Do sillnin 61 majmunë në Shqipëri ?! Arrestohen dy vëllezër holandezë

Dita

Dy shtetas holandezë janë arrestuar pasi kanë tentuar të eksportojnë 61 majmunë në Shqipëri.

Lajmi duket paska i çuditshëm, por një faqe afrikane shkruan se ata u ndaluan në aeroportin ndërkombëtar  të Kilimanxharos.

Megjithëse, ata paraqitën dokumente lejeje për transportin e majmunëve, rezultoi se leja ishte lëshuar në mënyrë korruptive pasi Ministria e Burimeve Natyrore në Tanzani ka vendosur bllokimin e tregtimit të kafshëve të egra jashtë vendit.

Holandezët janë vëllezërit Artem Alik Vardanyan, 52-vjeç, dhe Eduard Alik Vardanyan, 44-vjeç, të cilët punojnë si menaxherë hotelesh, raporton Ora News.

Ata nuk dhanë detaje të hollësishme për destinacionin e kafshëve.

Share This Article
2 Comments
  • mire bene qe i arestuan.Majmunet kane shpenzime e do te na rriteshin taksat.
    Ne jemi vertet ne hall e skemi me se mbajme 140 majmune keta duan te na japin te tjere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *