Do qëndroj këtu deri sa të mundem…

editor

Në duar mbante flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Ndërsa së bashku me tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten, kishin shtruar vetëm një batanije në tokë dhe disa copa buke pikërisht para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kjo ishte mënyra që Kadri Çitaku nga Drenica ka zgjedhur të protestojë. Kërkesa e tij është shumë e tjeshtë “Dua shtëpi”, ishte lutja qe Kadriu i bën qeverisë – raporton e perditshmja kosovare ZËRI.  Kadriu thotë që edhe fëmijët e tij të kanë të drejta si të gjithë fëmijët e “pushtetarëve” dhe tregon se qeveritarët nuk e kanë vizituar as një herë edhe pse ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe bubreci ishte në UÇK , krejt jemi kon” ishte shprehja e tij dhe asnjëherë nuk harronte ta lëshonte flamurin e dy shteteve nga dora. “Jam nip i Skënderbeut vëlla i Adem Jasharit, i lutem zotit që po flas shqip, por dua bukë dhe kushte për jetë”. Kadri Çitaku thotë se do të qëndroj këtu edhe pse është ftohtë për fëmijët. “Unë do të qëndrojë deri sa të mundem”, ka thënë ai.

dren 2 okdren 3 ok

 

Share This Article
5 Comments
  • Te arrije puna deri aty sa te dali burri dhe te kerkoje pune dhe shtepi. Dhe Rama do ta mbeshtese Thacin per cmimin Nobel?!!!!!!!!!!!! Le te krijoje pune per njerezit Thaci dhe te jape pasurine qe ka vene kush e di se si per keta njerez te thjeshte qe sakrifikuan per kombin dhe tashti nuk kan shtepi te fusin koken, nuk kane pune te ushqejne femijet.

  • Thaci dhe cmimi Nobel kane aq lidhje me njeri tjetrin sa ka edhe korbi i zi me pellumbin e bardhe. Keto absurditete mund te mendohen vetem ne Albanistan…..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *