Do të rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”. Përgatitet pagesa e re javën e ardhshme

Ornela

Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.

Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete.

Top Channel mëson se në javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.

Këto ditë, në fakt, fluksi nuk ka qenë shumë i lartë, siç ndodh në çdo fillim sezoni veror, por pas përfundimit të muajit të Ramazanit pritet që banorët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës të nisin të lëvizin për pushime apo edhe për fundjavë drejt plazheve të Shqipërisë.

Për të parë se si po ecën procesi i punës edhe në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, ambasadori shqiptar në Kosovë dhe ministri i Brendshëm i Kosovës bënë një inspektim.

Gjatë sezonit veror, në pikën e kufirit të Morinit ka një fluks të shtuar të lëvizjeve. Në fundjavë krijohen edhe radhë shumë të gjata.

o.j/dita

Share This Article
14 Comments
  • Rruga e Kombit eshte dhe do te mbetet rruge e kombit,koncesionari i ramavicit te investoje vete ne ndonje autostrade te re,se ajo nuke eshte rruge e politikes dhe as e ramavicit dhe berishavicit apo e metavicit e bashavicit te marresebashku.Biznesi vertet eshte jo vetem dije e “trimeri”nga fuqia e pushteteve,por dhe deshtim e falimentim per abuzuesit e djerses e gjakut te popullit.Ne moralin e ramavicit dhe ketije palokoncesioneri eshte ti kerkojne falje popullit e te mbajne duart larg nga djersa e popullit,se pushtetaret vine e shkojne,por popujt mbesin.Besoni,binduni e mbani larg duart e pista ndaj djerses se popullit,se ne mos gjykatesit e prokuroret,Drejtesin po vjen minuti ta beje vete POPULLI e Zoti.

    • Kohè interesante keto tè sotmet. Njè klikim ne inrernet mjafton dhe banorèt pranè kènetave, na tregojnè pèr shokèt me tè cilèt kalojnè kohèn, minjtè.
      Deri kètu, gjithçka nè rregull. Problematike bèhet puna, kur shokèt e minjve, fillojnè dhe dèrdèllisin pèr politikè, me atè shqipen dhe mendèsinè e moçalit.
      Aty, mbaron gjithcka. Aty, humb kuptimin gjuha, komunikim dhe mesazhi pèrcjelles.
      Banor kènetash, kudoqofshin ato nè Shqipèri. Mundohu tè vetèpèrmbahesh dhe tè mos na i tregosh, tè gjitha thesaret qè kini.
      Lexo dhe mèso drejtshkrimin shqìp. Èshtè e bukur shqipja. Lum ata qè e kanè mèsuar nè bankat e shkollès dhe jo buzè kènetash.

  • Kohè interesante keto tè sotmet. Njè klikim ne inrernet mjafton dhe banorèt pranè kènetave, na tregojnè pèr shokèt me tè cilèt kalojnè kohèn, minjtè.
    Deri kètu, gjithçka nè rregull. Problematike bèhet puna, kur shokèt e minjve, fillojnè dhe dèrdèllisin pèr politikè, me atè shqipen dhe mendèsinè e moçalit.
    Aty, mbaron gjithcka. Aty, humb kuptimin gjuha, komunikim dhe mesazhi pèrcjelles.
    Banor kènetash, kudoqofshin ato nè Shqipèri. Mundohu tè vetèpèrmbahesh dhe tè mos na i tregosh, tè gjitha thesaret qè kini.
    Lexo dhe mèso drejtshkrimin shqìp. Èshtè e bukur shqipja. Lum ata qè e kanè mèsuar nè bankat e shkollès dhe jo buzè kènetash.

  • Si kudo edhe ne shqiperi do te paguhet. Natyrishte qe vendasit do te pasien me dokument favorizuas.!

    • Nuk eshte e vertete qe paguhet kudo, ja disa shtete ku nuk paguhet, Zvicer, Gjermani, Belgjike.
      Paguhet ne vendet ku korrupsioni ka qene dhe eshte ne nivelet me te larta, si Italia, Franca, Spanja, sepse ne nje x moment privatizuan autostradat, gati ua falen personave qe benin pjese ne klanin e politikaneve qe ishin ne fuqi.
      Ky zullapi i gjate e justifikon me vjedhjet qe ka bere qeveria Berisha, mirepo ne nje shtet serioz, nuk ekziston kjo llogjike, sepse neqofte se ata qe bene rrugen kane vjedhur si dhe kane bere pune me kualitet te dobet, dergohen para drejtesise, me fakte e prova, pastaj drejtesia ben punen e vet e per gjithe demin qe i kane shkaktuar vendit u sekuestrohet pasuria.
      Si qenka kjo pune, paska vjedhur Luli e Berisha me shoke e jetojne rehat e mes lluksit, ndersa fajet e tyre duhet ti paguje populli per jete?
      Llogjike debilash!

      • Nuk ma priste mendja se do merrje mundimin te replikoje me lamasher qe e kane te shkrojtur ne balle IQ-ne. Bravo Mono.

  • Mon Kukaleshi @….cfare shkruan ,me gjithe se ke te drejte teknikisht dhe ligjerisht ,por doja te terheqja vemendjen ,sa shpejt harrove pallatin ne Vlore te uji i ftohte ,me gjithe se ishte me shkelje vjedhje deti fallcifikime tekne te noteret me deshmitare qe kishin 90 vjet qe kishin vdekur e tj . Rama ndihmoi dhe i dhuroi LULIT milionat ne Euro me taksat e kokpelareve .Mbaje ne busull kujtesen .Respekt per ty o Mon Kukaleshi…Ky i gjati turinjte e vet do i thyeje , do me kujtosh nje dite .,

  • Z mon kukaleshi une ne zvicer po te them qe autostrada paguhet.Une blej autobahnvignette shweis qe kushton 40 franga qe jane rreth 38 euro dhe ne belgjike kam paguar autostraden.

    • Leonard, edhe para dy muajve kam qene ne bruksel, po autostrade nuk di te kem paguar. Mund te me shpjegosh se si e ku pagjhet? Jo per gje, po per te qene ne rregull me pagesat belve.
      Falemnferit

  • Leonard, besoj qe ben shaka!
    Ketu ne zvicer ato 40 frangat paguhen per 1 vit autostrade pa limit.
    Pastaj, kjo shume eshte e barabarte me
    1/100 e nje rroge mujore te ulet ne zvicer. Sa do i takonte te paguante nje qytetari shqiptar po te aplikohej sistemi zvicerian ne Shqiperi? 250 ne vit.

  • Kjo eshte e vertete.Po ne Shqiperi ka vetem politikan hajduta.Nuk gjen nji te sakte.Pergjigja ime konsistonte ne ate qe edhe vende te tjera i kane me pagese.Por e perseris se ne Shqiperi nuk ka politikan te mendoje per popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *