Osteoporoza është një çrregullim i përbërjes kimike të kockave, gjatë të cilës kockat bëhen më të brishta, më të dobëta dhe më të rrezikuara ndaj thyerjes (frakturave).
Ndonëse, pasojat shfaqen më shpesh në moshat e mëdha (mbi 50 vjeç), çrregullimet zakonisht fillojnë që nga mosha e mesme dhe vazhdojnë më tej.
Osteoporoza nuk ka shërim. Trajtimi i saj përfshin ndalimin e mëtejshëm të uljes së densitetit kockor. Çelësi i shmangies së ndërlikimeve të osteoporozës është parandalimi, ose sicc njihet në gjuhën mjekësore profilaksia. Në vijim gjeni 5 këshilla që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së osteoporozës.
1. Rolin kryesor në parandalimin e osteoporozës luajnë ushtrimet fizike, të cilat ndihmojnë dhe përmirësojnë fuqinë e muskujve për të ruajtur ekuilibrin.
Për llojin dhe kohëzgjatjen e ushtrimeve fizike duhet të konsultoheni me mjekun specialist, i cili në varësi të gjendjes tuaj mjekësore bën përcaktimin e tyre. Disa lloje të ushtrimit ekstrem, të tilla si: maratonat e vrapimit nuk mund të rekomandohen për pacientët që vuajnë nga osteoporoza.
2. Pirja e duhanit në pacientët me osteoporozë mund të përshpejtojë përparimin e sëmundjes. “Duhani gjithashtu ul nivelet e estrogjenit në gjak te gratë, gjë e cila mund të çojë në menopauzë të hershme dhe rrjedhimisht në ulje të mëtejshme dhe në ulje të densitetit kockor. Në këto kushte, ndalimi i duhanit është një faktor i rëndësishëm profilaktik për osteoporozën”, shkruan Dita.
3. Efekti i alkoolit dhe i kafeinës mbi osteoporozën ende nuk është i qartë. Megjithatë, ka të dhëna se ato luajnë një rol negativ. Në këtë mënyrë rekomandohet që të mos abuzohet me këto substanca.
4. Që kockat të ruhen të forta dhe të shëndetshme duhet që ato të fiksojnë elementin kimik kalcium. Nevojat ditore për kalciumin tek të rriturit shkojnë 1000, deri në 1300 mg në ditë.
Burime të mira të kalciumit përfshijnë produktet e qumështit, perimet (lakra, brokoli, spinaqi), frutat (në mënyrë të veçantë portokalli), si edhe drithërat. Gratë në periudhën.
5. Që kalciumi të fiksohet në kocka organizmi ka nevojë për vitaminën D. Kjo vitaminë u jepet fëmijëve që në vitin e parë të jetës, të cilët kanë nevojë për 400-600 IU në ditë. Ndërsa të rriturit, kanë nevojë për 800 IU në ditë.
“Burime të mira të vitaminës D janë rrezet e diellit, produktet e detit (në mënyrë të veçantë salmoni dhe karkalecat), mëlçia e viçit, veza, produktet e qumështit, portokalli dhe drithërat.
p.k/dita
