Nazime Visha, e cila ishte dënuar për vrasjen e përdhunuesit të saj Fiqiri Muça, bëri dje denoncim në Komisariatin Nr.4 në Tiranë duke thënë se ishte kërcënuar me jetë nga djali dhe gruaja e viktimës.
Nazime Visha pak javë më parë la qelinë e burgut me amnisti të Presidentit të Republikës, ndërsa gruaja e Fiqiri Muçës e kundërshtoi lirimin e 22-vjeçares. Por, ditën e djeshme, Nazime Visha është paraqitur në polici për të bërë denoncim me pretendimin se ishte kërcënuar.
“Do ta bëjmë të keqen siç na e bërë. Do të vrasim…”, mësohet t’i kenë thënë në telefon Mynyre dhe Ervis Muça gjatë telefonatës kërcënuese.
Të paktën ky është pretendimi i Nazime Vishës, e cila thotë se është kërcënuar me jetë.
