“Do ta votonit Bashën si president?” Berisha: A ka mundësi të mos bëni shaka?

Ornela

Në deklaratën e dhënë për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, Sali Berisha është pyetur ndër të tjera edhe për fjalët që po qarkullojnë se ish-kryetari Lulzim Basha mund të kandidohet për president.

Gazetarja: Do ta jepnit votën për Bashën President?

Me buzën në gaz, ish-kryeministri u tha gazetarëve: “ A ka mundësi të mos bëni shaka?” Dhe më pas shtoi se vetë Basha i ka mohuar zërat.

Ndërsa, i pyetur për deklaratat e ambasadores amerikane, të cilën ai e quajti guvernatorë, pas takimit me Enkelejd Alibeajn, Berisha tha se bëhet fjalë për një dështim të radhës së Yuri Kim. Sipas tij, kryediplomatja amerikane ka lënë mënjanë rolin e ambasadores dhe tashmë bën role që s’i takojnë “pasi ka gjetur terren tek Rama e Basha.”

“Ishte një dështim i ri i saj, i paralajmëruar. Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores…Nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në jetën e brendshme të një force politike. Imagjimoni si ka qene PD, si të ishte një seksion i guvernatores. Ambasadat janë të respektuara, zonja në fjalë shkel çdo rregull. Ka gjetur terren te Rama e Basha. Bën atë rol që si takon të bëjë.”

Po ashtu, Berisha bëri të ditur se qëndrimi i mbajtur nga kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj deri më tani kundrejt vendimit të gjykatës së Tiranës për ndryshimet stautore është i tiji personal dhe “rrjedhimisht i pavlerë.”

“Ne e pranojmë diversitetin e mendimit. Një vazhdim i qëndrimit e vendimeve të Bashës. Janë të pavlera.”

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Perderisa SPAK -u i Arben Krajes nuk i fakton 38 krimet e Sali Berishes, shpallja “Persona Nongrata” nga Departamenti i Shtetit Amerikan do te perfundoje ne koshin e plehrave te historise. Ambasadoret nuk kane pune me partite, por me tri shtyllat kryesore te nje shteti mik: Kuvendin-Kryeministrine dhe Drejtesine.

  • President:
    I Qimi i Pekajve!
    Tri legjenda ka Shqiperia:
    Sal Berisha, i Qimi i Pekajve, Ed Rruspija!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *