Po këtë herë a do vemë mend?

redaktor

Entela Resuli – Dita

“Kam dëgjuar këto ditë idenë për ndërtimin e një monumenti përkujtimor për solidaritetin e njerëzve, që po mundohet të japin gjithçka kanë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, por askush nuk propozon ngritjen e një monumenti i cili t’u kujtojë brezave që vijnë se kjo tokë, kaq e bukur, herë pas here tronditet e mund ta kthejë në pak sekonda jetën tonë kokëposhtë.

Propozoj pra, si vepër përmbyllëse të rindërtimit, ngritjen e obelisqeve të kujtesës ndaj tërmetit në Durrës e Thumanë ku të shkruhet: 

“Qytetar, kur ta shohësh këtë obelisk, me themel ngulur thellë në truall, kujtohu se po nuk e respektove këtë tokë të ëmbël, ajo hakmerret për fyerjen e shkaktuar. Mos harro tërmetin dhe viktimat e 26 Nëntorit 2019. Mos lejo që papërgjegjshmëria e lindur nga etja për para të të marrë jetën ty dhe brezave që do vijnë. Mbill siguri dhe respekt për pasardhësit” – thotë në këtë intervistë për DITA, inxhinieri gjeolog Sokol Marku.

“Ata që prodhojnë dije duhen përkrahur, investuar e besuar e jo të çohen në cep të ringut, duke i bërë karshillëk çdo specialist i huaj vullnetar i pa certifikuar në aftësi profesionale” – shton ai.

 

 

-Z. Marku ajo çka kaluam pak ditë më parë ishte një monument kujtese apo monument solidariteti. A do mësojmë ndonjëherë prej historisë?

Bombat atomike të Hiroshimës dhe Kavasakit të lëshuara në vitin 1945, janë sigurisht fatkeqësia më e madhe që mund t’i kenë ndodhur një populli në harkun kohor të pak sekondave. Asnjë fatkeqësi tjetër nuk mund të brezohet me të, gjysmë milioni jetë të humbura. Sigurisht askush nuk mund të mohojë se japonezët në ato ditë patën një solidaritet të pashoq me njëri-tjetrin, e po kështu askush nuk mund ta harrojë solidaritetin e shtetasve amerikanë pas rënies të kullave binjake. Mirëpo që të dyja këto vende nëpërmjet monumenteve çmojnë më të rëndësishme përkujtimin e fatkeqësisë.

Çuditërisht ne shqiptarët synojmë të përkujtojmë solidaritetin, madhështinë e të tjera gjëra pozitive. Kështu nqs nuk do kishte ndodhur ky tërmet i fundit, do përjetonim përkujtimin e fitores mbi fashizmin, duke harruar aktin e turpshëm të dorëzimit të kurorës tek Viktor Emanueli III, apo Asamblenë e turpshme goditur me top në periudhën e pushtimit gjerman.

Kam dëgjuar këto ditë idenë për ndërtimin e një monumenti përkujtimor për solidaritetin e njerëzve, që po mundohet të japin gjithçka kanë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, por askush nuk propozon ngritjen e një monumenti i cili t’u kujtojë brezave që vijnë se kjo tokë, kaq e bukur, herë pas here tronditet e mund ta kthejë në pak sekonda jetën tonë kokëposhtë.

Propozoj pra, si vepër përmbyllëse të rindërtimit, ngritjen e obelisqeve të kujtesës ndaj tërmetit në Durrës e Thumanë ku të shkruhet:

“Qytetar, kur ta shohësh këtë obelisk, me themel ngulur thellë në truall, kujtohu se po nuk e respektove këtë tokë të ëmbël, ajo hakmerret për fyerjen e shkaktuar. Mos harro tërmetin dhe viktimat e 26 Nëntorit 2019. Mos lejo që papërgjegjshmëria e lindur nga etja për para të të marrë jetën ty dhe brezave që do vijnë. Mbill siguri dhe respekt për pasardhësit”

 

-Po më fëmijët si të sillemi. Si të ndryshojmë mentalitetin e tyre?

Në vazhdim të idesë së mësipërme do doja të kritikoja qëndrimet e prindërve, apo këshillat e psikologëve që janë duke u dhënë me shumicë mbi edukimin me psikozën harresës. Nuk është aspak produktive që fëmijët tanë të edukohen duke harruar. Atyre u duhet treguar realisht çfarë ndodhi. Ndodhi një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter. Ata i ndjenë dridhjet e tokës, i dëgjuan zhurmat e tërmetit, i panë prindërit e tyre të lemerisur.

Nëse u themi se nuk ndodhi gjë, atëherë ata do mendojnë se jetuan në një ëndërr të keqe dhe nesër do gabojnë po ashtu si gabuan sot prindërit e tyre, dikush si ndërtues që nuk mori parasysh normat e ndërtimit, studimin gjeologjik, dikush si blerës që pati parim përzgjedhës çmimin e banesës dhe jo garancinë e sigurisë së saj, e dikush si qytetar që vrapoi e u shqye duke bërtitur për politikën, dhe e përçmoi shkencëtarin si një i matufjepsur, si një naiv që i kishte mbetur mendja tek rregullat e ligjet e nuk njihte prapaskenat e rrugët si arriheshin gjërat në këtë botë. E bukur botë!

Tërmeti duhet të jetë një shkundje për të na zgjuar që të reflektojmë, se të keqen qoftë njerëzore qoftë natyrore e mundim duke u përballur me të, dhe jo duke trembur fëmijët me shprehjen “gogoli pas dere”. Vetëm me rindërtimin e mentalitetit tonë rindërtimi i premtuar do jetë efektiv.

Tregojini fëmijëve çfarë ndodhi realisht dhe mësojini se fatkeqësi të tilla nuk do sjellin shkatërrime në të ardhmen vetëm nëse ata do të shkollohen seriozisht, duke mësuar çdo ditë e jo duke pritur që notën, shkollën, vendin e punës t’ua japë paraja miku apo pushteti i prindit. Bëjini ata shqiponja me krahë, e jo zogj pule me pupla të rrjepura. Ka ardhur dita kur e vetmja pasuri që duhet çmuar në këtë vend të jetë integriteti moral i njerëzve.

 

-Kjo pyetje është bërë shpesh këto ditë, por a mund të na argumentoni përgjigjen e pyetjes:  A mund të parashikohen tërmetet?

Ngjarjet sizmike në Europë e veçanërisht në hapësirat më të vjetra të Perandorisë Romake, ku Shqipëria ka qenë pjesë e hershme dhe e rëndësishme përbërëse, kanë nisur të regjistrohen në pikëpamje të kronikës që 2 mijë vjet më parë. Shkencërisht, me aparatura matëse përpjekjet për të regjistruar fuqinë e tyre filluan në kohën e revolucionit industrial, por deri më sot nuk është akoma e mundur parashikimi i saktë i momentit kur ato ndodhin.

Të dhënat statistikore na ndihmojnë që ne të përcaktojmë trendin dhe periudhat e përafërta të ndodhisë sizmike. Kështu nga studime të kryera edhe në Shqipëri dihet se cila është shpeshtësia e ndodhjes të eventeve sizmike me një magnitudë të caktuar. Mirëpo problemi është të përcaktosh se kur janë ato 30  sekonda në një hark kohor prej një viti. Kjo është pothuaj e pamundur.

 

-Ju keni bërë dikur një parashikim për ngjarje të fortë sizmike në vitin 2019…

Po, rreth dy vjet më parë, unë inxhinieri gjeolog Sokol Marku, duke u nisur nga studimi i trendeve kohore, prej faktit se ngjarja e fundit me magnitudë më të madhe se 6 të shkallës Rihter ishte ajo e 15 Prillit 1979, dhe se po përmbushej harku kohor prej 40 vitesh, bëra një parashikim të tillë kur isha i ftuar në një studio televizive.

Duhet të theksoj se vura reputacionin tim shkencor në lojë, i nisur nga shqetësimi im si studiues serioz, për mënyrën se si ishte ndërtuar në Shqipëri në periudhën post komuniste. Në këtë vend periudha që pasoi 8 Dhjetorin 1990, e sidomos Marsin e vitit 1992 çoi në një “dalldi shthurëse pranverore” ku thënia e Ndrios tek “Udha e Shkronjave”, “o mik unë mendoj se veç kamja ka rëndësi në këtë botë” u bë aksioma e jetës së pjesës dërrmuese të këtyre njerëzve, dhe ashtu si në “Iliadë”, shkencëtarët “kasandra” u mbyllën në muret e institucioneve ku mbaheshin të burgosur në terrorin e humbjes së pagës nën stuhinë e reformave të cilat e vetmja formë që ndryshonin ishte sakatosja e institucioneve, me kriter kryesor jo bindjen dhe aftësinë shkencore por bindjen partiake ose neutralitetin politik.

Kështu përfituan sharlatanët, pseudoshkencëtarët dhe shkencën e bënin mediat, kuzhinierët, gurutë, astrologët gjithologët, analistët dhe çdo lloj “isti” që nuk e kam përmendur.

Në qoftë se nuk do kishte ndodhur kështu, ndërtimet do ishin kryer sipas standardeve, sepse mënyra më e mirë e “parashikimit” të së keqes është profilaksia, pra caktimi dhe respektimi i normave të studimit, projektimit dhe zbatimit të ndërtimit dhe në një rast të tillë unë nuk do kisha nevojë të thërrisja në shkretëtirë si Gjon Pagëzori “shtroni rrugën se arriti”.

 

-Shqipëria raportohet të jetë një ndër vendet me sizmicitet të lartë në europë, por a ka kapacitete vendi ynë të studiojë tërmetet? 

Shkenca dhe studimi fillojnë nga provat e marra direkt në terren. Vendi ynë preket prej tërmeteve dhe studimi i tyre është mjaft i rëndësishëm. Vende me sizmicitet të lartë si Japonia, SHBA apo edhe Kili kanë ngritur rrjete të studimit të tërmeteve, për ti regjistruar ato menjëherë. Shqipëria duhet të ngrihet në nivelin e tyre, dhe megjithëse vend i varfër nuk duhet kursyer të investojë në këtë drejtim. Por investimi duhet të jetë inteligjent dhe i studiuar duke u mbështetur në përvojën më të rëndësishme botërore.

Kështu Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) duhet të jetë institucioni lider i kësaj fushe. Tërmeti është një fenomen gjeologjik, dhe SHBA të cilët janë studiuesit kryesorë të eventeve sizmike, e kanë përfshirë këtë fushë studimi në strukturën e Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Për këtë duhet që SHGJSH të përcaktohet ligjërisht si një institucion sigurie, ashtu si homologu i tij amerikan, i cili i jep ekspertizë qeverisë amerikane për çdo lloj fatkeqësie natyrore.

Duhet investuar për një studim të ngjarjeve të shkuara sizmike, duke krijuar fillimisht një bazë të dhënash historike, e cila të përfshijë jo vetëm tërmetet e truallit tonë por të një hapësire që përfshin gjithë zonën rreth dhe në basenin Adriatik e Jonian si dhe hapësirën mes pjesës së bregut lindor të Italisë, Sardenjës dhe Siçilisë. Mundet që një studim i të gjitha të dhënave të na çojë drejt përcaktimit të skenareve parashikuese shkencore, që të na ndihmojë përcaktimin e disa gjendjeve alarmi të shkallëve të ndryshme për rrezikun sizmik.

Një ligj i ri antisizmik bazuar në norma të tjera përcaktimi është mjaft i nevojshëm. Metoda analizuese përcaktuese në fuqi edhe në Shqipëri është ajo propabiliste. Kjo metodë ka treguar dështime në masat antisizmike në Europë, në raste si tërmeti i Akuilas, ku protesta e sizmologëve dhe gjeologëve ndaj këtyre masave çoi deri në një proces gjyqësor ndaj hartuesve të ligjit. Opinioni i studiuesve është se kjo metodë mbështetet më shumë në atë sesi të shpëtojmë para duke ndërtuar me kosto më të ulët sesa si të shpëtojmë jetë njerëzish.

Tërmeti i Fukushimës tregoi përsëri dobësitë e metodës propabliste të analizës. Muri i ngritur për të mbrojtur reaktorin bërthamor nga cunamet atje ishte 7 metra i lartë pra 8 metër më i ulët sesa dallga prej 15 metrash e cunamit që pasoi goditjen sizmike. Ndërkohë që me metodën e analizës deterministike ky mur duhej të ishte të paktën 12 metra, pra dëmi do të ishte 3 herë më i vogël.

Unë e kam ngritur problemin e kësaj përllogaritjeje deterministike në funksion të një ligji ri antisizmik në Shqipëri që në Nëntor të vitit 2014, në një artikull shkencor botuar në librin “Proçedings” të kongresit XX të shoqatës gjeologjike Karpato-Ballkanike, duke e justifikuar këtë kërkesë me ndërtimet pas 1990 që kishin 3 karakteristika shqetësuese: 1) distancë e vogël mes ndërtesave të larta, 2) shtesa anash pallateve 3) shtesa të kateve mbi pallate.

Sigurisht çdo thirrje e imja ka qenë veç një statistikë më shumë deri më tash. Shpresoj të mos jetë kështu në të ardhmen.

 

-Sikur donit të thonit diçka për median…?

Dua t’ju them se unë i dua gazetarët dhe i falenderoj ata për mbështetjen që më kanë dhënë të shpreh mendimet e mija në gjithë këto vite. Por me keqardhje kam vërejtur se edhe ata vetë, tek unë, më shumë kanë kërkuar të dëgjojnë gjëra spektakolare, mistike në vend të këshillave të vlefshme. Në rastin e këtij tërmeti u kërkoj të reflektojnë për të ardhmen e të përpiqen ta edukojnë ndryshe popullin. Pra jo të trumbetojnë aksidentin, por të analizojnë pse ndodhi, pa eufori duke mos kërkuar në çdo moment të errësojnë punën dhe përpjekjet e nëpunësve të shtetit.

Dua që ju të filloni të thoni se këtë vend do e ndërtojnë shqiptarët, por ata të përgjegjshëm. Mos merrni çdo njoftim në internet që sado spektakolar të duket nuk vjen nga burime shkencore të konfirmuara. Duhet të dini se p.sh. shkalla e besueshmërisë së një njoftimi të fushës së sizmikës nisur nga e pabesueshmja (=0) në plotësisht të besueshme (=3) është: pseudoshkenca = 0, njoftimet nga universitetet = 1, artikujt në revista gjeofizike = 2, artikujt nga revista gjeologjike apo shërbimet gjeologjike = 3.

Kështu në ditët që pasuan tërmetin njoftimet për antenat e Alaskës, cuname apo për tërheqje të vijës bregore që u dëgjuan në portale apo studio televizive, klasifikohen në besueshmërinë =0. Njoftimi për ngritje prej 10 cm të Kepit të Rodonit ishin të besueshmërisë =1, por fakti se kjo do ndodhte në rastin e intensitetit I=IX+ deri I=X, dhe intensiteti i tërmetit të 26.11.2019 u vlerësua në epiqendër (veriu i Thumanës) I=VIII, e bën besueshmërinë =0.

Besoni dhe përhapeni këtë besim se ky vend ka shkencëtarë seriozë të aftë t’i japin përgjigje çdo rreziku natyror, qoftë kjo ngjarje sizmike, rrëshqitje, përmbytje apo ngrohje globale e ndryshime klimaterike, por ata që prodhojnë dije duhen përkrahur, investuar e besuar e jo të çohen në cep të ringut, duke i bërë karshillëk çdo specialist i huaj vullnetar i pa certifikuar në aftësi profesionale.

Askujt tjetër veç nesh nuk i dhimbset ky vend, përndryshe nuk do na kishin qethur, sakatuar e copëtuar gjatë historisë. Shqipërinë e duan, e ndërtojnë, e studiojnë dhe e mbrojnë veç Shqiptarët. Mos e harroni këtë.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
11 Comments
  • Atyne qi kanë syt në ball’ e mend t’pakten ma shum’ se nji kafshë, ky mbas- termeku ju diftoi t’pakten nji gja n’drit t’djellit:
    qi per kah përkushtimi, organizimi e profesjonalizmi, kjo Qiveri i rrun lesht edhe Gabit!
    – Kol Çatalli –

  • Në situatën që ndodhemi, shumë gjëra po shkojnë keq në shoqërinë tonë, ngaqë kanë marrë deformim të thellë raportet e natyrshme të njeriut individualist me natyrën e jetës sociale të shoqërisë. Këto dy elemente thelbësorë të jetës tonë kanë marrë rrugë të kundërt, dhe sipas mendimit tim, në këtë realitet ndikon negativisht dimensioni absurd i individualizmit, që ushqehet nga ideja e çmendur e vetëmjaftueshmërisë së jetës së pavarur, pa nevojën e lidhjes sociale, mendimi ambicioz i disa njerëzve tanë që mendojnë se, duke qenë të aftë për të jetuar materialisht, duke i pasur të gjitha gjërat e trekëndëshit material (para-konsum-qejf) nuk kanë asnjë nevojë që të kenë lidhje me të tjerët, sepse sipas tyre, jeta moderne është të jetuarit vetëm, individualisht, pa pasur nevojë për lidhje sociale të domosdoshme….
    Të traumatizuar nga prania e shumë dukurive atipike, të panjohura më parë, nga shume sjellje devijante dhe ekscentrike, thonë jo pa shqetësim se “njerëzimi gjendet para një kataklizmi me përmasa universale”. Ndërkaq, të gjithë së bashku kemi bindjen se nuk mund të ecet pambarimisht kështu, në kaos, në gjendje të plotë të anomisë sociale, të mungesës së rregullave morale. Ca më pak, duke u ftohur nga pikëpamja sociale. Unë nuk kam qejf të besoj në profecira dhe parashikime ogurzeza planetare, por ama nuk mund të mos pranoj idenë racionale, se nëse nuk bëhet një ndryshim i “kursit të anijes” të jetës shoqërore, pa dyshim që mund të vijë koha që të mbërrijmë deri te “fundosja” e saj.

  • Interviste e bukur, por Sokol kane per tu turrur soj soj tifozash te Rilindjes nga nji ane dhe te Doktor Vdekjes nga ana tjeter.
    Sdq…
    “Individët inteligjentë mësojnë nga çdo gjë dhe nga çdo kush; njerëzit mesatarë mësojnë nga përvoja. Budallenjtë veçse i kanë të gjitha përgjigjet.”

    © Socrate

  • Gazeraria do e vrasin mendjen,a do bahet edhe ajo pjese per edukimin e njerezve qe ne kapitalizem cdo gje asht private e shteti nuk ka per detyre te rikonstruktoj,te ndertoj apo “dhuroj ” shtepia te reja apo te ndaj “demshperblime.Sistemi kapitalist te krijon kushte me te mira per perparimin tand por nuk asht filantrop.Cdo njeri ka kembet e mendjen e vet e shteti nuk asnje detyrim kundrejt tyre.Duhet te mesohemi se sigurimi I pasuris se tundeshme apo te patundeshme te jete qofte edhe e detyrushme me ligj per nje vend kaq sismik.Sa per intervisten jane prralla,pralla e mashtrime kote pa interes.Nuk ka institucione shkencore ne bot qe percaktojne kohen e vendin ku bien termeta.Institucionet amerikane e japoneze shkencore vazhdojne te punojne por deri tani pa asnje rezultat.Un nuk besoj e jam kategorisht kunder se ky vend ka “shkencetar” aq ma teper serioz ti japin pergjigje problemeve sismike.Ajo interviste jane dokrra komuniste.Tash 30 vjet nuk shoh se ky vend ka “shkencetar” te tille.Ky brez I ri qe sot asht `60vjecar ka ideologji korruptimin e mashtrimin e jo dijen e perparimin shkencore.Shumicae atyre “shkencareve” jane produkte plepash e I sherbejne “plepave” aq shume sa qe nuk njohin edhe “prof,dr” mesim dhenes. Ne se prodhimet e cdo sektori jetik kerkojne nga1dite e deri 1 vite per ti korrur,produktet arsimore shkollimi e cilesia e shkollimit duhen se paku 30vjet.Pa nje arsim cilesor e pa nje investim shteteror teper te madhe ne arsimin e larte e ne vecanti ne cilesin e arsimit te larte vendi shkon gjithne keq e me keq.Kam 5 vjet pensionist e jam dipllomu ne vitin 1971 e perser pas largimit nga Shqiperia perseri u diplomova biles ne njerin prej U niversiteteve me cilesor ne bote(mban vendin e 20 ne bote).E kto qe shrojta jane mendime te dalun nga shpirti e qe pikon gjak e qe jane te verteta netto e pa kozmetike alla shqiptare.Ta shikojme realitetin sic eshte,pa hipokrizi e rrena e sigurisht fjale te medha.Me vjen keq se pikerisht kto “prof,dr” si Fuga,e injoranti gjenetik M.Marku jane drejtuesit kryesor e mesim dhenes te gazetaris shqiptare.Jane pikerisht kto SHAKLLABANA qe po I japin nje drejtim jo pozitiv arsimit te larte gazetaresk e mbeshtetur ne vlersime e inate personale natyrisht korruptuse.Pa arsim cilesor e te bazuar pa tjeter me investime masive ne arsim zor se Shqipria do ngrijne koken.

