“Do paguaj për atë që kam bërë”. Kështu deklaron nga burgu i Modenas italiania Irina Vetere e cila aksidentoi për vdekje natën mes 29 dhe 30 qershorit dy të rinj shqiptarë.
E përlotur dhe ende nën traumë ajo thotë se gjithçka që mund t’i ndodhë është e drejtë.
“Unë jam shumë pranë familjeve të këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë”, tha Irina Vetere nga burgu i Modenës, duke shpërthyer vazhdimisht në lot.
Mediat italiane i përshkruajnë ditët e Irinës në paraburgim të gjata. “Natën në qeli me një shoqe, takime në mëngjes me psikologen dhe pasdite shkrime e lexime.
“Dukej se ishte shumë e rënduar – tha avokati i cili kishte zhvilluar rreth një orë bisedë me gruan- dhe shumë afër familjes së dy të rinjve”.
Vetere ndodhet në burg prej rreth një jave me akuzën për vrasje të dyfishtë rrugore. Ajo ishte e dehur, (5-fish më shumë se norma e lejuar) natën e 29 qershorit teksa i jepte makinës dhe aksidentoi për vdekje dy të rinjtë shqiptarë Ergi Skenderi e Xhulio Kaja.
b.b/dita

Fytyre e keqe
Keto qe thuhen ketu nga shtypi dhe avokati i saj , jane vetem propaganda per te krijuar nje opinion te pergjitheshem. pozitiv. per te ,
qe te justifikohet mos-denimi i saj ,
Nuk ke ci ben , se ne tani nuk kemi shtet , dhe kushdo mund ti vrasi shqiptaret dhe azgje nuk ju ndodh
Familjet e ketyre dy te rinjve pasi te degjojne vendimin e gjykates per kete qelbesiren italiane , te kerkojne gjykim nga Gjykata ndetkomvetare ,
dhe plus edhe dem-shperblim monetar