“Vizë amerikane? Nëse thua do qëndroj 2 javë, s’mund të rrish 6 muaj”

Ornela

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri me anë të një postimi ka bërë thirrje të gjithë personave që do të udhëtojnë për vizitë në SHBA që të mos i tejkalojnë afatet  e vizës.

Sipas ambasadës nëse i thuhet oficerit konsullor që do të qëndrojnë për dy javë në SHBA, nuk mund të qëndrohet gjashtë muaj.

Ambasada e SHBA në Tiranë shpjegon se oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni ndaj dhe porosit që të siguroheni që të mos e tejkaloni.

“Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni – sigurohuni të mos e tejkaloni! ” shkruhet në statusin e shpërndarë nga ambasada.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nga vitet 1991-92 kur u rivendosen mardheniet diplomatike me SHBA ketu ka patur Ambasador amerikan. Ka qe me degdisjen e Lu ne Kirkizi a Turkmeni qe ne Tirane Ambasada e SHBA nuk ka Ambasador brenda. Te jete valle kjo shenje interesi amerikan per ‘Shqiperine qe duam’ ?

    • …vetem USA e do sinqerisht ta shohe Shqiperine te bej progres drejt endrres europiane…Love USA forever.

  • nuk ka ambasador, sepse tani duhen oficere dhe gjyqtare… do mbarojne pune oficeret dhe gjyqtaret qe te vij ambasadori qe te merret me diplomaci, dhe jo me kriminel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *