Një marrëveshje Rama-Meta e përfolur dje në Tiranë, ka ende shumë pikëpyetje që presin përgjigje. Në qasje të parë, të le një ndjesi të çuditshme: si të lëpish mjaltë nga një gjemb.
Askush nuk e quan një lëvizje të mirë; më optimistët e quajnë të domosdoshme, shumica e kanë sulmuar ashpër. Si Arben Duka përshembull, që mund ta lexoni në rubrikën e tij të përditshme. Edhe një nga mbështetësit më të klikuar të opozitës, Mero Baze, shkruante mbrëmë në faqen e tij popullore online se ky bashkim do sjellë rrëzimin e Berishës por do jetë një “rotacion që vjen nga dështimi i parimeve”. I mbështetur në sentencën shekspiriane: humba nderin, pjesën e pavdekshme timen, ajo që ngelet është kafshërishte – qëndrimi i Bazes dominon hë për hë qëndrimin e përgjithshëm të të majtëve. Por ka edhe këndvështrime të tjera, nga pena po kaq opozitare me Berishën: “Përballë një regjimi të tillë, edhe çdo qelbësirë që ka arsyet e veta kundër regjimit, duhet parë si një resurs opozitar” – përsërit prej muajsh Mustafa Nano.
Në kopertinën e sotme DITA ka zgjedhur nje gropë. E kujt do jetë?
Berisha? Megjithëse i korruptuar, i rrënuar dhe i palumtur, e ka tashmë edhe njëherë mundësinë të na turret siç di ai të turret. Si përherë do tentojë të na ulë të gjithëve në nivelin e tij: kashtë në dysheme.
Ilir Meta dhe të vetët kanë fikur celularët. Me gjasa mbrojtja e tij do jetë ajo që kemi dëgjuar aty këtu nga delfinët e tij mediatikë: Nëse çdokush merr atë që meriton, të gjithë do ta kishim hak kamzhikun.
Edi Rama? Askush nuk e di ende çfarë ka në mend para dhe pas 23 qershorit. Kurrë nuk e rroku dot rregullin bazë: Jepu njerëzve atë që duan – më pas mund t’u japësh atë që do ti. Minimalisht, edhe këtë herë e dëshmoi veten një vendim-marrës të sekondës së fundit: asnjë përgatitje e publikut, asnjë përpunim i opinionit, asnjë paralajmërim. Me gjasa bluan me vete justifikime të tipit: nuk ka kuptim të kërkosh të dish nëse ajri është i mirë, kur nuk ke çfarë të thithësh tjetër.
Mbetet padyshim alternativa më e mirë për të marrë pushtetin në Shqipëri. Po të mos kishte atë tip që ka, Shqipëria do ishte sot në luftë civile. Por shpesh janë notarët më të mirë ata që mbyten.

gropa esht e shokut Edvin. Dhe e gjith budallenjve qe i shkojn nga pas
zoti adrian nji lutje kisha vllazerore: ne cilen Shqiperi jeton ky Rama???
te gjitha te keqiat ketij populli i kane ardhur nga e majta, ktu e 70 vjete ku dhe mazhoranca e sotme eshte pjella e saje ,ky popull ka lindur qe te shfrytezohet se aq i ka falur natyra meme
Fjale prej saliqenefi!
Pjella te tradhetis ka por pjella te tradhetise se idealeve per poste dhe karrike nuk duhet te kete por ja qe faktet tregojne per ndyresira e neve na linde detyre ti luftojme ata.Fotoja shume kuptim plote dhe nuk do koment.
meta ka mbajtur gjalle Sali Berishen, i ka dhene oksigjen . Kur ju prishet karriera ne PS, trokisin ne porten e Berishes dhe ai ja u kthen : – Bujrum ! Po do te lepini kockat e mia ! Keshtu bene keta ” u be dhe ky edi njesh me kta.Politikane te tille pa karakter,jane gati te ulin edhe breket ,per pak kariere
Në datën 20 mars nxënësit e tri shkollave të Çorovodës dhe rrethinave nuk patën nëpër klasa mësuesit e tyre sipas lëndëve,por vetëm tri orë mësim me Ilir Metën e kompani. Si duket tekstet e shkollës nuk paskan një lëndë për politikën dhe paska menduar për këtë Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.Në qytetin e Çorovodës,siç na telefonuan,paska patur debate mes udhëheqjes së partisë në rreth dhe krerëve të qendrës,sepse salla nuk mbushej me partjakë,prandaj u janë drejtuar fëmijëve.Por thonë se pati kundërshti nga një pjesë mësuesë,sepse shkolla është e depolitizuar,por drejtuesit u kanë vënë gishtin tregues tek buza,që tregon shënjën e heshtjes,se mund të fluturojnë nga puna.Nuk u ka ardhur mirë as banorëve të qytetit,madje edhe disa anëtarëve të LSI,por kjo nuk është marrë parasysh.Nga Çorovoda na vijnë lajme,se në vitin2009,kur Ilir Meta kishte marrë pjesë në një miting në sheshin e qytetit,që ishte e mbushur me fëmijë,e ka sharë ndyrazi kryetarin lokal.Ne nuk e themi dot atë llojë sharje,se kemi dy para mend,por këtë radhë Iliri nuk paska bërë fjalë.
Pas mitingut thonë se qyteti na qenka mbushur me pëshpëshe.Një grup njerëzish na paskan thënë,se Iliri ecën në gjurmët e Sali Berishës,sepse ai e sajoi këtë llojë fushate me fëmijët.Kjo spjegohet dhe nga kërkesa e tij për të votuar edhe 16-vjeçarët,të ciën e ka mbështetur edhe LSI. Përse e bëjnë këtë? Me që po merren me fëmijët,shpresojnë të fitojnë ndonjë votë prej tyre.Fëmijët dhe prindërit e tyre i ka gjetur belaja,sepse ata kanë synimet e tyre që venë në shkollë. Tani filloi fushata dhe deri në qershor nuk do të ketë më mësim,por vetëm mitingje,që e përkthyer në shqip do të thotë mësim të hapur me politikanët.Do të ketë më mësuesë apo jo,këtë le ta spjegojë ministri i arsimit me prejardhje blegtorie.
Në tërë këtë amulli të sistemit arsimor të bën përshtypje një gjë.Përse shkollat tona të mbushura me mësuese graduar,na kanë nxjerrë mësuesë gojëkyçur? Ministri guhak i arsimit nuk e pranoi pjesmarrjen e nxënësve në mitingjet e PD,po këtë fakt a mund ta mohojë dot dhe ç’do të bëjë me këta drejtorë që i binden politikës duke dëmtuar proçesin mësimor? Sipas lajmeve që vijnë nga Skrapari Ilir Meta nuk i paska punët mirë që kur la rrugën Berat -Skrapar duke argjëruar prej 12 vjetësh.Nuk është parë e dëgjuar që një rrugë prej 52 km.të mbetet pa ndërtuar prej kaq shumë vitesh. Edhe vetë skraparasit të kishin vënë nga pesë lekë,do të kishte përfunduar që në vitin 2002. Thonë se edhe Ilir Meta,që është kthyer njeriu më i urryer i të gjithë shqiptarëve,tani e tutje do të udhëtojë me jelek plumbi si vandaku i tij Sali Berisha.
Siç na thonë,Skrapari paska katër deputetë,që po të ngulnin këmbë siç nguli zoti Naço në kohën e hartimit të buxhetit,jo vetëm rruga do të kishte mbaruar me kohë,por të gjitha rrugët e Skraparit do të ishin bërë,madje edhe ata punonjës që kanë muaj pa marrë rrogat e punonjnë qesim,nuk do të argjëronin për bukë.Na bën përshtypje se përse Ilir Meta duket si i tërhequr e merr frymë me supe? Me të dëgjuar e kemi,por thonë se Berisha e ka zënë në lagun e këmbës e nuk e lë të hapij gojën kundër tij,kur e shikon me sytë e tij se si është katandisur ekonomia.Unë e di se skraparasit janë burra kurajozë,që e kanë kthyerë Parlamentin shqiptar sëprapi për të mbrojtur interesat e popullit të varfër.I tillë ka qenë Ali Koprëncka,që i vetëm ua mbylli gojën bejlerëve për çmimin e misrit me argumentin se skraparasit nuk e blinin dot me atë çmim që propozonin ata.Skrapari ka patur burra si Mustafa Spathara dhe Bido Buzuqi,që kur Zogu u dha një qese me flori për të vrarë Bab Dudë Karbunarën se bënte krime, kur morën vesh se krimet e tij ishin ndërtimi i shkollave dhe rrugëve për popullin,ja dhanë atij qesen e floririt dhe i thanë të vazhdonte të bënte krime të tilla! Po ky lloj Iliri nga ka ngjarë,që e shikon sa krime po bën qëverisja e Berishës dhe nuk heq dorë? Thonë se ka patur një gjysh andej nga Tomorica,që punoi e fitoi dashurinë e të gjithë Skraparit,po ky sporo si nuk mori diçka nga patriotizmi i tij? Si nuk i vjen keq kur mbyll shkollat e fëmijëve për të mbushur sallat e takimeve të tij? A mund të bësh takim me fëmijët e t’i mbash rob kur ata mezi durojnë në orët e mësimit në shkollë? A mendon ky njeri se Berisha nuk e do më po e zbritën nga kali? Marrim vesh se paska hedhur ca gënjeshtra të reja,se do ta lidhë Skraparin me Korçën nëpërmjet rrugëve të asfaltuara! Nuk besoj se skraparasit besojnë përralla të tilla kur shikojnë që rrugët e nisura kanë vite mbaruar.Skraparasit nuk duanë më varre të hapur,se janë ngopur këto 22 vjet,po fjalë burri,fjalë skraparasi. Nëse nuk ke më gjak Skrapari, të veshë një fustan grash dhe të rrijë nën bishtin e Berishës. Të paktën atë popull heroik e hallexhi të mos e mundojë më.
Sokol Mema
Nje problem i madh shqiptar eshte ky fenomen. Thone se edhe Europa e bota e lejon kete trafikim te votes se qytetareve, ne emer te te drejtave te njeriut, te drejte qe ka deputeti te zgjedhe ke force politike te doje.Ne rregull deri ketu. Por sot qe ne Shqiperi vota fitohet nga elektorati qe voton nje subjekt te caktuar, si i behet, se deputeti nuk e fitoi si individ dhe duket qartazi, qe ketu nuk shkelet e drejta e vetem nje njeriu-deputet, por e nje elektorati nga te pakten 10.000 votues e deri ne 20.000 te tille, a nuk eshte ky nje dhunim flagrant i votuesve, ne emer te vetem nje personi, qe para elektoratit nuk eshte gje tjeter, vec se nje zero absolute. Zgjidhja e vetme eshte qe vota e elektoratit te ngelet tek subjekti te cilit ia ka dhene, dhe i ashtuquajturi deputet te shkoje ku t’a kete kokrra e qejfit pas kesaj. Kjo eshte arsyeja qe parlamenti yne, me 80-90% fshatare nuk e miraton nje ligj te tille. Te shpresojme se ky votim do te realizohet nga parlamenti i ardhshem, qe nuk duhet te lejoje me qe Xhuvelet e Hamza Kastriotet te brejne shoqerine shqiptare.
E rendesishme esht te rrezohet berisha,.perderisa ky lloj populli nuk proteston per asgje kjo esht menyra e vetme…n q s pas zgjedhjeve PSmerr aq vota sa te ket e vetme maxhorancen ndryshon puna,,.
Mua nuk me duhet pushteti me Meten se nuk kam Cfare bej me te. Enderrat e mia perkonin me ish-Rilindjen.. Nuk i perkas ideve internacionaliste …I perkas Idealit: “Shqiperi e Shqipetareve”. Mua me duhet nje Shqiperi normale e jo nje ‘e majte’ ne pushtet, ku pandeshkueshmeria do te lulezoje edhe me teper.
Pushtetin e fiton me vota jo me prostituta politike, dhe nese shqiptaret nuk ta japin?- Ja ku e ke F.S.Noli: “shpetova nga ky popull i poshter dhe malarik”, pas Nolit jeta vazhdoi dhe vazhdon, por ai mbei I MADHI NOLI
Nuk mund te presesh zbarkimin e Amerikaneve ashtu si Cubat e maleve , e ashtu duke pritur u shteruan prej komunisteve . Ne kete rast qellimi justifikon mjetin . Amerika u pajtua me Stalinin , jo prej dashurise , por prej rrezikut Hitlerian . Ne jemi ne nje situate analoge , rreziku eshte eminent , mandati i tret do ish i paperballueshem nga vendi yne .
” Po te mos kishte (Rama) ate tip qe ka,Shqiperia do te ishte sot ne lufte civile”.
Amerika konsolidoi nje here e mire DEMOKRACINE,pikerisht pas luftes civile.
Kur gjysma e nje populli e sheh si armik gjysmen tjeter dhe, kjo per faj te politikes,atehere eshte me mire qe te perplasen nje here e mire se vetem keshtu do te zene mend dhe te ardhmen pastaj do ta ndertojne pikerisht mbi baza e ligje demokratike.
Nje koalicion parazgjedhor eshte gjithmone i paragjykuar por eshte i ndershem , votuesit i paraqitet alternativa paraprakisht dhe zgjedhja eshte e ti . Ndersa nje koalicion paszgjedhor eshte teper me i lehte , pa kosto elektorale , voten e marre e drejton ku te intereson pamvarsishte arsyes qe e ke kerkuar , pra rjedhimishte dukshem me i pandershem . Levizja e fundit eshte nje termet ne te gjithe spektrin politik , ku dhe opinionet jane te te gjitha ngjyrave dhe ende te pa krisalizuara , e megjithe ate , si ne c’do termet , minjt levizin te paret . Minjte dalin te paret nga gjirzet perpara se ndertesa ti zere brenda . Per te pare kush do te rrezohet , mjafton te veresh nga minjte largohen .
Nga momenti qe do zyrtarizohet nga të dy partitë,këjo marrëveshje,merr fund besimi i popullit tek një politikë me parime, mbi bazën e të drejtës,të vërtetës,pra mbi moralin.Nga ky moment afishohet paturpësisht politika amorale.Nga ky moment,ndahet populli me shpres,në një popull fatkeq dhe i pa shpresë,nga sundimtarët pushtetarë me shpresë se do sundojnë pa u kërkuar njeri llogari,dhe pa dhënë llogari për zullumet që kanë bërë,Gropa?…Gropa për atë që ka ushqyer besimin e popullit,dhe që po përmbys këtë besim.Populli do shkojë te AK-ja dhe mirë do bëjë,se atje siç po duket,nuk do zhgenjehet.E kam thënë dje,se Meta vjen me porosi të Berishes si garant për të,siç duket edhe Rama paska nevojë për mbrojtje.Një politikë e ndyrë-hajde të mbrojmë njëri tjetrin-dhe populli të rrijë urtë,se aty e ka vëndin.Këjo është një politikë dritëshkurtër që z’do ketë të arthme. Berisha me Metën do ta rrëzojnë kryeministrin e ardhëshm Rama në situatën më të afërt negative që atij do ti paraqitet,dhe Nuk ka dyshim se Meta i shkathet dhe pragmatist ” SI AI” do t’i rrëmbejë edhe Partinë.Këjo do jetë gropa e dytë,gropa e Edi Rames.
Nese Rama do bente nje qeveri me Meten pas zgjedhjeve , ateher do ish te gjitha keto qe ju thoni . Vota per Ak eshte nje zgjedhie e juaj . Largimi i Berishes eshte i nje rendesie kombetare
ti qeke me palla ketu. mesa duket je tan lepri i rames qe shkru nga zyra e rames pasi i keni fut nai vizzzzzzzzzzzzzz te traaaaaaaaaaaaaaaash. o palle ky koalicion esht i kerkum nga Berisha se vetem keshtu garanton qe te rri prap kryeminister. rama mund te fitoj 20 mij votat e punonjse te lsi po humb votat e atyne 300 mij njerzve qe i qiti para kryeministris ne 21 janar 2011.
Vizzzzz jo por Cognac XO , dhe po me shijoka 🙂
Persa i perket i kerkuar apo jo nga Berisha , mund dhe te kesh te drejt , por a do ket kontroll mbi Meten pasi ti jete plocuar deshira kjo mbetet per tu pare (keshtu mendoi dhe Nano).Beje kujdes per cfar deshirone , mund dhe te te plocohet ! Sa per me palla , besoje qe do ju mbetej shumeve hatri ….
te pakten nuk kam paguar bileten e avionit per 23 qershorin. 🙂
Rama tanime nuk ka nevoje per votat tona. Ka skparadhiun. 🙂
Dhe une mire qe nuk e bleva.
Zoti Thano,
Tërë këtë Dilemë e zgjidhi vet Barbari Primitiv!
Ai deklaroi ose zbuloi, te themi me mire, se kompromisi PS-LSI, nuk do ta rrezoje Qeverine!…
Kuptohet, kompromisi do te ishtei dobishem po te mundesonte largimin e Qeverise, per te mos kontrolluar Zgjedhjet!
Por kjo nuk do te ndodhe dhe keshtu “marreveshja” akoma e padeklaruar nga PS, është një….
B L L O F. !….
Thano une te respektoj dhe te lexoj me endje. Por duhet te pranojme qe duke degjuar edhe kesaj here kokdhjeret e himares qe lozin me te si macja me miun loder, Rama ka firmosur fundin e integritetit te vet politik. Ai mund ti fitoj zgjedhjet e 23 qershorit, por mund ti gezoj vetem 48 ore. Sepse Meta këtë që po bën me Ramën sot mund ta bëjë me Berishën nesër. Me ndryshimet kushtetuese dhe me deputetët që ia jep pjesa e dukshme apo e padukshme e marrëveshjes ai mund ta rrëzojë Ramën në parlamentin e ardhshëm edhe nëse fitojnë zgjedhjet.
kur gjerat duan te shkojne kokeposhte,do shkojne patjeter kokeposhte,natyrisht,sipas ligjit te Murphy-t.Tani,qe Rama eshte politikan i akademise se piktures,kjo nuk do shume mend ta kujtosh,qe s’e ka idene pse nje force politike quhet e majte apo e djathte,edhe kjo duhet kujtuar,se slogani”pertej te majtes dhe te djathtes”mund te jete varg per ndonje kengetar rap,se pertej eshte ajo gropa qe keni sjelle ju ne faqen e pare z.Thano.Nje dikush famoz qe nuk ia mbaj mend emrin thoshte se politika eshte arti i te pamundures,shto ketu edhe aforizmen tone popullore qe i bie me qafe femrave te disponueshme me pagese,keshtu po,koalicioni mund te fitoje aritmetikisht,se ne plane te tjera me te rendesishme ai lindi si dobiç dhe dobiç do ta kete emrin gjersa te mbylle syte.Rames nuk i lejohet te beje kombinacione te ores se fundit per shume arsye,ku e para eshte faktori kohe.Duhen akoma dy muaj e gjysem te behen zgjedhjet,pra ai ka kohe te mate njehere numrat e tij.Mundet ti kete numrat;pse duhet atehere te rimorkioje nje ngarkese me bajge prapa kur kjo mund ti prishe pune e natyrisht qe i prish pune,pasi elektorati nuk eshte luajal ne kete drejtim.Pra,si levizje,kjo eshte nje kalamallek i pandodhur ndonjehere;ndryshe do ishte pas zgjedhjeve,ku per hir te dy apo tre deputeteve mund te mbyllte syte dhe do thoshte qe aleancen e solli rasti dhe nevoja.Po te dale sot Rama e te zyrtarizoje aleancen me LSI(se deri kete moment kjo eshte vetem hipoteze),kjo dop ta tregoje perfundimisht si politikanin me filestar qe nga krijimi i shtetit shqiptar,tamam llogaritar kooperative.çfare ka thene deri me sot kane qene gjepura;thjesht do vije per karrike.Perveç faktit qe Meta eshte ekspozuar boterisht si qeveritar i korruptuar(te pakten videoja nuk qe e manipuluar)dhe te besh aleance qeverisjeje me Meten do te thote qe e pranon se korrupsioni eshte nje vlere,qe nese nuk e ke ne partine tende,mezi po ia arrin ta importosh nga ustallaret e LSI,por edhe per faktin me primitiv,qe LSI kater vjet me pare i kishte numrat per tu hedhur majtas dhe preferoi djathtas,gje qe mund t’ia beje serish Rames;kush siguron me per seriozitetin e LSI?Garanton letra e internacionales socialiste?!Kjo e fundit eshte argumenti me anadollak,dmth aleancen nuk e kerkoi baza e zgjedhesve,por nja dy andej nga Evropa e sigurisht kur letrat vijne ne anglisht ato duhen marre shume serriozisht.Ne fakt ka nje paradoks;pse nuk po i bejne zgjedhjet ne Evrope atehere,qe keshtu te na kursejne ca shpenzime te kota kutish,letrash,policesh e komisioneresh?Ose me mire fare,te na dergojne ne anglisht listat e deputeteve te zgjedhur,se na shkurtojne kohen dhe preokupimin.Ah,e fundit,lidhur me gropen.Kjo grope eshte hapur nga keta politikane,qe posedojne zgjuarsine e vetme;te kujdesen te mos bien per vete,pa”pas meje qameti”.
ne fund te fundit do ta hame edhe kete koqe ulliri, por parashikoj nje abstension shume te madh ne votime. Do shkojne te votojne vetem militantet, dhe do jete nje perplasje paketash te sakta dhe te paranumeruara votash.
Ca militantesh do shkojne. Militantet e hengren sa krahu. Meta do te kerkoje 30 % kesaj radhe, jo vetem 20.
Une i them vetes militant por nuk i them koqe.
Gropa esht e Rames. dhe ata qe kan shtyr drejt saj jan “keshilltaret” e tij qe kan ngren buken e Rames por bejn duvan e Metes
Z.Thano, nuk behem merak nese ne grop do bjere Edi Rama, por ka shume gjasa qe ne grop te biem te gjithe. Pra te bjere Shqiperia.
Mundesite qe Ilir Meta te shkele cdo marreveshje jane te medha dhe te shumellojshme. Marredheniet e tij me Sali Berishen nuk kane qene kriminale para se te merrej vendimi per bashkeqeverisja, por me pas te verteten nuk ka njeri me sy ne balle qe nuk e sheh. E pranon apo jo me ze, ky eshte tjeter problem.
More zoterinj keto jane mjetet qe na ka sjelle koha . Ju flisni sikur rruget jane mbushur plot me protestus , plot me sindikalist , plot me student , plot me intelektual , etj… Jo mor zoteri ! Ka njezet vjet qe nuk ka me punetor , njezet vjet qe nuk ka me student , njezet vjet qe tufa e “intelektualve” shtyhet ne vathen e apatis .
Ndryshimi ka cmimin e vet , dhe duhet paguar , veresie ka mbaruar . Ndryshimi nuk vjene nga qielli , me nje popull te pergjumur eshte fat qe na jepet nje shans rotacioni .
miku, e mbushen sheshin me 21 janar njerezit dhe askush nuk u doli zot. Minatoret u mbyllen nen dhe, e askush nuk u doli zot.
Duhet te kesh moral qe te sjellesh njerezit ne shesh. Rama e pati nisur mire ate rruge, tani e dhiu fare.
Aty me rri o Niku… Nuk krijuan dot fryme socialistet se nuk krijohet fryme nga ata qe fryme nuk kane. Nuk mjaftuan dhjetra krime te Saliut qe keta dreqer ta mbushnin zemren me ndjenjen e bukur te revoltes?? Sa te mallkuar paskemi qene. Ore mund ta di kush e ka keshilluar Ramen drejt kesaj marrevehje se po degjoj lloj lloj muhabetesh posht e lart…
Njerzit nuk kish perse ti nxirte Rama ne shesh ! Populli nuk mund te mos dilte ne rruge kur ju rit cmimi i dritave , ujit , ushqimit , karburanteve , ilaceve , etj … , po te ish europian . Popujt e mesuar me demokraci nuk presin ti marin per dore ne demostrat kur te drejtat e tyre dhunohen , populli i imponohet politikes e jo anasjelltas . Ndaj mendoje qe duhet konsideruar c’do shans per rotacion , ne rast se galvanizuesi nuk eshte populli le te perpiqemi te marim numrat qe jane ne tavoline . Nga pushteti lokale PD-se i mbetet vetem Shkodra , Tirane keshilli bashkiak mazhorance e majte , KQZ 4/3 e majte , te gjitha keto ndalojne nje revansh te PD para dhe gjate zgjedhjeve .
kjo ishte e turpshme dhe e dhimbshme njekohesisht. Askush nuk e mendonte kete levizje te Rames. A mendon Rama se keshtu mund te humbase nje numer jo te vogel te socialisteve? Vertet beson tek Meta?
Meta eshte njeriu qe ka qene me gjate ne pushtet dhe qe eshte njeriu me negativ ne Shqiperi.
c behet keshtu… mua me duket sikur ka vdekur njeri, aq keq ndihem
E falenderoj stafin e gazetes DITA.Eshte me e mira me korrekte me e vertete dhe me e drejtperdrejte.Lexuesi shqipyar per keto gazeta ka nevoj qe si trembet syri nga diktatura e instaluar ketu,nga korrupsioni e krimin qeveritar ju lumte.
Perfundimisht ne Shqiperi nuk mbarojne te papriturat.Jemi te gjithe ne dijeni te koalicionit Rama-Meta,dhe kjo ka ndezur nje debat dhe nje ilaritet te madh,dhe,natyrshem pyetja eshte;a duhej bere ky bashkim tani?
Une mendoj se ky bashkim eshte i pamoralshem,politikisht dhe moralisht.
Eshte politikisht sepse nuk besoj qe te ndodhe ne ndonje vend te botes,qe opozita kryesore te kerkoje te vije ne pushtet dhe te rrezoje qeverine duke bere aleance me nje pjese te rendesishme te qeverise.Ky eshte nje handikap shqiptar.
Edyta, eshte nje bashkim i pamoralshem sepse nuk mundet qe ne kohen nje ke bere nje fushate te gjere me flamurin e luftes kunder korrupsionit te dalesh neper tribuna duke pasur ne krah ate te cilin e ke lakuar kaq shume si te korruptuar.
Dhe ne fund ,Rames mund ti dalin llogarite gabim,sepse Meta pas zgjedhjeve mund te dale me me shume deputete,dhe nuk e pengon kush te shkoje perseri dhe te beje qeverine me Berishen duke e lene perseri PS-ne ne opozite.
Me vjen me keq per Zotin THano, shume i politizuar.
Kur gazetaret bejne politikat e partive, me mire te quhen analiste si Cili.
Sa per ramen – sdi ku do e coje 21 janarin
Adrian i dashur fillo! Eshtë epokale,krijimi i Levizjes Shqiptare 5 yjet (LSH 5 yjet)Qytetaret opozitarë u tradhetuan!Ju keni bere nje shkrim te mire,por gazetat po vdesin!Puno ne gazete,por drejtperdrejt të propozoj drejtimin nga ti të Tiranes,hapjen urgjent të linkut me sigel perafersisht si M5S,italiane,(eshte levizje pan europiane shume shpejt)dhe program qe do ta shkruajme aty,ku lirshem të bejme antaresimet!E di qe eshte veshtire,por koha dhe shansi politik eshte i ndritshem!Ne ecje e siper veprojme,si M5S,je Beppe Grillo per Tiranen.Natyrisht duhet shpejtesi me shume se perralla partish qe do zhduken!…Sigurisht mund te mos dhe pranoni,por njoftoni!….Respekt,Besim dhe..të fala.Luan Shmilli-Genova,Itali!
E nderur Dita ! Kurva i do mëtuesit në radhë që t’i lëpihen.Mëtuesit e LSI-së janë eunukë,që nuk jetojnë dot pa marrur energji në shalët e prostitutës,i ngrohin sedrën dhe xhepin që të ngrohin një këmbë të karriges.Histori shtëpish publike.Nuk merret vesh se i kujt është dobiçi në djep.
Por çfarë do të ndodhi me Ilir Meten, nqs fiton apo humb aleanca më e neveritëshme në politikën shqipëtare PS&LSI? Çfarë është thënë mbas dyerve të mbyllura në takimin Sali+Ilir?
Mund të supozojmë dy alternativa.
E para:
Nqs kjo aleance fiton zgjedhjet: Ai dhe deputetët e tij do të votojnë ashtu si i vjen fije mjeshtrit Sali Berisha, dhe do bllokojnë çdo ligj që do të shtrohet për të kthyer pasuritë e vjedhura mbrapsht tek kombi( kuptohet herë pas here do bëjë nga një votim bashkë me PS sa për sy e faqe, por ai nuk mund të “tradhëtojë”, babën e tij shpirtëror, atë me të cilin bëri një martesë inçesti në kurriz të kombit tonë. Dhe të mendosh, të votojë ligje të tilla, Ilir Meta do të votojë gjithashtu kundër vetvetes. Ai është po aq kriminel sa edhe Sali Berisha.
Konkluzioni, një Ilir Metë në qeveri, do të thotë një vazhdimësi dhe paralizim i qeverisjes demokratike në Shqipëri.
E dyta:
Nqs humb kjo aleancë: Ilir Meta, pa ndonjë problem, pas asnjë vrarje ndërgjegje( ndërgjegjë që s’ekziston në sistemin fiziollogjik të tij) kthehet mbrapsht me bashkëshortin e tij legjitim.
Martesa e Ilirit me Edin është krejtësisht fiktive, ajo s’ka asnjë vlerë legjitime, si në sy të Ilirit, ashtu edhe të Salës, jo e jo në sy të popullit. Është thjesht një makinacion politik për të mbijetuar këtë atmospherë në të cilën ata kanë kundër që të gjithë, SHBA, BE, dhe gjithë popullin shqipëtar, përfshirë këtu edhe ata demokratë që s’flasin haptas, por e duan Shqipërinë më shumë se udhëheqësin e tyre shpirtëror.
Aleanca PS&LSI do të thotë që Sali Berisha të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Ilir Meta është zhytur kaq shumë në korrupsion sa nuk ka mundësi të shkëputet nga fijet e errta që e lidhin me Sali Berishën, fije, që ne disa i dimë disa i marrim me mënd, dhe për shumë nga to jemi në padijeni. Sali Berisha me siguri e ka një dosje për Ilir Metën, siç thuhet se ka edhe për shumë të tjerë një dosje që ë con Ilir Metën në burg për njëzet e pesë vjet një dosje që ai do t’ia tundë para syve kudo që të jetë, brënda apo jasht Shqipërisë.
Një qeveri e ardhëshme PS+LSI, është njësoj sikur të futësh nepërkën e Skraparit në gji që do të pickojë pasi të gjejë rehati dhe të shohë se u harrua që ishte gjarpër.
Kjo aleance do lejojë Kalin e Trojës të futet në politikën shqipëtare, dhe ta zhgënjejë edhe një herë tjetër me paradoksin e saj popullin shqipëtar, dhe ta degradojë këtë komb edhe më shumë se ç’është degraduar në të tëra nivelet, ekonomike, shoqërore dhe politike.
Edi Rama dështoi më në fund në diplomacinë e tij amorfe tërhiq mos këput, duke zhgënjyer edhe ata qe ende besonin se ai po ndiqte një strategji të stërholluar për të fituar këtë radhë: Ai bëri aleancë me një forcë politike të demaskuar botërisht si një bandë mafioze hajdutësh që vënë si prioritet llogaritë e tyre bankare rreth e qark botës, por jo fatin e Shqipërisë.
Me Ilir Meten në qeverine e ardhëshme, edhe po të humbi, Sali Berisha nuk ikën nga froni. Ai do të vazhdojë të qeverisë me duart e ndyta të Liri Metës, duar të mbuluara me gjakun e Shqiperise sonë të ngratë.
Ndërsa Edi Ramë, të cilit i mjaftonte Aleanca me Ak dhe forcat e tjera opozitare që të fitonte, çuditërisht zgjodhi të bëjë aleancë me konkubinën e Sali Berishës, duke i vënë përfundimisht vetes një pikëpyetje të madhe.
Z.Thano, kjo grope eshte bere apostafat per Edi Ramen. Ai ka rene qysh tani aty brenda koke e kembe. Fatkeqesi se terhoqi brenda ne kete grope, mbi 60% te popullit qe kishte shume shpresa tek ai. ZHGENJIM i madh dhe TURP.
Pa asnjë dyshim, është gropa e shqiptarëve! E çfarë grope se? Gropë që do hapet, e do hapet, e do hapet…deri sa një ditë këta pusht-etarë e partiakë demon-kratikë do ngelin ….edhe pa popull…por …edhe pa Shqipëri!!!
KJO GROPE ESHTE PADYSHIM E EDUSHKA RAMES.
Tani nuk do themi me Ilir floriri, por Edi llamarina. Tani me duket se eshte me e ndershme te votojme per salen….
“Përballë një regjimi të tillë, edhe çdo qelbësirë që ka arsyet e veta kundër regjimit, duhet parë si një resurs opozitar” – përsërit prej muajsh Mustafa Nano.
Sipas ju SHOKU Nano edhe policia ne Europe per te luftuar krimin behet ortak me kriminelet ?
Ky nuk eshte justifikim, Edi e ben se do te vjedhe neser. per ne popullin me mire Saliu sepse ai i mbushi xhepat dhe mbase merrr me pak tani nen trysnine e Europes dhe jo keta te uriturit e rinj qe do te ja fillojne nga fillimi.
esht shum e thjesht,ps vje nne pushtet,berisha del i pa lagur,nuk e denojn,kjo esht e gjithe marrveshja,esht shum e thjesht
Po c’alternative e mire mbetet ai o zoti Thano pas koalicionit me Meten? E mira eshte per ate i cili behet kryeminster, per vendin s’ka asgje te mire, asnje ndryshim sic thote Baze, thjesht rotacion pa parime. Edhe dicka tjeter nisur nga deklarimi i zotit Nano : “Përballë një regjimi të tillë, edhe çdo qelbësirë që ka arsyet e veta kundër regjimit, duhet parë si një resurs opozitar”. Edhe sikur qelbesira te kete qene pjese e regjimit? Ketu nuk ka sens logjik.
Per mendimin tim, vetem kete ‘tezen morale’ s’ka goje ta zere me njeri, perfshi edhe popullin e thjeshte…. sepse tek e fundit LSI (dhe PD) ka arritur te marre aq perqindje votash sa mjaftojne per t’ia hequr kete te drejte pjeses derrmuese te popullsise ! Pra, mashtrusat dhe langaraqet jane te perfaqesuar zyrtarisht ne parlamentin shqiptar. Zgjedhja qe behet ne kete rast eshte e njohur: me mire langaraqet se kriminelat. Megjithate, e gjitha kjo do justifikohej vetem nese arrine te rrezojne qeverine para zgjedhjeve. Ne rast se ndodh kjo atehere Hallall!
Edi Rama nuk siguron dot rilindje sepse i takon te rilinde vete me pare duke hequr dore nga imoraliteti.
Politikane legene ! Nqs fiton Sali Berisha, le ta mbaje edhe 30 vjet akoma dhe mire t’i behet ketj populli !
Titulli duhet te ishte:Si te lepish m.t ne maj te gjembit.
Sigurisht qe e gjitha kjo eshte per te bere nje tranzicion te lehte ne 23 Qershor. Berisha rehabilitohet dhe nuk preket per krimet e tij.
Urime popullit kavje te Shqiperise
kjo levizje vjen e detyruar per ramen duke pasur nje popull te tille qe eshte lehtesisht i blere dhe lehtesisht i manipulueshem. me shumicen ne kqz ai mund te siguroj voten socialiste! eshte e detyruar por e juustifikuar me FITOREN E SE MAJTES NE 23 QERSHOR! FITORE FITORE FITORE!
uaaa po LSI pa u divorcuar mire nga PD, na u fejua me PS?
ka fat, me ate kryetar qe ka PS… me te tilla standarde sic ka jeten private do te bej palaco edhe ate institucion vlerash sic eshte PS,
Ka ardhur koha qe Edi Rama sa me shpejt ti dergoje nje ftese dhe PD se Sali Berishes per t’ju bashkuar koalicionit te majte.
Si mundesh me e nda Meten nga Berisha?
Si mundesh gjithe ato suksese ne Ministritre qe drejtonte LSI ,tani te duken sikur jane vetem merite e PD??
Jo zoti Edi,mos bej gabim merre Lilon bashke me Salon dhe futini nje treshe te mire!!!
Ti ne mes o Edo se je me i gjati.Lilo para teja se eshte me i shendoshi dhe Salo mpas teje se ka me shum eksperjence me vrimat e njeriut.
Edo ,beje per te miren e Shqiperise dhe te jesh i sigurt se Papanderu do gezohet.
C’do fitoje PS me 23 qershor ore?Po populli c’do fitoje?Apo prape 20-30% e administrates LSI,10 % Camet,qe patjeter do bashkohen,10 % ca te tjere dhe ju rrofte socialistave te ndershem,te papune prej 8-vjetesh,te shtypur e persekutuar.
Do fitoje lirine Sala dhe Likja bashke dhe do pasurohen paria e PS bashke me parine e forcave aleate.Ne mut do hame prape.
A mortja qe s’ju ha…
Tani duhet te dalin gjithe socialistet te selia e PS dhe ta marrin zvarre Edi Ramen te peshtyje te varret e deshmoreve te 21 janarit.
Jam dakort me Thanon, por jo qe pa Edi Ramen Shqiperia do ishte ne lufte civile. Pa Edi Ramen Shqiperia do kishte hequr Saliun kjo eshte e sigurt, Rama e ka treguar qe eshte i paafte dhe kesaj rradhe i vuri kapak. Saliu ka pasur boll raste per tu larguar, por Rama ka bere leshime se eshte i paafte.
Notari kur eshte ne gare eshte parashikuar thellesia e pishines, keshtu qe i duhet qetesi, perqendrim dhe ta kete ne zemer forcen…mbytja nuk eshte e mundur, humbja ose fitorja eshte e mundur.
Po topalli pse ka frike nga rrezimi i qeverise???
Qe e permend si fakt???
Domethene ka nje opsion te tille.
Ueee ueeee, pa Berishen Kryeminister dhe pa Josin kryetare Parlamenti pa u bere zgjedhjet. Kjo do ishte idealja.
KJO ESHT LOJA E SALI BERISHES PO TE SHKATERRON ZOTI RAMA KI KUJDES NGA UJKU PLAK E DHELPRA ILIR
duhet bashkim/. Kaq
Ai hengri dhe u ngop, ndoshta nuk do me vjedhe me, por ti o Edi ke nje uri te madhe se nuk ke ngrene keto 8 vjet. Do ta rjepesh kete popull dhe kete vend.
Zoti Thano jam plotesishte dakort me arsyetimet tuaja por ate perpjekje qe ka bere zoti Baze per konsolidimin e se majtes dhe luften kunder qeveritareve pa perjashtuar edhe Lsi me ilir hajdutin te vjen shume keq qe elektorati i majte ndjehet i fyer nga keto levizje te berishes loje e se ciles eshte edhe Ilir floriri.Mero e thote troc nuk edua berishen pervec aresyeve poplitike qe jqane te shumta edhe per aresye personale.Po PS si do te dale para elektoratit e cfare argumenta munde te perdore kur dihet se ky elektorat i njef tani me sekaforce te fitoje edhe pa Ilir m…. i cili kryen lojen e Berishes dhe si munde ta besoje qe njtrqdhetare nuk mumde te tradhetoje prap per intresat e tij se nje fjale e popullit thote se ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron dhe kjo eshte verteuar ne jete.Hamzai,Esati dhe Iliri permenda keta qe kane bere me shume buje se ka edhe te tjere tradhetare pak me te vegjel.Megjithe ate Thano une do te pres deri ne funde cila dote jete pergjigja e forumit te LSI si thote Ilir hajduti por edhe kushtet qe do te pranojne te dy palet.E gjithashtu me duket jashte llogjike nqs Ps eshte detyruar nga nderkombetaret socialiste te cilet e kane vertetuar qe e kane lene ne balte PS-ne ne te 4 vitet qe shkuan edhe per zgjedhjet parlamentare edhe ato lokale duke mos lene me njane ngjerjet tragjike shume te renda si ajo e Gerdecit dhe e 21 janarit.Une uroj qe te gjeni gjuhn e mirekuptimit brenda ne PS dhe te ashpersise me LSI-ne kjo te mos vere asnje kusht se e kunderta do te thote dorzim tek Sali Gerdeci sic e quante vete Ilir hajduti ky njeri me korrupsinin me te madh e bashkepunetor i ngushte i Saliut e bandes se tij. Te presim reagimin dhe tryezen e partive te koalicionit te majte se une parashikoj sulme shume te medha nga kampi i djathte dhe qe munde te sjellin dilema .
Ilir Mata do te beje perseri , per mikun e tije Sali Berisha. Ne nje moment ne se Rama nuk i jep 50 5 te pushtetit ai menjeher ka per tu ribashkaur perseri me Barishen. Ket le ta dije mire z. Edi.
Ne qe kemi komentuar deri tani per Ilir Meten kemi pasur p[arasyshe luften qe ka bere Edi Rama kunder qendrimeve thellsisht tradhetare te Ilir Metes. Sote ben thirrje per Bashklim. A mos do ti dale keq ne radhe te pare Edi Rames dhe pastaj edhe neve.
Le te shpresojme qe uyjku do te behet “dele”
hajde EDI RAMA u bone me ne fund enigmatik , politik dhe kopilik me mafjen shqipetare qe ka shperthy ne cdo dritare per te fut voten ne kamare
Tashmë Ilir Meta është një ,,kalë Troje” i legalizuar nga Edi Rama- D.V. Vërtetë, çudi e madhe!
: Lane prape nam komunistet, si ne kohen e luftes.
Pa pike morali, per copen e “bukes
Z.THANO BEJI THIRJE GJITHE ELEKTORATIT SOCJALIST TE BASHKOHEMI TE GJITHE BASHKE KUNDRA TRAKTATIT TE TRADHETIS RAMA-META.Z.RAMA JU TRADHETUAT GJAKUN E DESHMORVE TE 21JANARIT JU KENI TRDHETUAR GJITHE SOCIALISTET E VERTET,JU PO BEHENI NJESOJ SI KASTRIOT ISLAMI JU DUHET TE JEPNI URGJENTISHTE DORHEQJE.
KU SHKUAN ATA SOCIALISTE E NDERSHEM,P.MAJKO,F.XHAFA,B.FINO,B.BLUSHI,ETJER
PASKAN QENE TEGJITH FRIKACAKER DHE NUK NGRIHEN TI THONE KRTIJE KRYETARI SE PO BEHET VELLA ME SALI LEGENIN.
EDI RAMA KTHE RUGE SA SESHTE VONE DO NDESHKOHESH ME VERTET KETE RADHE JU DHE MBESHTETSIT TUAJE BRENDA P.SOCJALISTE.
nje proverb:nje derr hante mut neper llozhura ,rruge dhe ne cdo vend qe gjente.e kapen dhe i thane qe te ben dem per shendetin dhe ai u bind dhe u betua qe sdo hante me.pas disa kohesh e kapen qe po hante prap mut,dhe i thane:po ti u betove qe sdo haje me pse e shkele betimin.dhe derri u pergjigj:une u betova per mut te njome, jo per mut te thate.une pyes :ky aleati i ri eshte i njome apo i thate.
Mendoj qe Rama do vije ne pushtet pas kësaj marreveshje por do kemi spektakel paszgjedhor te tipit KPD-isto 2001. Kemi për tu shkrire te gjithe bashke: Shqiptare e Europiane, te majte dhe të djathte, Europiane e Amerikane. Edhe pas një rikthimi të bujshem te Linda Rames nga Prishtina në Tiranë për të takuar Monikën sherret do vazhdojnë. Ndërkohe faturat e shumta të papaguara që do u lërë Berisha zor se do paguhen. Do të kemi nje cikel tjeter socialisto-humoristik, vendi do vijoje te jete në ngerc por te paktën do qeshim me këto koqe kanari.
Gjate gjithe ketyre viteve nje gje ka qene e sigurte. Nga cdo marreveshje qe ka bere Rama ka dale gjithmone i humbur. Edhr kete here zor se do ndodhi ndryshe.
Rama ky humbes i madh.
Me cfare morali do te pengoje qe ti shiten komisioneret te Berisha, meqe ky vete e tregoi se nuk ekziston asnje moral ne politike, vetem tregti.
Me Ramen edhe komisioneri me i majte ka frike se mos ngel ne balte. Kur Sala ti beje oferten ca mendoni ju se do te zgjedhin komisioneret? Leket e Sales apo nderin e Rames?
Kjo grope eshte per Ramen ne radhete pare se ai beri aleance me partine hajdute dhe hajdutin Ilir dhe po humbet aleancen me elektoratin. e tij qe do i jape goditien e merituar me vote ne 23 qershor.
Llogjika e keron qe Rama ka paguar cdo gje qe donte Meta, kushedi sa shtrenjte e ka ble.
Do kemi qeverri pazarlliku dhe jo “Rilindje ” te parimeve.
Po parimet e komunisteve na lane 55 vjet pa buke.
nese demokracine do e simbolizonim me livadh te lire, dhe popullin me delet, atehere mund te thoja, se vendimi i Rames per te bashkepunuar me Meten rezulton: Livadhi nuk eshte i lire dhe delet nuk mbrohen duke i kerkuar ndihme UJKUT KAQ KISHA, ADRIAN, URIME PER ARTIKULLIN, SHUME SHUME I QELLUAR TE PERSHENDES NGA HOLANDA
I paskan thene te gjitha komentusit e tjere. Z. Thano gropa eshte e sigurte qe eshte per shqiptaret dhe Shqiperine, se Edi Rama ne grope te m… ka qene dhe aty do mbetet. Edi Rama ne date 24 qershor do kuptoj qe “koalicioni” me “Hajdutin me bllok ne dore” kishte qene nje loj e Berishes. Dhe ne date 25 do marri avionin e pare dhe do iki ne France te pikturoj portrete njerzish poshte kulles Eifel. Se gruaja do ta leri qe ne date 24 se kujt i hyn ne pune nje sharlatan i pa parashikushem.
Sala hengri dhe u ngop, ndoshta nuk do me vjedhe me si me pare , por ti o Edi ke nje uri te madhe se nuk ke ngrene keto 8 vjet. Do ta rjepesh kete popull dhe kete vend.