  • Faik Konicen cfare ka shkruar !

    Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri!

    Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.

    Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut.

    Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.

    Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.

    Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.

    Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme…

    Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.

    Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë zenga, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara.

    Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme.

    Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.

    Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit.

    Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.

    Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen.
    Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës.

    Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë.

    A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes?

    Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; p

  • Ide e mire kjo e obelisqeve per te kujtuar demet e termetit por sikur te fillonta ndryshe ajo e shkruara mbi obelisk!
    Konkretisht te nise jo me “Qytetare…e bla bla bla” por me “Pushtetare… etj, etj”. Sepse Qytetaret kane nje Pushtet te zgjedhur a vetemeruar qe merret me rregullimin e puneve e zbatimin e ligjeve, ndryshe do besojme se jemi ne rendin primitiv te jetes ne grup.

  • Te pershendes si mbesa Entela.Je pene e forte ne D I T E N time te preferuare.Jam dakort me gjithshka.Por:
    1-Si tja bejme qe ti ngrem nje “memorial” S.BERISHES qe i madh e i vogel ne Shqiperi -edhe ata qe nuk kan lindur ta kujtojne si politikanin me te urryer te ketij vendi qe…ne vitet e qeversjes se tij shkaterroi vendin me teorin: ndertoni ku te mundeni,duke i shfrytezuar fatkeqet per vota,ku vetem ne Tirane u ndertuane me mijra KIOSKA qe Edi Rama i shpartalloi.Dhe sot Hamallaj,Mamurrazi,keneta,Laçi,Lezha,etj,vuan pasojat e tij.
    2-Dhe vijme te SOLIDARITETI.Edi i ben thirrje Lulit per bashkpunim dhe ai fshihet te militantet e ASTIRIT E TEATRIT..kur shpetuesit SERB dore-per- dore me Shqipetaret e kosovaret ben shkelqyeshem detyren.
    3-Per MEDJET TONA:Shumica e TV gjuanin pikat e dobta te njerzve te dobte menderisht,fizikishte,politikisht.Fakti qe shumica e tyre jan investim i lobeve GREKE tregon se ish ministri Kotcias- ka thene te verteten..ku nje nga arsyet e dorheqjes se tije ishte se ne Shqiperi ka investuar ne shume TV,me emra konkret edhe ne njerz.Dhe lajmi u dha vetem nje here.
    4-Une si qytetar kam besim te EDI RAMA se do bej gjithshka te mire per kete situate te rende.Ai ka mbeshtetjen e 95 % te popullit dhe faktorit nd/kombetar,perceç PUTINIT.
    -FLM -ENTELA,FLM- DITA.
    -Nga mallakastrioti jo anonim.

  • Obelisku eshte simbol fallik dhe i pershtatat tamam shqiptarit. Madje ta bejne fiks si Penis qe te simbolizoje shqiptarin me te cilin ka 30 vjet qe tall trapin mafia!

  • Kot lodhesh o Koli se keta as na kane degjuar e as nuk kane per te na degjuar, e kane mendjen vec tek leku e vjedhja. Nuk vene mend!

    ps. Suksese me PHD-ne!

  • Ky qeka nje sharlatan karogjoz,i rrofte emri inxhinjer.
    Ato qe ndertoi Viktor Emanueli jane krenaria Tiranes dhe jane ne kembe,edhe dopolavoro fashiste prej katramaje,.
    Ruj veten or Mark maloku,leri x,y se shkenca juaj as ne hale nuk shkon.
    Rreziku i vertete i ketij vendi ESHTE PUSHTIMI KATUNDAR.Si pushtimi komunist i llumit te proletariatit,edhe pushtimi demokratik i llumit te katundarise.Ato ndertime shembi termeti.Ndertimet e llumit te proletariatit me kontribut vullnetar dhe ndertimet e Katundarise ne kenete te Durresit.
    Ju maloket jeni me te rrezikshem se pushtimi fashist,nazist,As termeti nuk krahasohet me pushtimin malok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *