Gonzalo Higuain humbet supersfidën e javës së 15-të të Serisë A, Napoli–Juventus. Pas ekzaminimeve më të detajuara, mësohet se dëmtimi në dorën e argjentinasit, i pësuar në fitoren 3-0 me Crotonen, është më i rëndë sa mendohej.
“El Pipita” ka frakturë, çka e detyron t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mungesa e tij të premten në mbrëmje është e sigurt, madje parashikohet të mos jetë nën urdhrat e Allegrit edhe në disa ndeshje të tjera, ku më të rëndësishmet mbeten transferta vendimtare me Olympikaosin në Athinë në takimin e fundit në Grup në Champions dhe përballja në shtëpi me Interin, në javën pasardhëse të Serisë A.
