“Do mendonim se jemi Benelux”, Meta flet për dialogun Kosovë-Serbi

Bora Basholli

Presidenti i Republikës Ilir Meta në samitin e Brdo-Brijunit u shpreh se mes Kosovës dhe Serbisë pati një atmosferë pozitive.

Ai tha se të gjithë do donin që dialogu të përfundonte dje por me humor shtoi se të gjithë do mendonin se ishim në vendet e Benelux.

“Nuk jam shumë i sigurt për atë që thatë, ju siguroj që atmosfera ka qenë konstruktive e pozitive siç e shpreha dhe gjatë shkëmbimit të mendimeve. Marrëveshja e Prespës ishte shumë ë rëndësishme për të gjithë rajonin.

Të gjithë do donim që dialogu Serbi-Kosovë të kishte përfunduar dje, jo sot por në rast se do ishin zgjidhur të dyja, dhe marrëveshja e Prespës dikush do na ngatërronte, do mendonte se jemi në vendet e Beneluxit, jo në një rajon si i joni”, deklaroi Meta.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *