vajzave te gazetareve,artisteve,etj jane te punesuar me qellim miklimi ne administraten shteterore ne poste drejtoresh etj,gje qe ka bere qe ketanjerez te heshtin dhe te censurojne kritikat ndaj qeverise?
      A nuk i keni pare ju se per bashkine e Tiranes nuk te lejojne te botosh fakte korruptive ,por vetem lavderime,sepse lali Eri eshte shpallur “monument kulture”,qe ruhet nga shtypi?
      Mire qe Bedriu nuk ka fuqi te nxise revolucion,por te pakten e ka nje mundesi qe te mos na thote se ,” Nuk ka shtet nëse nuk do goditet krimi i klasës së lartë politike. Harrojeni!”
      A nuk e di Bedriu se ketu korrupsiopni ben ligjin dhe mbrojtesi me i madh i tioj eshte shpallur vete kryeministyri Rama?
      Cfare mundimi u dashka qe te konstatosh se ketu nuk ekziston SHTETI LIGJOR dhe DEMOKRACIA?
      E kam denoncuar personalisht qe para 4 vjetesh ne DITA kete gje,por sic duket nuk kane guxim ta amplifikojne ne interes te popullit!

  • “A do të kemi rishtas të njëjtën tabllo: fushatë ‘të egër’ elektorale, pastaj heshtje pazaresh paszgjedhore? Nuk ka shtet nëse nuk do goditet krimi i klasës së lartë politike. Harrojeni!”
    unë shprasoj që kësaj rradhe të përmbyllet ai pazari i filluar 4 vite ë parë!
    pra koalicioni PS-PD!
    dobiçi i burgajetit e kërkoi që në atë kohë koalicionin me PD,por ishte berisha që nuk e pranoi!!
    dhe po të kujtojmë se propozimet për një koalicion bashës ju bënë edhe kur u pa se PS kishte fituar shumicën!
    këtë të mos e harojë askush!
    të shohim tashti!?
    akoma nuk e dimë se si do të jetë përfundimi i zgjedhjeve!
    a so të kemi realizimin e dëshirës së ramës kësaj radhe?
    pra univikimin e të gjithë hajdutëve nën të njëjtën çati!!
    ps:ndoshta mund të sakrifikohet meta!!

  • DITA: B.Islami,V.Malaj,A.Duka,etj në DITA ja bëjnë mirë ” “ANATOMINË” PolitiQËNVE në Shqipëri që nga 1992 në 30 vite..Edhe bufi pulave e di se kush është FATKEQSIA KOMBËTARE NË KËTË VËND.Ai është 1 dhe vetëm 1-Sali Ram Berisha.Dhe sa të jetë Ai mbi tokë ky vënd nuk bëhet kurrë.Këtë e kemi shkruarë disa herë.PSE:
    -Sb është agjent i shumfisht.
    -Tashmë që KIM i është qepur Tom Doshit,del se Ai është edhe i tyre.Kërkohet largimi T.Doshit që vota ti marrë J.Topalli apo S.Berisha.
    -Sb që në 92 kapi DREJTËSINË me kursin plepist.
    -Presidenti Alfred Moisiu ditë më parë në DITA shkroi se.” DREJTËSIA AKOMA NUK PO LËVIZ..” Asgjë nuk bëhet nëse drejtësia nuk bëhet e gjallë.Ata kanë frikë se e psojnë si Gjyqtari KONOMI në Vlorë,SANTO në Tiranë,Hajdari,Trebicka,etj..!
    – Ditë më parë në një TV fola dhe e cilësova Sb PËRBINDËSHI SHQIPËTAR NË 30 VITE.Por më pas dëgjova të shara pa fund.Pra,Sb ka në mbështetje një mafje kombëtare dhe nd/kombëtare dhe E.Rama e di mirë se nuk e çan dotë.Se KM nuk dënon dot si Saliu F.Nanon.
    -SPAK që arrestoj gjyqtaren e Krujës ishte rastësi kur wc plasi në soletën e gjykatës.Në sirtaret e SPAK ka shumë dosje krimi si 21 janari,Gërdeci,Klubi Partizani,Aferat me pronat të familjes Berisha të dhëna në REP.TV,Lobimi Rus,ÇEZ,Dosja Babale,Droga e Maminasit e Çekajve,ku pas tyre fshihet Tropojani Agron Kuliçaj si kobure e Sb që ka zyra deri Kolumbi që drejton mafjen e drogës dhe që u akuzua nga KryePolici PD Hysni Burgaj te Ambasadori Amerikan Widers dhe Sb nuk e lëvizi qerpikun.
    -Fushata për 25 prillit pritet të acarohet.Por kulmi do jetë pas humbjes së PD.Ndaj në 26 prill në Shqipëri do vij NATO për “STËRVITJE”.Kjo na jep shpres për të mbetur gjallë nga Sb,Im,Lb,etj.
    -FLM DITA,BI.

  • Nuk di te kthej pergjigje ,nuk di si arin te revoltohet nje popull kur e mashtrojn e dhunojn dhe e vjedhin ne kte far Feje ! Zakonisht esht Rinia qe shperthen e shpesh behet inisiatorja per te ndezur “zjarin” e shpetimit ! Kur i dham doren Edi Rames pas batakciut Nano e kriminelit Berish ,i besuam thirjeve te tij prej te “RIU” qe perplaste grushtat ne podium (“ska bir kurve qe duron……”) , i besuam pra i dham voten e kemi 8 vjet qe pritem te pastroj ate vendin e minuar hajnesh ,kriminelesh e tradhtaresh ! E kta “bira kurvash”pan bashkjetesen me minahedhsit ,lojen e pazareve pa ju luajtur qimja dhe i fituari perseri “I RIU” shpreses ! Te fituarit perseri po ata Ky doli “Skenderbeu”i situates , qe duam sduam do i japim voten sepse na “pelqejn” genjeshtrat e tij ,sepse nga paraardhesit sna ka dal akoma frika e mos i kthehemi perseri bresherit !Edhe 4 vjet te tjera dhe do haroen “minahedhsit”,e keshtu ne “paqe”hienat do gezojn trofen e fituar ndaj popullit te tyre !
    Rebus ke plotesuar ato cka shkruajn komentusit me lart dhe ate qe nuk e thot Bedriu ..Pra kemi pushtim apo blerje totale nga klasa sunduse , qe ka gjetur zgjidhjen e “jetgjatesis”me pasurin e djersen e sklleverve ! Rinia enderon te mar ruget e mergimit e te dregoj parat tek te mbeturit qe te milen ! Kuptimi Atdhe ka humbur peshen e tij ne ndergjegjen e shqiptareve , sepse sju jep asgje e vetem ju mer Kjo elit e “zgjedhur” me doren e ktij populli esht mirorganizuar , per te mbrojtur interesat dhe krimet e tyre , sepse sic vet thua me pasurin e frikeshme qe kan ven,e me pushtetin qe ju falem , kan bler gjithcka e kedo ! Jemi te humbur e te denuar historikisht prej armiqeve tan , por me i llahtarshmi jemi ne vet shqiptaret ndaj Kombit dhe shqiptareve ! Etja per pasuri esht lejtomotivi i egzistences pavarsisht se faturen e paguajn vet shqiptaret ! Nuk shof zgjidhje e respektoj mendimin tuaj per gjithcka thoni ,se jemi ne nje linj e nuk di cfar mrekullie do nxjer kta shqiptar e kte Vend nga ky batak plehrash qe e kan zaptu …

  • Bukur ETheme bashkohem me ty ! ! Ateher Edi Rama te ket burrnin ti drejtohet ktij populli ,ti thot te verteten e ashtu sic mori voten spektakolare ,shprehje e zemrimit ndaj kriminelit dhe mashtrusve, un besoj se do gjej mbeshtetjen qe i duhet nje prijsi atdhetar , per ta nxjerr Kombin nga ky batak e mos zgjedh rugen e pazareve te dyshimta per te ruajtur pushtetin edhe vet ata ! Po ,ne e dim dhe pjesa e madhe e ktij populli qe shqiperin e drejton mafja e drejton Sali agjenti kerma me klyshet e tij , por si duket kjo qe po ben , esht zgjidhje me e leht esht pushteti qe i duhet dhe cqt shqiptareve te ndershem qe presin ! Jemi viktim e nje grupi antishqiptar brendshem ,si ata qe te shajn ty ,dhe e nje politike te jashtme, qe nuk don trazira e telashe egerirash , qe don ta zgjas kte gjendje per te shpetuar e “nderuar” bashkpuntoret e tyre ,e tradhtaret e shitur !….Pra o popull , prisni edhe nja gjysem shekulli te ngordhin kta kriminel e nese sdo jet zbrazur shqiperia nga shqiptaret ,te gezojm flamurin qe trasheguam …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *