Dobitë në kozmetikë. Ku dhe si mund ta përdorim uthullën e mollës?

Pranvera Kola

Ky produkt nuk është i mirë vetëm për t’u përdorur në kuzhinë, por edhe në kozmetikë. Uthulla e mollës konsiderohet si një burim i mirëqenies dhe është tërësisht natyral. Në vijim gjeni përdorimet më të shpeshta të uthullës së mollës në kozmetikë.

Shkëlqeni flokët tuaj
Hidraton fibrat e flokëve. Vendosni disa degë rozmarine në uthull molle për një orë dhe më pas e aplikoni në flokët tuaj. E shpëlani pas disa minutave.

Eliminon majat e dyfishta
Para se të shpëlani flokët hidhni dy lugë uthull në gjatësinë e flokëve.

Lëkurë e butë
Hidhni një gotë në vaskën e banjos dhe qëndroni brenda saj për 30 minuta. Këshillohet të bëhet para gjumit dhe më pas të lahet trupi në mëngjes me shampo për të larguar aromën. Uthulla vepron në epidermë duke e bërë atë të butë.

Scrub për fytyrën
Hidhni në një tas 1 lugë uthull, një lugë tërshërë, pak kripë, gjysmë limoni, 1 lugë bajame të grira dhe e përzieni me pak ujë të vakët. Masazhoni fytyrën dhe më pas e shpëlajeni atë.

Kundër zbokthit
Për të larguar zbokthin e krihni flokun tuaj me një krehër të zhytur më parë në një përbërje uji dhe një lugë uthull molle.

Kundër akneve
Përzieni 2 lugë uthull me ujë të vakët dhe argjilë të bardhë. E aplikoni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta, dhe me pas shpëlajeni.

Pastrim të fytyrës
Këshillohet në momentet kur porret janë të hapura. E përzieni me ujë të vakët dhe pastroni fytyrën.

 

p.k/dita 

Share This Article
4 Comments
  • thon se Uthulla zvoglon dhe,… Vaginen,
    Hidhni 2-3 pika dhe do ndodh mrekullina 😉
    Po çka boni mre jahu,..u bo uthlla sikur me qen e dergumja e Pejkamerit 😉
    Per sallat osht e mire,po mos boni gabim dhe e fusni ne vende te fshefta 😉 se keni me marr arratine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *