“Do të flemë bashkë”, kërkesa e pronarit për t’i dhënë gruas falas shtëpinë

Dita

Mediat britanike vazhdojnë investigimet për të denoncuar rastet e favoreve seksuale nga pronarët e banesave me qira.

Ata janë të gatshëm të japin falas ose me çmim të reduktuar banesat me qira në këmbim të seksit nga qiramarrëset. Një video e re e fshehtë ka filmuar një burrë që i kërkoi favore seksuale një gruaje dhe në këmbim do t’i ofronte pa pagesë apartamentin në një zonë të shtrenjtë.

Ky rast i dytë është denoncuar nga tabloidi britanik “The Sun”, ku një gazetare investigative pretendoi të ishte qiramarrëse. Pasi kontaktuan me të, të dy u takuan në një kafene në Londër.

Pronari ra në kurthin e gazetares dhe i ofroi qira falas nëse ajo shkonte me të në shtrat dy herë në javë, raporton Klan.

“Ne do të duhet të ndajmë krevatin, kështu që do të flemë bashkë”, i tha ai gazetares investigative të “The Sun”.

E gjithë skena është filmuar nga kamera e fshehtë. I kontaktuar më pas nga redaksia e “The Sun”, pronari mohoi që të kishte kërkuar diçka që është e gabuar.

Favoret seksuale në këmbim të qirasë falas janë një fenomen i ri që po përhapen në Britani. Në shtetin ishullor nuk përbën vepër penale kjo gjë, pasi është një dukuri e re dhe nuk është specifikuar në legjislacion. e.k/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mirpo edhe nese specifikohet ne ligje ne te ardhmen.Keto perbindesha duhet te vashdojne mbasi marreveshjet kane perfundue para se te krijohet e te hyje ne fuqi ligji.
    Keto jane format dhe lirit demokratike te sistemit ekonomi tregut.Kapitalist.Imoraliteti asht baza e demokracise kapitaliste qe blihet dhe shitet me para.Kush ka para edhe ma shpesh se dy here ne jave e duan “palestren” per te shfry epshet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *