Thano! Ju përshëndes dhe uroj vit të mbarë në misionin tuaj. Mora shkas nga mediat e përditshme. Çdo ditë bien kambanat për abuzime e korrupsion në Ministrinë e Shëndetësisë për ata qeveritarë që kanë veshë e pak moral. Sidomos Kryeministri e ministri Beqaj. Të gjithë janë të zhytur në vjedhje, në korrupsion, të majtë e të djathtë, qeveritarë e politikanë. Mjerë populli! Ministri i Shëndetësisë bashkëpunon me të gjithë shefat e spitaleve. Ja rasti më korruptiv: Jam viktimë e këtyre abuzimeve. Kam qenë i shtruar një muaj tek spitali nr. 5 tek “Nënë Tereza”. U paraqita për rikontroll me rekomandim tek mjeku specialist. Me të parën m’u përgjigj: “Do shkosh tek një konsultë private të bësh grafi, pastaj hajde të të shtroj”. Vajta pas shumë lodhje nëpër rrugë e lagje. Aty më doli një infermiere e spitalit dhe më preu mandat pagese 7 mijë lekë të reja. Refuzova se nuk i kisha. U ktheva në fshat në zonat më të largëta të Veriut, i pashpresë te këta sekserë pushtetarë. Pronar i kësaj klinike private ishte një shefe e shërbimit spitalor QSUT që ishte dhe anëtare e bordeve, dhe e punësuar në fakultete të mjekësisë shtetërore e private. Para një viti u shtrova dhe 24 ditë kam blerë ilaçe, 3 mijë lekë për çdo ditë në farmaci private. 40 vjet kam kontribuar e kam derdhur gjak o qeveri, o shtet….
