“Do ta kërkojmë Vlorën, admiral…”, ja fotot e Pashalimanit ’97

DITA Online

“Do ta kërkojmë Vlorën, admiral…” Duket se kjo shprehje e vendosur nga kineastët shqiptarë, në gojën e një admirali sovjetik, nuk do të kishte më vlerë për atë që konsiderohej si “baza më e vjetër Ushtarako-Detare e Mesdheut”. Në vitin 1960 Baza ishte vërtet në mes të interesave të mëdha. Jemi në fillimin e “Luftës së Ftohtë”. Por mbas vitit 1990 asaj i kishte mbetur vetëm emri i “lavdishëm”. Ndërsa pak vite më pas, baza e Vlorës e mbiquajtur: “Pashaliman” apo ardhur në shqip si: “limani kryesor” do të ishte edhe më keq…

Fotot e publikuara me poshtë, janë shkëputur nga kamera e operatorit të mirënjohur të Televizionit Publik Shqiptar, Agim Kuri. Pamjet janë regjistruan në Bazën Luftarake Detare të Pasha Limanit, në vitin e mbrapshtë 1997, ku situata doli jashtë kontrollit dhe pjesa dërmuese e territoreve të ushtrisë u morën me forcë nga njerëz të armatosur.

Vetë operatori i mirënjohur Agim Kuri, në faqen e tij të facebook-ut, sqaron: “E di se shumë nga ju nuk kanë dëshirë ta kujtojnë, nuk duan të përmendet ajo periudhë. Sot mendoj gjithçka, se këtu ndodh gjithçka. Përgjegjësi nuk besoj… Lojë me top…, si të duash. Panorama në Pasha Limanit ( Vlorë ) tetor ’97”.

Përgatiti për botim L. Veizi/ DITA

Share This Article
9 Comments
  • Kush e katandisi keshtu? Bijte e kurvave se s’mund ti futesh ne politike kurvat dhe bijete e tyre; Arben Imami. Po ku e gjeti porten e hapur? Tek kryekrimineli Sali Berisha qe rron akoma megjithe çindiet dhe bandat e tij pa i hyre gjemb ne bythe. Nuk e di çfare do behet, por besoj se o do ta gjejne nga ndonje rrugetar, o nga ndonje kancer se per drejtesi ne ate ven nuk besoj. Dhe pastaj ulurijne pse ikin shqiptaret! Ja nga keto kerma qe sot ulurijne.

  • S’kishte si te ndodhte ndryshe, kur shteti ra ne duar te barbarve dhe ordinereve, te cilet nuk dinin se c’eshte shteti dhe si mund te jetohet ne komunitet !

  • Kjo eshte nje nga mrekullite e demokracise shqiptare, lirimit nga diktatura komuniste.

    Nfder shekuj rrace e mbrapshte, per 45 vjet u aplikua socializmi ne menyre te mbrapshte, ka nja 28 vjet qe vodhen e shkaterruan gjithshka qe ishte ngritur me djersen e popullit … pra kjo eshte demokracia qe u premtoj ai mjeku me pardesyne e bardhe ne 1990.
    E pastaj … thuhet, jo greku, jo serbi, jo po turku … Ne jemi greku, serbi e turku, ne jemi shkaterrimtaret e ketij kombi, nuk na e kane fajin te tjeret …

  • Epo mire, po e fillojme mbare. Saliut me gjithe pardesyte e bardha qe e rrejten popullin shqiptar me demokraci duhet me ia rregullu qejfin. Jemi ne rregull deri ketu? Tashti:

    E para, mos me thoni qe gjithe ky ndryshk qe i kishte mbuluar keto nendetset heroike doli per 7 vjet dmth ne 1990 keto anijet xixellonin prej nikelit dhe per 7 vjet u bone ndryshk i gjalle. Shifini mire e me kujdes e mos u dhjasni. Duket qarte qe ai ndryshk eshte te pakten 20 vjecar. Dhe a e dini pse? Lidhur me kete:

    e dyta, ne gjithe boten keshtu ndodh me gjerat qe nuk i duhen as dreqit. Morali i perralles eshte qe ato nendetse e ato anije nuk i duheshin askerkujt, e per asgje.

    PS Saliun e kam share qe ne fillim.

  • Po te shikosh fotot me kujdes del shpejt ne konkluzion se “97” kishte filluar ne kete baze kaq te rendesishme ushtarake me kohe e me vakt.

    Pra alabaket antishqiptar sa i vune kapakun tenxheres qe e kishin filluar te tjeret para tyre.

  • Edi kryeministri di si vendosen cmimet monopol te naftes se qelbur te mazutit,,di te cpike chek-upin,di se si behen monopol pikat e basteve dhe bixhozit,,,poor Sali Berishes i ha mune si per 97 edhe per te tjerat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *