Do shtohen vërtetë orët e edukimit fizik ?!

anazapta

Përshëndetje DITA. Une qe po ju shkruaj jam mesues, drejtues i nje shkolle te mesme. Kam besuar e besoj se arsimi do ndryshojë. Nuk eshte vetem besimi im por eshte edhe detyrim per qeverine e re per ta shpetuar shkollen. Sot po flitet per reforme ne arsim, reforme ne te gjithe sistemin, por ajo qe verej une eshte se neve qe punojme ne arsim nuk na merr kush mendim. Reformat vazhdojne ti ndermarrin po ata njerez qe cdo dy vjet u duhet te ndermarrin nga nje te re pas deshtimit te se pares. Jane po ata njerez qe rrine neper zyra qe flasin per suksese ,edhe kur deshtojne, e qe nuk e njohin aspak gjendjen e vertetë te arsimit.

Ajo qe me detyroi te shkruaj sot eshte ndryshimet qe po fliten te ndodhin me ngarkesen mesimore te oreve te edukimit fizik ne shkolla ne vitin e ardhshem mesimor. Dua ti bej nje pyetje atyre qe po merren me kete ndryshim: Seriozisht e keni kete qe po thoni, do shtoni me te vertet oret e edukimit fizik ? Nese pergjigja do ishte po, do qeshja me te madhe por edhe do ulerija fort se ku e gjejne kete guxim per ta bere kete gje. Do shtohen oret qe edhe aq sa jane perseri ne pjesen me te madhe te shkollave nuk realizohen as gjysma e tyre. Nuk e di sa prej tyre qe po merren me keto ndryshime e njohin gjendjen e shkollave tona, sa prej tyre kane pare shkolla ne fshatrat e qytetet tona. Zoterinj, para se te mendoni keto ndryshime apo ndryshime te tjera, dilni e shikoni infrastrukturen arsimore. Shkollat tona ne pjesen me te madhe jane ne nje gjendje mizerabel. Shume shkolla nuk kane tavolina e karrige per tu ulur shume te tjera nuk kane as oborre. Ku do ti zhvillojmë keto oret qe do shtoni ? Sa shkolla ne Shqiperi kane palestra apo kende sportive ? Sa prej tyre do e realizojne ate mision qe ju mendoni ?Ju siguroj qe numri i atyre qe zoterojne nje pjese te infrastruktures se duhur eshte shume shume i vogel.

Une nuk jam kunder oreve te edukimit fizik, perndryshe mendoj se jane teper te nevojshme, por duhet te pergatisni infrastrukturen e me pas te beni ndryshimet qe mendoni. Nese nuk e pergatisni kete infrastrukture, thjesht do deshtoni e deshtimi do jete spektakolar si ai i pak koheve me pare “ internet ne cdo klase”. Keni kohe ta ndalni kete deshtim. Shkolla jone nuk mban me eksperimente.

I kam shkruar e nje here tjeter gazetes tuaj per arsimin por nuk ishte e thene te botohej. Mbetem me shprese se kete here shqetesimi im do gjej vend ne gazeten tuaj.

Email në adresën

[email protected]

Share This Article
8 Comments
  • I vetmi problem qe keni eshte se keni besuar qe arsimi do ndryshoje .
    Problemet nuk i zgjidhin ata qe i krijojne ,ose si thoni ju …ata qe nuk e njohin aspak arsimin
    Kjo eshte zanafilla , vendosja ne krye e disa ..kokepalareve .Jo ,nuk e them per fyerje ,por e vetmja cv qe kane eshte se kane qene ne proteste , komisionere , aktivist e mjaftist .
    Ndoshta ata shohin vetem Tiranen ,por neper rrethe gjendja eshte skandaloze .
    Nikolli po deshton me sukses .Eshte ndoshta e vetmja ne kte qeveri ,qe po deshton me kaq sukses .

    Komplimenta kembnguljes tuaj per publikimin e ktij horrorri !

  • Shqetesimi i mesiperm i drejtorit te shkolles se mesme duket i natyrshem, nisur nga pozicioni i tij. Them keshtu, pasi jane te pakte ata drejtues shkollash qe e kane per zemer lenden e edukimit fizik. Interesi i drejtuesit burokrat te shkollave tona eshte qe te gjithe nxenesit te jene brenda mureve te klasave dhe asgje te mos pipetije ne ambjentet e shkolles, ndersa drejtori te “tunde zinxhiret” deri sa te perfundoje edhe ora e fundit e mesimit. Dhe, te nesermen … e njejta gje. Nuk e kam fjalen per autorin e shqetesimit te mesiperm, pasi nuk e di se kush eshte ne te vertete, por ka patur dhe ka drejtues shkollash qe jane shprehur se do te donin te kishte ne programin e shkollave vetem lendet e gjuhes, matematikes, apo ndonje tjeter te kesaj natyre, duke perjashtuar ketu edukimin fizik, edukimin muzikor, vizatimin etj, te cilat plotesojne edukimin e pergjithshem te nxenesve. Harrohet se nxenesi ka nevoje edhe per ajrin e paster, edhe per levizjen, edhe per shkrydhjen e muskulatures se trupit te tij, qe po ze “ndryshk”, por edhe per kalitjen e tij fizike ne pergjithesi. Vete mosha e nxenesve, vecorite dhe karakteristikat e organizmit te tyre e bejne te domosdoshme “shfryrjen” e energjive, nese flasim me terminologji popullore, qe e bejne ate te perballoje me sukses edhe veprimtari te tjera ditore me ngarkesa me te larta fizike. Duke u nisur nga “sebepe” te tilla se “s’kemi kushte te pershtatshme”, “mungojne terrenet”, “mungojne palestrat”, mendoj se nuk jane shkaqe serioze qe t’i ulim ne maksimum oret e edukimit fizik ne shkolla, apo edhe t’i heqim fare ato. Keshtu, do te na duhet te pranojme se do te jemi i vetmi vend ne Europe, ndoshta edhe me tej, qe do t’i bejme “dalje” edukimit fizik nga programi shkollor.
    Duhet pranuar fakti qe ka shkolla qe nuk i kane kushtet e mjaftueshme per ta zhvilluar me cilesi oren e edukimit fizik, ashtu sic eshte edhe fakti tjeter qe ne shume shkolla te tjera ka kushte te mira per kete problem. Atehere, ketu duhet te nderhyje shteti, qe atje ku nuk ka kushte te pershtatshme, te ndihmoje me menyrat e ndryshme qe ai ka ne dispozicion per t’i rregulluar ato, sigurisht ne bashkepunim me drejtorite arsimore. Dikur kane qene shume te efektshme te ashtuquajturat aksione per ndertimin e terreneve sportive ne shkolla. Sot mund te perdoren mjete te tjera te pershtatshme me kohen, duke futur ne loje edhe individe, apo grupe interesi, sponsore private, etj, te cilet do te ndihmojne me kontributin financiar te tyre. Nuk ka pse t’i behen qeverise presione te tilla ne forme “ultimatumesh” qe te mos i shtoje oret e edukimit fizik se “s’ka kushte”. Drejtore te tille, si artikullshkruesi i mesiperm, nuk e kane hallin tek deshtimi i vendimeve te tilla te qeverise, por tek prishja e rehatise se tyre personale, qe permendem me siper. Midis vendimeve me regresive per shkollen tone, ne aspektin e edukimit te nxenesve, ka qene pikerisht edhe vendimi i disa viteve me pare per uljen e sasise se oreve mesimore te lendes se edukimit fizik.

    • Pipi ja ke fut kot .Ose nga gjuha qe perdorni dukeni si ndonje nga kta hartuesit e ligjeve te fundit …kta te edukimit fizik .
      Zoteria me siper e shkruan shume mire problematiken .Gjendja neper shkolla eshte skandaloze .Para dy javesh ,kam qene ne Lushnje , me lidh puna dhe me shkollat {nuk jam e punesuar nga ky shtet bananesh} kam ende fotot ne celular
      lopa kulloste ne oborr te shkolles ,pastruesja qeronte peshkun mbeshtetur ne mur
      drejtoresha ishte per shoping …pa xhama ne dritare , pisllek dhe idiotesi e pafundme . Ah ,se mos harroj ,me pare ndalova te ato kioskat qe gjoja zhduku nga oborret me aq pompozitet Nikolli ,ishte ngjitur me kangjellat e shkolles …nxenesit e 9 vjecares blene …deftere .Sinqerisht nuk e kuptova …mu desh te beja pak klienten simpatike me ate obezen e kioskes dhe kuptova cfare ishte defteri .Ju e dini perse perdoret ,apo jo ?{caji i Lazaratit eshte me oferte dhe me shumice}
      Hajt pra tani ,se problemet nuk zgjidhen duke kuruar fasadat ,apo me aksione mediatike 1 ditore ….
      kte jave do dokumentoj nje qytet tjeter ,nje nga qarqet me te medha …nqs keni deshire ,po jua dergoj dhe me foto .
      Ky nuk eshte “presion” qeverise ,ky eshte problemi yne madhor ,eshte gangrena e ktij vendi …qe ne te ardhme jo shume te larget …do na haje te gjithve ..ne fakt po na ha te gjithve !

  • Nuk di pse ju shqetesojne oret e Edukimit fizik nese eshte pare e arsyeshme per tu vendosur, le te behet, nuk ka asnje te keqe,vetem kjo lende mendoj qe nuk kerkon kushte specifike ,mund te realizohet dhe ne ambjet te hapur si kende sportive ashtu dhe ne kushte minimale, por nuk u shqeteson fakti ,qe per vite me radhe eshte abuzuar me kete lende duke mos e realizuar dhe ne ato pak ore te programuara.Ka ardhur koha qe cdo lende mesimore te cilesohet si e shenjte per ate cka percjelle te nxenesit ,si Matematika Gjuha shqipe, Letersia etj. ashtu dhe Edukimi fizik.Per te ecur perpara duhet thjeshte seriozitet ne mesimdhenie dhe jo diskutime per te gjetur fajtoret, se faji ka dale ne rruge,-thote populli,-dhe se ka marrre njeri!Me respekt!

  • Mos u habisni mesues se me sa po shifet do vendoset edhe shamit e pionerit.Por do krijohen edhe kooperativa bujqsore e dekleroj kryeministri ne nje fshat te Fierit ne Frakull ne mos qofsha gabim.Kshtu do krijohen 300000 vende pune tridhjet lek per dite pune.Nuk keni par gja akoma o mesues qe ke siguruar heqjen nga puna me ket qe ke bere.Luti Zotin te mos ju ngjaj kjo qe thash per largim nga puna.

  • Eshte nje shqetesim shume i madh per ata njerez qe kerkojne e perpiqen te jetojne me punen e vet dhe me kete ide ti edukojne edhe femijet e tyre. Po krijohet ideja se e ardhme sigurohet pa pune pa edukim por me trup te bukur e me pune te zeze. Kam degjuar shpesh ne medie se policia duhet ,keshtu e ashtu…. te vendos rregull, ne shkolla, ne rruge, bile deri ne familje (vetem per ne parlament nuk eshte thene akoma). Mendoj qe arsimimi dhe edukimi jane thembra e AKILIT per vendin tone. Femijet dhe brezi i ri duhet te mesojne ne shkolla e auditore e jo te kalojne kohen vetem me cigare, pije e qejfe. Te edukohen me ndjejen per punen, te bukuren, estetiken, e jo te bertasin rrugeve duke mos zbatuar asnje rregull etik apo te qarkullimit rrugor. Jam nje prind qe e kam femijen ne vitin e pare te shkolles se mesme. Perpiqem qe ta ndjek rregullisht djalin per mesimin. Indijohem shume kur ne takimet e planifikuara ne shkolle vijne shume pak prinder. Dhe me e keqja eshte se trupa petagogjike nuk e ngre zerin por thote, une e bera punen time (ne te vertete s’kane c’te bejne me shume) Kur ne Ministrine e Arsimit eshte mentaliteti, te shtojme oret e edukimit fizik e te heqim ato te edukimit shoqeror e profesional. Mendoj qe komuniteti i prinderve duhet te punoje me shume per arsimimin dhe edukimin e femijve se do e kene me te sigurte moshen e trete e jo te perfundojne rrugeve apo azileve. Po nuk e beme NE Shqiptaret kete toke qe na e kane lene te paret, nuk na e bejne te huajte.
    Faleminderit per mirekuptimin.

  • Pershendetje ! A e di znj Lindita Nikolla qe mesuesit e edukimit fizik gjate 45 min qe kane mesim ndodhen neper kafene ?! Besoj se nuk e di , sepse po ta dinte nuk do ta merrte nje vendim te tille . Shpresoj qe kjo gje mos te ndodhe , sepse nese kjo ndodh , atehere nxenesit do t’i gjeni neper lokale duke pire cigare dhe droge !
    Faleminderit per mirekuptimin !

  • Pershendetje . Per mendimin tim ora e ed fizik eshte domosdoshmeri ne shkolle .Si mund te mendoni qe nje femije te qendroje ne 30 ore mesimore ne jave pa levizur nga banka . Nderkohe qe motoja e gjithe botes eshte “Po sport jo droge “. Persa i perket abuzimit qe bejne mesuesit ne kete ore ju si komunitet keni te drejten tuaj te ankoheni ,aq me teper sot qe kaq shume mesues te edukimit fizik te papune e qe mund ti zevendesojne shume shpejt . Femijet e sotem jane te burgosurit e kompjuterit dhe nuk po kuptojne kolektivitetin, vullnetin per pune etj…Nese ata do te merren me sport nuk do te kene kohe per kafe ,cigare …Faleminderit nese me kuptoni drejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *