Do lutem për ty, P. Xhufi…

redaktor

Besnik Gjongecaj

Nuk do t’i përgjigjesha P. Xhufit të paktën për një arsye: reagimi i tij ndaj shkrimit tim te “Dita” ishte, që të mos them rrugaçëror, të paktën jo etik. Nëse një reagim i tillë do të ndodhte brenda një universiteti, atëhere, mbi bazë të kodit të etikës, me siguri që P. Xhufi do të ishte ndëshkuar rëndshëm. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh në komunikimin përballë publikut të gjerë. Në përballjen me publikun P. Xhufi ruan mundimshëm një profil hibrid ku janë në një luftë pambarim me njëri tjetrin politikani provincial që vjell gjithçka dhe s’përgjigjet për asgjë me punonjësin kërkimor. Për fatin e keq të tij, ai që dorëzohet i pari në këtë betejë është punonjësi kërkimor. Gjithsesi, kjo nuk është e rëndësishme.

E rëndësishme është se, në vend që të ndihmonte publikun për të kuptuar më mirë se çka ndodhur me Akademinë e Shkencave, me kërkimin shkencor, universitetet; pra edhe se ç’mund të ndodhë me to në të ardhmen, reagimi i tij ndaj shkrimit tim e mjegulloi edhe më shumë të vërtetën. Nuk paraqiti argumente, por u mor me soj e sorrollopin tim, duke qenë i sigurtë se nuk më shkon as mendja, për shkak të formimit që kam, të merrem me soj e sorrollopin e tij. Publiku fitoi shumë pak nga ky debat. Në përpjekje të riparoj sa të jetë e mundur këtë defekt, do të thoja se reforma e vitit 2005-2007 mbi kërkimin shkencor dhe Akademinë e Shkencave tentoi të vlerësojë sistemin ekzistues mbi bazë të dy treguesve të rëndësishëm: legjitimitetin dhe efektivitetin, ashtu si do të duhet të ndodhë në një shoqëri demokratike. Në diktaturë nuk ndodh dhe nuk ka ndodhur kështu. Kërkimi shkencor zhvillohej në universitete të specializuara, (inxhinjeritë, shkencat bujqësore, shkencat shoqërore – edhe sot akoma kështu ndodh, fatkeqësisht), gjë që krijoi monopolin e dijes dhe ky i fundit, nulifikoi konkurencën në tregun kërkimor dhe universitar. Zbrazja e sistemit nga konkurenca çoi në rënien e efektivitetit të tij, ashtu sikundër, ideologjizimi dhe mungesa e përfaqësimit kishte kohë që e kishin bërë sistemin ilegjitim. Mbi gjithë këtë sistem u vendos Akademia e Shkencave, një strukturë tipike lindore, e cila i bëri edhe më të dukshëm mungesën e efektivitetit të sistemit (ndarja e kërkimit shkencor nuk prodhon sinergjizëm, përkundrazi; ashtu si mbivendosja e burimeve njerëzore, laboratorike, infrastrukturës, në të gjitha rastet, çoi në një efektivitet shumë të ulët të përdorimit të burimeve njerëzore dhe materiale në nivel shtetëror) dhe ilegjitimitetin e tij. Qartësisht, sistemi ynë, si pjesë e Lindjes, e zëvendësoi legjitimitetin me ideollogjizimin dhe efektivitetin me plane megallomane. Është e njohur se ishte rendimenti shumë më i ulët dhe ilegjimiteti i sistemit shkaku thelbësor pse Lindja u rrëzua në garën me Perëndimin. S’kishte pse të kishte një shkak tjetër për Shqipërinë dhe institucionet e saj, përfshi Akademinë e Shkencave. Ashtu sikundër nuk kishte asnjë piknisje të reformimit të tyre, veçse ndërtimi i legjitimitetit dhe rritja thelbësore e efektivitetit. Kjo ndodhte vetëm kur institucionet kërkimore bëheshin pjesë e një sistemi të integruar mësim-kërkim shkencor dhe vetë Akademia shndërrohej në një institucion që promovonte shkencën shqiptare. Kjo ishte edhe substanca e reformës së shkruar të viteve 2005-2007.

 

* * *

20 prill 2007. Sëbashku me dy kolegë të Asamblesë së Profesoratit Shqiptar, Prof. Nikoleta Mita dhe Prof. Edmond Tupja, paraqesim një relacion të detajuar dhe kritik mbi projektligjin “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” të përgatitur nga MASH dhe dëgjohemi nga Komisioni i Arsimit të Kuvendit të Shqipërisë. I paraqitëm Komisionit variantin tonë, i cili argumentonte se Parlamenti duhet të ndryshonte të paktën  64 nene te Projekti i MASH për të patur një ligj që mbështetet mbi standardet. Projektligji i paraqitur prej nesh parashikonte edhe krijimin e një sistemi unik të mësimit dhe kërkimit shkencor. Numri i madh i neneve që duhet të ndryshonin nënkuptonte që Projekti i Qeverisë ishtë vërtet shumë i keq. Gjatë paraqitjes sonë nuk pati asnjë kundërshtim nga Komisioni, madje as nga ai anëtar i Komisionit që rrinte në anën tonë të majtë. Kjo na dha të kuptojmë që ose anëtarët e tij ishin dakort, dhe vërtet besuam te kjo, ose nuk dinin si të na kundërshtonin. Më bëri përshtypje një si hungërimë që vinte nga anëtari i Komisionit në të majtën tonë. Ishte P. Xhufi, i cili mërmëriste diçka si Akademia e Shkencave, shkatërrimi…apo afërsisht kështu. Prita që të çohej e të fliste, të argumentonte pse institutet kërkimore nuk duhej të ishin bashkë me universitetet, për sa kohë mendonte që Akademia ishte shkatërruar. Ishte tamam koha për ta bërë këtë, por ai nuk u çua të flasë. Zhgënjimi e pasoi këtë takim. Komisioni dhe Parlamenti e miratuan projektligjin e Qeverisë, dhe jo variantin tonë, çka tregoi qartë që pozita demokrate dhe opozita socialiste etj., kishin bërë kompromis, duke na bërë të besojmë përfundimisht për një konspiracion në kurriz të universiteteve dhe kërkimit shkencor. P. Xhufi ishte brenda këtij kompromisi. Në pranverën e vitit 2007, kur çdo gjë ishte taze. Kur kishte shansin të tregonte me votë se ishte kundër demokratëve që e kishin shkatërruar Akademinë e tij. Të dikurshmen Akademi.

 

* * *

Në përgjigje të pikëpamjeve të mia mbi statusin e Akademisë së Shkencave, të botuara te gazeta Dita, P.Xhufi reagon pothuajse në mënyrë të pandërgjegjshme. Pa ia kërkuar njeri, ai e karakterizon veten si: fëlliqësirë, komunist, hoxhist, omarist, kriminel, imoral, pseudoshkencëtar dhe pretendon se kështu e kam karakterizuar unë. Në fakt, në shkrimin tim nuk gjendet asnjë prej këtyre karakterizimeve të dedikuara atij dhe çdo lexues i thjeshtë mund ta verifikojë këtë. Madje, nëse disa prej tyre i kuptoj mirë, karakterizimin “omarist” e konsideroj të pakuptimtë, te i cili nuk do të më kishte shkuar mëndja kurrë. Në këtë pikëpamje, shkrimi në fjalë m’u duk, në thelbin e tij, një shkrim i frikshëm. Duke e karakterizuar veten e tij ashtu si unë nuk e kam karakterizuar, madje as nuk e kam çuar ndonjëherë në mend; por duke pretenduar që unë e kam bërë këtë karakterizim, megjithëse shkrimi im është aty, e shohin të gjithë, P. Xhufi hyn në një proces vetëndëshkimi. Një proces që është i mjaftueshëm për të demonizuar vetveten. E gjitha kjo është vetëm një pjesë e një procesi destabilizues psiqik. Duke e demonizuar veten e tij, në nënndërgjegje ai krijon gjendjen e persekutimit, formaton “unin” e tij të të persekutuarit. Ai krijon atmosferën (psikozën) e një dënimi të padrejtë, të pamerituar, brutal, që dhemb shumë. Me sa duket, qëndron gjatë nën një presion të tillë, dhe vetëmundohet që kjo gjendje të agravohet dhe të marrë dimensione sa më ekstreme. Ai e ndjen se sa më thellë të zhytet në gjendjen e vetëpersekutimit, aq më shumë fuqi do të mbledhë për të urryer kundërshtarin, për të shfryrë sadizmin e akumuluar paralelisht dhe që i ka kalon të gjitha proporcionet. Është një praktikë që dervishlerët e kanë përdorur në ceremonitë fetare dhe që i ndihmon ata të krijojnë, përmes veprimeve të vrullshme fizike, thikave në gojë, çpimet e duarve për të arritur mpirjen e për t’u mësuar me dhimbjen, një gjendje që është midis gjumit dhe të zgjuarit. Ata arrijnë ekstazën dhe në këtë mënyrë, rrugën për të komunikuar direkt me zotin. Duke persekutuar veten, P. Xhufi arrin në gjendjen ku akumulon energji dhe prodhon harresë njëkohësisht. Aq sa ato të jenë të mjaftueshme për ta sulmuar egërsisht kundërshtarin dhe për të krijuar një besim haluçinant te argumentet që nuk kanë qenë dhe te origjina e fabrikuar e vetë urrejtjes.

 

* * *

Unë e mbyll këtu njëherë e mirë debatin me P. Xhufin. Kaq sa ndodhi ishte e mjaftueshme për mua që të kuptoj se jo vetëm nuk ka asnjë vlerë vazhdimi, por madje edhe fillimi i tij ishte i gabuar. Publiku fitoi shumë pak nga ky debat, megjithëse bëra ç’është e mundur ta paraqes sa më të qartë substancën e një reforme moderne në kërkimin shkencor. P. Xhufit i këshilloj dy gjëra: të shikojë me kujdes shëndetin mendor dhe të qëndrojë atje ku edhe mund të prodhojë rezultat: te shkenca e tij. Argumentet që dha në këtë debat ishin shumë të cekët, çka bëri të qartë se është shumë vonë për të filluar të kontribojë në shkencën e ndërtimit dhe vlerësimit të institucioneve. Nëse ndodh kështu, pra nëse ai nuk stërmundohet të merret me gjë tjetër por qëndron ngushtë i lidhur me shkencën e tij, atëhere, ndoshta, edhe ne të tjerët do të arrijmë të kuptojmë se kur u largua gjermani i fundit nga Shqipëria, më 28 apo më 29 nëntor. Ndoshta do të dimë edhe më shumë se kaq: Si e kishte emrin, ç’divizioni i takonte, ç’moshë kishte. Pavarësisht nga suksesi i këtij “kërkimi shkencor”, unë do të lutem (pray) për ty P. Xhufi.

Share This Article
15 Comments
  • Qenke nje koker kandari, more Besnik(emri Besnik qenka nje fatalitet per ate qe e mban, te kujton gjithnje ”besnikun” e partise).

    Shkrimin tuaj te dyte-Do lutem per ty, P.Xhufi -nuk pata durim ta lexoj deri ne fund, mbasi thelbi i tij kapet qe ne paragrafet e pare. Me vjen keq per nivelin e tij. Do te besh mire te lutesh per mareshallin, se ai ka nevoje per lutje.

    Po ta perseris, kur lexon shkrime te tilla, gjeja e pare qe te vjen nder mend eshte Teto Ollga tek filmi ”Zonja nga Qyteti”: -Kane shitur gomeret, kane blere biçikleta dhe kushedi ç’ju duket vetja.

    Ne rastin tuaj, megjithe se filmi akoma nuk eshte xhiruar, me sakte do te ishte: -Kane shitur dhite, kane blere nga nje Benz dhe ju duket vetja si ne europe.

    “Standardet” e injorances, hipokrizizë dhe “lecca-culo”-ve nuk paskan kufi…….. , por jane rasti tipik per misherimin e nje shprehjeje te Einstein-it:

    ”Dy gjera jane te pafundme, universi dhe budallalleku i njeriut(shenim i autorit: e ka fjalen per injorantet), bile per te paren nuk jam shume i sigurte”.

    Ne shkrimin e dates 16 maj 2016- Nje ”Esadist” ne kerkimin shkencor?!-Ke perdorur terminologjine: ”esadist”, ”hidalgo”, etj. qe me sa shihet nuk ja u di specifiken dhe i perdor jashte kontekstit apo edhe neologjizma si ”gurohen”, te cilen eshte e udhes ta shoqerosh me nje shpjegim per te kuptuar ku e ke fjalen, mbasi kjo fjale nuk perdoret ne politike dhe pasazhi yt (si me poshte) mund te keqkuptohet nga ndonje ”mareshall”(si Tito) apo ”kavalier” (si Berluskoni):

    Brenda shoqërisë së këtij vendi “gurohen” fëlliqësira të pafund: Komunistë të vjetër ende në pushtet edhe një çerek shekulli pas rrëzimit të sistemit të tyre, kriminelë që ndërtojnë kështjella paralele me shtetin, imoralë që paraqiten të virtytshëm, pseudoshkencëtarë që bërtasin për reformimin e shkencës, universitete të rrënuara nga politika neokomuniste, institucione inekzistente për shkak të kohës së gjatë të mosreformimit…

    E vetmja vlere e shkrimit, per te cilen habitem se si mund te rrije prane me “budallaleqet” e pafund ne te, eshte ky percaktim, qe duket i dyshimte te jete pjelle e mendimit te autorit te shkrimit:

    ”Jo rrallë, vetë shoqëria sillet si deti. Herë pas here nxjerr të keqen dhe e përplas diku jasht vetes”.

    Per kete te pergezoj, sepse si do qe te jete, edhe pa vetedije, ke goditur ne shenje. Te gjithe e dine se kush eshte e keqja e shqiptareve, mbas diktatures komuniste.

    E keqja e shoqerise sot quhet Mareshall Sali Berisha. Nder te tjera ai eshte edhe ideatori i shkaterrimit te Akademise se Shqiperise, per ta lene Shqiperine me te vertetat e Akademise Serbe te shovinisteve Çubrilloviqe apo atyre shoveniste Greke. Diktatori dhe krimineli me i eger i komunizmit ne Shqiperi(Enver Hoxha), per kete problem ka qene shume me patriot se ju qarramane dhe injorante. Ka me shume se 30 vjet qe fjalet “albanolog” apo “Kongresi i Albanologjise” nuk degjohen me as nga politikanet, as nga mediat dhe aq me pak nga spekullante si Fuga, Gjongecaj dhe shume kokra te medha kandari akademike.

    Per dijeni per ”kollovare politike”, si autori i shkrimit dhe per ata qe s’kane as sy, as veshe dhe as tru:

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.

    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):

    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :

    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.

    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet, mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”-jeni ne kohe te shpetoni fytyren! I uroj “mareshallit” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313. Lutuni per te!

    • O Qishpe ti nuk ke mundur ta lexosh se nuk kishe kohe se po shkruaje kete idiotesire!Ti duhet te jesh lepires b…e shume i specializuar!!Thjesht PALLOSH

  • As denjoj ta lexoj shkrimin e këtij halabaku tropojan që e shkatërroi nga themelet Universitetin Bujqësor kur ishte rektor. Ky është një nga kamikazet berishian,

  • Urime dhe flnd Shqip’e’s vertet per kete koment me vlere qe keni bere, sa shkruani jane teresisht te verteta te hidhura per shume njerez-politikan, apo shkencetare” te vete-quajtuir te tille, ne kete vend…ku sundon arroganca e injorances se Mikelanxhelo’s dhe ku sic thote Sami bej Frasheri, “atje ku lartesohen mediokrit kalben intelektualet…” dhe se ajo qe mbetet eshte se Uriah Heep-et nuk kan fund…tek ne….

  • Ne fakt ne reagimin e tij prof. Xhufit duhej te ruhej nga epitetet dhe gjaknxehtesia, te dyja keshilltare te keqija. Mirepo ne esence eshte ajo qe thote Xhufi, se sovjetike apo jo, Akademia dikur qe sinonim i autoritetit shkencor kurse keto 20 vjet jo. Politika e neperkembi dhe denigroi, pushteti i shkurtoi fondet, shkenca nuk behet me trasten bosh. Eshte si kamioni Akademia o z. Gjongecaj, po dijte te ngasesh kamion, nget edhe ate te Lindjes, edhe ate te Perendimit. Kur nuk di, ben si ai valltari qe ia ve fajin dyshemese. Ju z.Gjongecaj, te me falni, por ose e perdorni padashje provokimin, ose e hidhni ne dere me qellime qe ju i dini, sepse ju thate ne shkrimin tuaj qe mendimi i Xhufit per Akademine eshte plotesisht i njejti me te z.Omari para 10 vjetesh duke qene se ju nuk jetoni ne Hene me siguri e dini qe Omari eshte vjehrri i Xhufit dhe per mendjet normale ky qe provokimi qe solli reagimin e nxituar dhe jo etik te prof. Xhufit.Jetojme koherat e Berishes zoteri, ku provokime te tilla jane si buke me djathe, me keto gjera Berishizmi ka bere politike dhe shtetberje. Kaq per kete, ndersa arsyet pse nuk arrihet kerkim i mirefillte shkencor s’jane as per fajin tend, por lidhen me fondet, zhvillimin ekonomik, perparesite industriale, etj, akordet Trips mbi pasurine intelektuale dhe patentat, etj. Qe ti te besh shkencen e CERN te Gjeneves duhet Berisha te bente tynel rrethor 27 km, 100m nen Tirane( ku te kalonte trami i Lulit), pastaj te perplasje koken e Flamur Nokes me te Strazit qe te ndodhte Bing Bang e te gjeje bossonin e Higgsit. Pra, me shaka e thashe, shkenca sot nevojit fonde gjigande dhe ketu arsyet madhore jane pertej mundesive tuaja. Rebusi eshte, te ngasesh kamionin lindor gjersa gjene mire qe ecen, apo futja kot, hidhe edhe ate dhe ktheju qerres me buaj. Se fundi zoteri, ju permendet po me ironi “gjermanin e fundit”, dmth koincidencen e dates se clirimit te Shqiperise nga nazifashistet. Mesa di une, prof. Xhufi e ka mbrojtur kaq here “versionin” e DT.29, them “version”, sepse kete debat e nisi dhe e coi ne vend historiani i Rrumpallise, dr. Berisha, qe shpalli 28-en dite te clirimit, ne kundershtim edhe me organizaten e veteraneve dhe vete veteranet qe kishin marre pjese ne ate ngjarje. Dmth z.Gjongecaj,”gjermanin e fundit” eshte sakrilegj t’ia faturoni Xhufit, se ju, ashtu si akadenik Fuga, po na dilni shume fetare. Edhe ai lutej per ata qe s’dine se c’bejne, juve po ashtu po luteni qe Xhufi te jete mire dhe te gjeje gjeneralitetet e gjermanit te fundit, (hahaaaa, mos shko larg, ky eshte Nishani), si duket ju dhe Fuga po veteofroheni per katedren e shkencave teologjike qe me siguri do i duhet vendit tone meqe e ndritem me te tjerat.

  • Keta halera qe bene sallate gjithcka ku vune dore, tani marrin guximin te japin edhe mesime masive per estetiken. Ketu e katandisen vendin keto plehra.

  • Jo cdo qenie e gjalle me KOKE te madhe duhet t’a shpalle veten akademik.Se do na duhej te perballonim morine e gomereve te Malinatit per t’u bere prof.dok.Akademia e Shkencave socialiste udhehoqi shkencen shqiptare me sukses te plote ne ndertimin e qindra veprave hidro energjitike etjKoka te medha si Aleks Buda,Petrit Radovicka,Farudin Hoxha etj sot duken si Ajnshtani krahasuar me sharlatanet e sotem si B.Meta,Gjongecaj,Fuga etj.Pas 90-tes nuk ka me Akademi Shkencash.Ju jeni vrasesit e asaj Akademie madheshtore!

  • O Gjo ngec,
    Si e keni planifikuar per ti (ri)ngritur institutet kerkimore?
    Do ktheni komputerat qe vodhet?
    Apo do mblidhni hirin e dokumenteve qe dogjet.
    Ju, te Partise se Banditeve jo se mendoni per shkence.
    Po per shkaterrim dhe tendera.

  • Ky koke gedheja qe nuk la gje pa shkaterruar e prishur duke qene bythe lepires i shokut Sali merr edhe guximin e flete ne vend qe te heshte ose te haje mut e te ngopet.

  • Fatkeqesisht profesore si Pellumb Xhufi ky vendi yne ka shume pak. I kthjellet ne mendime, i zoti profesionalisht dhe i balancuar kur vlereson historine. Lereni rehat profesorin e nderuar!

  • ne FB ke shkruar qe je nga Tirana dhe banon ne Tirane ;qe ketu dukesh qe je genjeshtar se ne Tirane askush nuk e njef mbiemrin tend Gjongecaj si mbiemer Tironc pra tregon qe je nje gamor kosove dhe tropoje se bashku qe te erdhi dita te kesh nje pune ne Akademi NE e dhjere shqiptare

  • Ja ka shpelare trurin gjonit te gecajve dhe tanit te fugajve me acid sala me cakejt I thencin democrats . Te dy keta pseudo akademike shkaterruan akademin dhe universitetet , Ju te dy dhe disa langonj te tjere si puna juaj nuk mund te krahasoheni me te nderuarin Prof. Pellumb Xhufi. Jeni shumeeeeeee larg me te. Nuk ka uje qe tju laj krimin qe I keni bere akademise dhe universiteteve gjate ke tyre 25 vjeteve te “”” demokraci se””””

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *