“Do të vrasim Putin dhe qentë e tij besnikë!”

Dita

“Më në fund kemi një vend ku të imponojmë Sharian. Falë Allahut dhe vëllezërve tanë guximtarë dhe miliona myslimanëve në mbarë botën. Ka ardhur momenti të shpërndahemi. Do të vrasim me një bombë Vladimir Putin”, ky është kërcënimi i një prej liderëve të IS.

Kërcënimi vjen nga Abu Yasser, lider i një qelize të IS që vepron në jug të rusisë. Ai ka ftuar vëllezërit myslimanë të vrasin “qafirët”.

Ai i ka premtuar botës publikisht se do të vrasë Vladimir Putin. Video e hedhur në rrjetet sociale shfaq Abu Yasserin që prezantohet si “deputeti i Provincës së Kaukazit të Shtetit Islamik”.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *