“Do të kalosh, 100 euro është” ; Në kërkim pedagogia e Universitetit të Shkodrës

Elton Tafaruci

Shpallet në kërkim pedagogia e fakultetit Bio – Kimi e Universitetit të Shkodrës, D. K . Pedagogia u shpall në kërkim pasi denocimit nga emisioni investigativ “STOP” në Tv Klan.

Janë transmetuar pamje filmike ku tregon se 46 vjeçarja i ka dhëne notë kaluese studentes me iniciale M.S kundrejt pagesës me vlerë 100 euro.

Ajo akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

proçesverbalet e provimeve për të gjithë studentët e degës Bio-Kimi ( me petagoge shtetasen e lartëpërmendur)

pamjet filmike të emisionit investigativ “Stop”

Materialet i’u përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Share This Article
1 Comment
  • Edhe kerkojne te krahasojne standartin e shkolles se diktatures me ate te sotmen! Pika qe su bie! Eshte si nata me diten! E hidhur, por ky eshte realiteti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *