Bushati paralajmëron mbylljen e disa amabasadave shqiptare

anazapta

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati paralajmëron shkurtime në radhët e diplomatëve. Një sërë ambasadash do të mbyllen dhe në disa të tjera, do të ketë shkurtim reduktim personeli. Deklaratën, shefi i diplomacisë shqiptare e bëri pas prezantimit në komisionin e jashtëm të tre kandidaturave të radhës për ambasador, Artur Kuko në Gjermani, Adriana Hodbari në Këshillin e Europës dhe Roland Bimo ne Austri. Por opozita e akuzoi atë se po sjell në diplomaci emra nga ai sistem që kur ishte në opozitë i denigroi.

Shkurtim personeli dhe mbyllje ambasadash

“Buxheti është një problem në vetvete, por le të mos harrojmë të përballemi me sfida të jashtëzakonshme. Qeveria paraardhëse na ka lënë një gropë të madhe edhe në fushën e diplomacisë, sepse kemi sot për sot ambasada, të cilat nuk mbyllin dot pagesat mujore dhe borxhe që trashëgohen nga viti në vit”, tha kreu i doplamcisë Ditmir Bushati. Kur u pyet se me racionalizim nënkuptohej mbyllje ambasadash, Bushati dha këtë përgjgje: “Kur flasim për racionalizim nënkuptoj edhe mbyllje të ambasadave në vende të ndryshme, ku praktika ka treguar që ne nuk jemi efektivë dhe natyrisht edhe një rialokim dhe shkurtim të prezencës dhe të stafeve, në mënyrë respektive. Procesi është në vazhdim dhe çdo gjë e kam bërë transparente dhe publike dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me përgjegjshmëri të plotë”. Bushati tha se Ministria e Jashtme do të nisë një reformë rrënjësore në diplomaci, me njerëz që përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë jashtë, pasi nuk ngurroi që në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm t’i cilësojë sërish ambasadat si konvikte strehimi. Kjo është një paketë e plotë që do të përfshijë, përveç shkurtimit, edhe emërime në krye shërbimit të njerëzve, që sipas tij, do të rrisin cilësinë e përfaqësimit tonë në botë. Por shefi i diplomacisë nuk tha nëse do të ruhet apo jo raporti aktual i emërimeve në ambasada, ku plot 50 % prej tyre vijnë nga politika dhe gjysma tjetër njerëz që vijnë nga sistemi. Komisioni i Jashtëm me mbështetjen e të dyja palëve miratoi tre propozime të reja për ambasador, Artur Kuko në Berlin, Adriana Hodbari në Strasburg dhe Roland Bimo në Vjenë.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *