Një shtetas me inicialet J.R është dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Tiranës, pasi është shndërruar në makth për ish-bashkëjetuesen e tij dhe familjen e saj.
Ka qenë ish-bashkëjetuesja me inicialet A.Z ajo që ka kallëzuar 35-vjeçarin në polici.
Sipas dëshmisë së saj, A.Z ka bashkëjetuar me shtetasin J.R prej tre vjetësh dhe se pas ndarjes, i pandehuri kishte nisur ta ndiqte dhe kërcënonte me mesazhe telefonike. A.Z ka treguar se ai i shfaqej kudo, në punë, në lagjen ku banon dhe se e shqetësonte në telefon. Të njëjtën gjë kanë pohuar në gjyq edhe familjarët e saj, konkretisht nëna dhe babai.
Mesazhet telefonike janë administruar si provë në Gjykatën e Tiranës dhe në një nga to, J.R i shkruante ish-bashkëjetueses së tij: “Do të të zhduk po nuk u ktheve me mua”.
s.a/dita
