Një 40-vjeçar ka tentuar të vrasë me çifte drejtorin e ALUIZNI-t në Kukës, Vladimir Spahiu, pas një debati të ndodhur në institucion për shkak të detyrës.
Njoftimi paraprak i policisë
Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.
Arrestohet në flagrancë autori, si dhe i bllokohet arma e gjahut.
Informacioni është marr se një shtetas ka kërcënuar shtetasin me iniciale V.S për shkak të detyrës, menjëherë strukturat e Policisë të Komisariatit dhe DVP Kukës kanë vlerësuar informacionin dhe organizuar punën, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit;
-P.H., vjeç 40, banues në Kukës.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin me iniciale V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
b.b/dita

Ah kto kuksiane.Vetem njerez nuk behen.Kjo eshte shprehja brilante e Hulesi Spahiut
Jo, kuksianet pikerisht po duan me te ndihmuar me heq horrat nga cirkulimi!