Kryeministri Edi Rama, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për presidentin e ri, është shprehur në mënyrë ironike se flet për të gjallët, jo për të vdekurit.
“Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit”, tha Rama.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kreu i qeverisë refuzoi të japë përgjigje të detajuar nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për kreun e ri të shtetit, ndërkohë që gjykata ka certifikuar “Rithemelimin” në PD.
Sakaq, Rama reagoi për kërkesën e SPAK, që kërkon arrestimin e Alqi Blllakos, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ndërsa ky i fundit dorëzoi mandatin e deputetit. Kryeministri tha se përgjegjësia nuk është kolektive dhe se çdokush është i barabartë përpara ligjit.
a.m/dita

Kush e ka bere kete pyetje eshte budalla.Ata qe i ze gripi ipolitkes nuk e kuptojne se ku ka bashkepunuar e bashkpunon Rama me Berishen .
Salikadavra, i ngordhur i pakallur…tek i cili kane varur shpresat shqupisat ndyresira.