Në këtë fushatë zgjedhjesh “ po lulëzon” dhe një lloj tjetër “ sekseri”, numëruesit e pretenduar në qendrat e numërimit të votave. Duke dëgjuar shpesh si si veprohet në disa vende numërimi ku gjen zbatim parimi “nuk ka rëndësi kush voton , por kush numëron”, ky lloj i ri mashtruesi ka nxjerrë në treg një “ mall të ri” , pretendimin se do të jenë numërues dhe të sigurojnë vota “ të ëmbla e pa mund” gjatë numërimit , sigurisht me pagesë. Kjo tendencë e re nxjerr në pah përceptimin e krijuar për numërimin e votave ( që nuk është pa gjë brenda) dhe mosbesimin te numëruesit shoqëruar me dyshimin gërryes për shitjen e tyre. Nuk ka asnjë mundësi teorike të numërosh “gabim” në vendin e numërimit nëse nuk shitet njëra palë. Duke qenë se në secilën tavolinë janë katër numërues , dy të pozitës e dy të opozitës, po qe se në klllapat e korrupsionit pa thonjëza nuk bie njëra palë , atëherë votat shkojnë atje ku janë nisur e për partitë ku janë nisur. Abuzivimi me votat e njëra- tjetrës apo me votat e partive të vogla brenda koalicionit për një njeri ,që ka ndërgjegje ,është një krim që nuk shlyhet as me burg.
Po nga ana tjetër , ai që shitet , nuk ka as ndërgjegje , ndaj krimi i tjetërsimit të votës , ndodh.
Shumë gjëra të ndodhura të bëjnë të besosh dhe thënien në gjëndje të dehur të një funksionari të lartë partiak në nivel vendor të partisë në pozitë “ ne nuk blejmë gjithë grupet e numërimit , mjafton që vetëm njëri të jetë “ në shitje” në secilin vendnumërim dhe përmbyset rezultati”.
Natyrisht që ky lloj i ri “ sekseri” nuk ka as të tashme , as të ardhme , por është “një këmbanë alarmi për t’i dalë para të keqes”. Ata që kanë në dorë caktimin e numëruesve duhet të jenë të bindur në ndershmërinë dhe besnikërinë e tyre e krahas kësaj dhe vetë numëruesit duhet ta mendojnë në veten e tyre , që krahas përllong’jes së ndërgjegjes , bëjnë një krim me përmasa të pallogaritshme. Faktet kanë treguar se tjetërsimi i votës nga një parti në tjetrën ka futur në ngatërresa me pasoja persona e fise e mbi gjithça një kuti , disa kuti , një tavolinë e shitur mban në këmbë në mënyrë të pamerituar një qeveri dhe merr më qafë më shumë se gjysmën e popullsisë . Atij që tjetërson votën e tjetrit në mos ligji , Zoti një ditë i vjen hakut e ia nxjerr për hundësh ato lekë haram të fituar dike shitur vullnetin e tjetrit , duke nëpërkëmbur besimin .
Email nga adresa: [email protected]
Nuk ka besim ne jemi fukarenj ne xhepa dhe ne shpirt.PS eshte djegur nga keto probleme duhet te gjej njerez qe nuk shiten ose ti pagoj keta njerez qe mos te shiten.NE Shqiperi eshte e veshtire ,shqiptaret shesin femijet,grate,motrat cdo gje per lek.NUK E DI ZOTI TE NA SHPETOJ NGA KETA NJEREZ