Ish-drejtorit të ALUIZN-it i bllokohen 1.5 milionë euro në bankë

Elena Tase

Ish-drejtorit të ALUIZNI-t për rajonin e Tiranës në vitet 2006-2011 Ferdinand Shehu i janë bllokohen 1.5 milionë euro pas një hetimi të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë.

Shehu ka qenë drejtor për Tiranën në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.

Policia njofton se Shehu kohët e fundit, nëpërmjet një banke private ka tentuar transferimin e 1 milion eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Policia e Shtetit deklaron se ish-drejtori i ALUIZNI-t ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.

Gjithsesi, Ferdinand Shehu nuk është arrestuar, ndërkohë që sipas policisë do vijojnë hetimet për origjinën e shumës së bllokuar.

Por pse u shkarkua Shehu në 2011? Asokohe sipas AKUIZNI-t, Ferdinand Shehu u shkarkua sepse fshehu punësimet e para vitit 1992.

Sipas ALUIZNI-t ai kishte punuar për 4 vite hetues, por edhe efektiv në Ministrinë e Rendit Publik, por nuk i kishte deklaruar në CV.

“Përmes manipulimeve në jetëshkrim, duke lënë jashtë tij një eksperiencë pune 4-vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës (Urdhri nr.8, datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën njëvjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e “fshirë” nga jetëshkrimi. Mungon në këtë jetëshkrim dhe detyra si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik (shkresa nr. 272, datë 13.04.1992) në profilin e kriminalistikës”, thuhej në deklaratën e ALUIZNI-t në 2011 kur u shkarkua.

e.t./dita

Share This Article
9 Comments
    • Jam i sigurte qe te gjithe drejtora e ALUIZNI jane vene ne levizje tani duke perfshire dhe aktualin(“Prof” LAME). Prokuroria duhet te filloje menjehere per gjithe drejtuesti e ALUIZNI-t qendrore dhe jo qendrore se mbrapa tyre fshihen me miliona euro qe i duhen kthyer ketij shteti te super cfilitur nga grabitjet. Imagjino tani se c’kane bere gjykatesit,drejtuesit e dikastereve ministeriale etj etj. Mund te arrijne shifra ne disa miliarda euro qe duhen ti kthehen shtetit ne menyre qe te rrise menjehere pensionet skandaloze te Albanistanit. Pensionistet shqiptare jane megjithemend heronjte e ketij kombi qe jetojne me pensione qe vetem buke e uje mundet te sigurosh. As ne kohen e dulles nuk jetonin ne kete fare feje. Keto te shikoje Rama ky debil i shekullit te 21 qe i la pensionistet ne ket gjendje dhe jo te merret me PPP dhe afare te tjera. Po kujt i thua ?

  • Ato 1 million nuk i kane ardhur aty kot fare! Pra kush i ka dhane ato 1,5 million e per cka na intereson! Kujt ia kane vjedhur pronat per t’i dhane ato ´investitorevé alla albanistan?
    Deri ne fund duhet me shikuar punet edhe me denuar te korruptuamin po edhe korruptuesit!

    • Sa kane ish ministra dhe isha dhe te gjithe elita Politike mund te kene 20 trilion $. Sa kane vjedh keto 30 vjet keto politikane ? A do ikin a do i largojne te gjithe ne nje vrime do shkojne. I lumtur ai qe ik vete.

  • shume shpejt do keni prononcimin e Bashes se per cilin funksionarete pd-lesheli sherben si bankomat ky pasuesi i shefit ushtarak te pd Shaban Memise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *