Lexova një intervistë me arkitektin Artan Shkreli që ngre një problem shumë të rëndësishëm, që duhet gjëmuar pas, sa nuk është vonë. Sipas planit të përgjithshëm urbanistik të 2013 të Tiranës, kudo në Tiranë do të ndërtohet edhe në zonat ku nuk lejohet, deri edhe në digën e liqenit artificial. Në Tiranë, sipas Shkrelit do të ndërtohet edhe mbi skarpatat e Lanës; edhe te parku pas Pallatit të Kulturës; edhe te zona e Piramidës do të ndërtohet, edhe nëse nuk bëhet Parlamenti i ri, do të ndërtohet diçka tjetër; do të ndërtohet edhe prapa Hotel Dajtit te të gjitha vilat e rrugës së Elbasanit, “vilat aty nuk do të jenë më se edhe aty do të bëhen pallate”, thotë Shkreli. Ky plan ka përcaktuar ndërtime edhe aty ku nuk lejohet me ligj, por, sipas Shkrelit, nëse e miraton Kryeministri, ka forcën që të ndryshojë planet e mëparshme rregulluese.
Sipas Shkrelit, Tiranës dhe asaj pak trashëgimie kulturore që i ka mbetur, duhet t’i themi “lamtumirë” Dhe, duke ditur që biznesi, e sidomos ndërtimi kanë lidhje deri dhe të drejtpërdrejta me politikën, shanset që ky plan të zhbëhet ndonjëherë, duken të vogla. Pyetja ime është: Meqë Tirana ka një kryebashkiak që e ka mandatin të vjedhur dhe që jetën dhe familjen e vet e ka ngritur në Hollandë, jo në Shqipëri, do ta lemë të bëjë si të dojë me Tiranën?
Email nga adresa: [email protected]