“Do të mbijetojmë dhe do të qëndrojmë në Kosovë”. Ky ishte mesazhi që dha Marko Gjuriç pas hyrjes në vend për festën e Pashkëve.
Gjuriç mori pjesë në liturgjinë e Pashkëve ortodokse në Manastirin Banjska pranë Zveçanit, ku sipas Tanjugut, tha se Serbia do të jetë gjithmonë me popullin e saj në Kosovë.
“Ne serbët jemi popull numerikisht i vogël, por trim dhe liridashës”, u shpreh ai, duke shtuar se Serbia do të dijë t’i mbrojë njerëzit në Kosovë, ku sipas Gjuriçit, populli serb ka mbi 1000 vjet që ndërton identitetin e vet.
Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe bëri dhe një urim për Pashkët duke kërkuar këmbëngulje, qëndrueshmëri dhe dashuri për të gjithë.
Zyrtari i lartë i Beogradit shkaktoi një tërmet të vërtetë përpara dy javësh në 26 mars, kur u arrestua në Mitrovicën e Veriut për hyrje të paligjshme në Kosovë.
Reagimet ndaj ndalimit dhe dëbimit te tij ishin të shumta dhe kulmuan me largimin e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës në Kosovë, çka i hoqi këtij të fundit 10 deputetë në Parlament.
a.s/dita

se mos harroni te botoni me detaje çfare thote ky muti!!
Dikur perdorej termi SLLATA ALA RUSE.
Sot ka dale termi SALLATE ALLA KOSOVARE, me turq, serb, ashkel, rom etj.