“Do shkarkoni Bashën apo do krijoni parti tjetër? A do rrini në Parlament?” Si përgjigjet Berisha: “PD që sot është opozitë rreckë, satelit i Edi Ramës”

redaktor

Berisha ka dhënë një intervistë pas vendimit të Bashës për ta përjadhtuar atë nga grupi parlamentar i PD.

Më poshtë, pjesë nga intervista:

Si ndjeheni për atëvrasjen?

Berisha: Ndjej keqardhje për PD. Basha vrau Partinë Demokratike, vrasësi i PD, jo atëvrasjen. Ata që më njohin, ai kreu vrasje.

Basha ju përjashtoi

Dua të shprehem që vendimin që kryetari i PD komunikoi është një vendim, i cili në rrafshin statutor është nul. Këtu nuk jam dakord me ju. Kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit si institucion. Kemi të bëjmë më asgjesimin e PD si opozitë sovrane. Basha ka zgjedhur shkatërrimin e PD.

Unë e kuptoj rëndësinë e SHBA. Por PD mund të jetë e vlefshme dhe solide vetëm e vetëm si një parti sovrane. PD mund të jetë një aleate e SHBA dhe e çdo vendi të lirë.

Basha më ka marrë në tel, gjysmë ore para se të bënte komunikimin. Unë i kam thënë këto fjalë: Unë e kuptoj që ke presion të madh por ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen para se t’i marrë.

Ka bërë marrëveshje me Ramën?

Berisha: Është më pak e keqja ajo që thua ti. Kryetari i Pd e ka marrë një vendim se do kishte sanksione ndaj tij. Apo dhe ndaj tij. Por njëherë më mirë të mbetej sovrane. SHBA janë mrekullia e lirisë sepse i korrigjojnë gabimet. Nuk dorëzohet sovraniteti. Nuk është më. Këto gjëra i thashë Bashës. Ka një problem forca politike janë të vyera por sovrane.

Që sot PD është satelit i Edi Ramës. Sot për shkak të presionit merr një vendim jashtë të gjitha parimeve. Unë ia thashë argumentat. Mori vendim. S’mund të them.

Si do rrini në Kuvend?

Berisha: Më i motivuar se kurrë. Me vendimin që mori Basha e shndërroi në një pluralizëm fasadë. Nuk e kam zgjedhur unë Bashën. Por për vendimin e tij sot, i ka bërë goditjen më të rëndë vendit dhe pluralizmit në Shqipëri. Do të bëj gjithçka në rikthimin e PD në sovranitetin e saj.

Parimet i shkelmoi sot Basha dhe pa to forca politike është fasadë opozitë. Ky është vendimi më i rëndë ndonjëherë. Ata nuk janë fasadë opozitë. Ato janë të drejta apo të gabuara. Por janë opozitë. SHBA janë partner po në mënyrë absolute por jo kur gabojnë.

Do i riktheheni përpjekjeve për të vendosur sovranitet, do të shkarkoni Bashën nga roli i kryetarit apo do të formoni një parti tjetër? Cilën do ndiqni?

Berisha: Qasjen e cila do të sjellë më të sigurtë rivendosjen e sovranitetit në PD. Por nuk isha i papërgatitur për këtë lëvizje. Të jesh i sigurtë. Nuk kam asnjë dijeni çfarë ka ndodhur në mbledhje. Që kur Basha u angazhua të më ndihmonte, unë i kam thënë jo.

Sot janë të gjithë me mua, shumica dërrmuese janë me mua. Të gjithë janë proamerikan, sa Lulzim Basha dhe të tjerë.

A po zien PD?

Berisha: Do të ziejë fuqishëm. Ju garantoj për këtë!

Kërcënime të forta ndaj Bashës thatë, ç’domethënë dhe kush e bën?

Berisha: Ata që kanë kërkuar të mos hyj në Kuvend. Unë emra nuk di por vetëkuptohet kush janë. Këtë vendim nuk duhet ta merrte kurrë. Nuk ka lidhje me Sali Berishën kjo. Të qenit kryeministër dhe president, ndryshon nga institucioni.

O do të çahet PD, ose do të bëheni kryetari i saj?

Berisha: Nuk ka synime për përçarje por për sovranitet. Pa këtë është reckë opozitë. Nuk po them se nuk është zgjedhur por Basha ka shkelmuar sovranitetin e PD. Pse nuk e votoi Ilirjan Celibashi bllokimin e Tom Doshit? Sepse shkelmonte sovranitetin. Sovraniteti nuk është moral, por ligjor. Është shtylla. Njëra nga më themeloret e këtij shteti.

Si mund të mbante qëndrim ndryshe, kur të njëjtën gjë ka kërkuar për Tom Doshin?

Berisha: E ka kërkuar në KQZ dhe ka marrë përgjigjen që dihet.

A keni plan rikthimin në PD?

Berisha: Ambicia ime është që në planin e brendshëm do të bëj gjithçka t’i rikthej PD sovranitetin dhe të kthehet si opozitë e vërtetë. Së dyti e kam thënë se jam i hapur për çdo lloj posti në kuadërin kushtetues. Sot besimi më i madh është tek demokratët dhe tek shqiptarët. Sot dhjetra mijëra demokratë janë lënduar sonte si asnjëherë në ekzistencën e tyre. Me vendimet e bazuara në shpifje dhe trillime nuk mund të vendoset.

i.b / dita

 

Share This Article
9 Comments
  • « Me vendimet e bazuara në shpifje dhe trillime nuk mund të vendoset », thotë vroma!!! Ka 30 vjet që tall koqet me popullin shqiptar! Është ngjitur si muti pas këpuce dhe nuk shqitet. Burrë më të lig se Berisha, vështirë se vjen përsëri. E keqja është se akoma ka individë që i shkojnë nga pas, të cilët humbën privilegjet që u jepte kryetari i bandës. Jashtë politikës Berisha, që të mos fshihesh pas politikës dhe të japësh llogari për krimet që ke kryer. Një politikan që thotë: « katèr snajpera dhe Berisha i pesti, do të qëllojë », në cilin vënd të Botës nuk e kap ligji!!!

  • A e kuptoni forces dhe inatin e SHBA ve.
    Beri ate qe ngrihen tufa e qenve dhe kafshon kryeqenin e zgjebosur.Hajde super fuqi hajde.Jo vetem te shkayerron.Por edhe te pshur.
    Ashtu sic e deshirojne shqiptaret SALI BERISHA do kete fundin e Sadam Hysenit,ne qenef I.mbushur me mora.Ose si Gadafi,qe u perpelit ne.tombina e qenefe.Dita e shumepritur nga shqiptaret po vjen.

  • Hahahaha! Fantastike ! E kam shijuar shume Saliun dhe komedine PD-iste sot ne mbremje. Surrati i Saliut kur ankohej se e hoqi kryetari pa votim e referendum ne parti nuk ka te paguar. Njesoj si sqarimi i Bashes se ky eshte nje vendim personal ..kalon cdo kufi te absurdit ! Nuk do te mundte dot askush qe te shkruante nje skenar kaq madheshtor …Lideri e mbreti i madh i rethuar me kamikazet e tij kurdoher e qe vendoste jo vetem jeten politike por edhe ate fizike te cdo figure afer tij me 1 te levizur te gishtave , i thuhet ik pirdhu me 5 min fjalim nga nje budall qe si per te konfirmuar akoma me shume budallekun e tij justifikohet se eshte vendim personal hahahahaha…Nuk ka me keq se sa te ta fus nje klluf e cope mishi si Basha hahaha

  • Sali ,po kush je ti zotrote ?
    A je profet ?A je fshatar prej Tropoje?
    Mos u hiq si “Zeusi”/se je thjesht nji kriminel .
    Tani eshte radha e “sovranit”.Te cilit i ke bere gjemen
    ne parlament, duke i thene :Hej jam Sali-Berisha ,une ,
    me njifni apo ,jo?Tani eshte dora e sovranit .
    Por le te merret drejtesia me ty o kriminel .

  • Sot dhjetra mijëra demokratë janë lehtesuar si asnjëherë në ekzistencën e tyre. Me vendimet e bazuara në te dhenat e CIA-SPAK-ut do te filloje udhetimi i kryehajdutit, kryekriminelit dhe kryetradhtarit tepopullit e atdheut te shqiptareve Sali Ram Berisha drejt hekurave te burgut. Fitore historike, pas rrezimit te permendores se diktatorit Hoxha!.

  • Pra sipas shpellarit Berishe Basha per te mbrojtur menderen e Berishes duhej te jepte doreheqjen , kurse Berisha as qe e mendon te terhiqet nga PD por e quan kete parti nje pistolete qe duhet ta mbroje ate per te gjitha krimet qe ka bere , pra e konsideron nje prone ose me mire nje PROSTITUTE qe e perdor si ti teket . ja sa e do PD ky legen qe e morri me qafe Shqpierine .

  • MASKARADE SI KJO
    VEC TEK NE E GJEN
    IKU NJE TIRAN
    ERDHI NJE LEGEN

    RAMA FERKON BARKUN
    ME KELYSHIN E RI
    DO TE KOMPOZOJNE
    LEGEN QEVERI

    AFERIM MILET
    ME VOTAT QE FALE
    PER BE U NISE
    E SOSE NE HALE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *