Do ta mbledhë Presidenti Këshillin e Sigurisë?

Ornela

Mbrëmjen e sotme Presidenti, Ilir Meta është në Durrës, aty ku tërmeti ka shënuar shumë dëme materiale dhe disa viktima.

I pyetur nëse do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë, Presidenti Meta tha se nuk është momenti i duhur për të shkëputur nga puna drejtuesit.

“Tani nuk është momenti për ti shkëputur drejtuesit nga puna dhe përkushtimi. Jemi në kushtet e emergjencës. Secili duhet të bëjë detyrën e tij. Më pas do ti bëjmë të gjitha konkluzionet.

Shpresoj që më të keqen ta kemi lënë pas dhe me qetësi, kurajë dhe solidaritet duhet të shohim përpara”, u shpreh Presidenti.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Asap, keta jane te gjithe per pranga.Ky termet i nxori te gjithe zbuluar maskarejte.Mjafton te shohesh emergjencen e Kosoves qe te kuptosh sa kane vjedhur keta maskarenj keto 30 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *