Do vijë një ditë! Mallkimi do t’ju bjerë!

anazapta

Përshëndetje stafit të mrekullueshëm të Gazetës Dita. Jam e indinjuar për ngjarjet e kohës së fundit dhe po i drejtohem qeverisë në ikje: Ç‘po ndodh në këtë vend, kush përgjigjet vallë? Ku je, o shtet gënjeshtar? Po vritemi në mes të ditës. Ç‘ligje ke o shtet, pse nuk përgjigjesh?

Çdo ditë të shohim prapë nëpër ekrane ty Sali, që ngërdheshesh e çirresh e gjoja bën plane. Plane për krimin që vetë e sajdis. Si nuk e pyesni ndonjëherë veten: Ç‘faj kanë fëmijët që mbeten jetim nga mungesa e autoritetit të shtetit?!

Ty edhe pse të përmbysi vota popullore, asgjë nuk ke nxënë: vijon thurr intriga dhe plane. Por do vijë një ditë, mallkimi do t’ju bjerë; i fëmijës jetim, i nënës së ndjerë. Me shumë indinjatë, Leonora Rrokaj.

 

Letër e nënshkruar: Leonora Rrokaj

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *